“Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore.”

AIS ka startuar punën për zbatimin e projektit “Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore.” Projekti është i mbështetur nga programi Accelerated Civic Development and Cooperation.” i USAID.  Qëllimi i projektit është të edukoj dhe fuqizoj qytetarët nëpërmjet informacionit dhe transparencës mbi  mundësitë e keqpërdorimit të parave të tyre nga […]

Edukimi i Hapur TIK për aftësimin për punë të të rinjve

Open Data Kosova (ODK) dhe Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) po zbatojnë projektin me titull “Edukimi i Hapur TIK për Aftësimin për Punë të të Rinjve”. Ky është një projekt ndërkufitar i financuar nga fondet IPA të BE-së. Përfitues të projektit janë universitete dhe shkolla të mesme në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë. […]

Transparencë në Sistemin Shëndetësor

Projekti për “Transparencë në Sistemin Shëndetësor” është bërë i mundur me mbështetjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë ë Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) sipas kushteve të kontratës. Numri i Marrëveshjes: Kontrata Nr. AID-182-C-17-00001 (USAID/Projekti për Transparencë në Sistemin Shëndetësor nga marrësi kryesor, University Research Company (Kompania e Studimeve Universitare), LLC (URC) dhe […]

Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance

Projekti “Qeverisja e Hapur e Kundër Korrupsionit – Qeverisja e Hapur për Qeverisje të Mirë “synon zbatimin e një aktiviteti për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sigurimit të informacionit, kontrollit dhe monitorimit të shpenzimeve të qeverisë vendore dhe buxheteve. Gjithashtu të rrisë kapacitetin e gazetarëve, këshilltarëve të bashkive dhe zyrtarëve në përdorimin e instrumenteve […]

Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike

Monitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga   LëvizAlbania Local Democracy in Action […]

Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016

Përmes projektit Public Health Sector Procurements është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime[1] të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë […]

Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.

Money Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

Shpenzime Transparente për Bashkitë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.  Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit […]