Posts

Ngritje fondesh për pastrimin e Kepit të Rodit

Vula e Skenderbeut

Sot (16 Nentor 2012)  ora 19 e 30 tek Tirana Ekspres, mbrëmje për mbledhje fondesh, bli një kopje të librit “Flamuri i Kombit Shqiptar”, pasuro bibliotekën personale për 100 Vjetor, mëso historinë e Shqiponjës Dykrenare të Kastriotëve, afresku ekzistues në Kishën e Rodonit.

FONDET NGA SHITJA E LIBRIT SHKOJNË PËR AKSIONIN E ROJAVE TË KEPIT TË RODONIT

Flamuri Kombëtar i shekullit XV, relike në Kishën e Rodonit.

At Zef Pllumbi nisur nga gjurmimet në afresku dhe mure të Kishës së Shën Ndojt në Rodon zbuloi Emblemën e Kastriotëve me Shqiponjë Dykrenare. Ky është monumenti më i bukur që mund të vizitojnë shqiptarët në këtë 100 vjetor.Historinë e Shqiponjës Dykrenare të Skënderbeut, vlerat, dokumentimin dhe rëndësinë e saj vinë me dritën e një studimi shkencor në heraldikë në botimin “Flamuri i Kombit Shqiptar” (botim I vitit 2012, autor J. BRAHAJ).

@Ais me qëllimin për të kontribuar në mbledhje fondesh për Aksionet në Rojeve të Kepit, ofron 20 kopje të librit për shtije. Fondet së bashku me biletat e koncertit dhe ankandin e foto të Blerta Kambos bëhen pjesë e mbështetjes financiare për Aksionin e Radhës në Kep.
Çmimi i shitjes 600 Lekë / 6 Euro.

Afresku i Kishës së Rodonit dokumenti real i Shqiponjës Dykrenare të Flamurit tonë Kombëtar.

Smart Tourist Albania prezantohet në komunitetin Open Labs, Shqipëri

Projekti ynë Smart Tourist Albania do jetë temë e takimit të rradhës të komunitetit Open Labs.

Open Labs Albania është një organizatë jo-qeveritare jo-fitimprurëse, me seli në Shqipëri, që synon të mbështesë dhe promovojë iniciativa në fushën e teknologjisë së informacionit. Open Labs janë tepër aktiv aktualisht duke organizuar ngjarje javore në Tiranë dhe qytete të tjera. Të premten në 31.08.2012 @ 19.00 miqtë e Open Labs kanë ftuar aktivistët tanë të prezantojnë projektin Smart Tourist Albania.

Më shumë informacione në faqen e tyre tek: Presenting: Smart Tourist Albania

Open Labs prezanton Smart Tourist Albania.

Open Labs prezanton Smart Tourist Albania.

Nisma Smart Tourist Albania përmes Zërit të Amerikës

Artikulli më poshtë është përcjellur nga Zëri i Amerikës: http://www.zeriamerikes.com/content/turizmi-shqiptar-smart-turist-aranita-brahaj-mjedis/1488773.html

Turistët publikojnë ndotjet mjedisore

Ilirian Agolli

Sezoni turistik dhe përpjekjet e administratës për të përmirësuar kushtet e jetesës në zonat bregdetare kanë nxitur edhe ide të reja të shoqërisë civile për të dhënë ndihmesën e tyre në zgjidhjen e problemeve dhe për të pasqyruar realisht situatën. Instituti Shqiptar i Shkencave sapo ka nisur një projekt ku i fton të gjithë pushuesit që të denoncojnë problemet mjedisore dhe të turizmit shqiptar.

Për këtë qëllim Instituti ka hapur  një faqe interneti ku dhjetra pushues vendas dhe të huaj kanë publikuar aty foto dhe video që pasqyrojnë djegien e mbeturinave dhe derdhje të ujërave te zeza nga shumë ndertime të reja. Drejtuesja e Institutit, Aranita Brahaj, thotë se “Smart Tourist Albania” është një media qytetare që fton të gjithë në zbardhjen e të vërtetave mbi mjedisin dhe mbrojtjen e natyrës.

Nga çdo telefon celular çdo pushues mund të fotografojë dhe filmojë pamje problematike nga zonat turistike dhe t’i hedhë ato në faqen e përbashkët. Aranita thotë se “pushuesit po denoncojnë ndotjen e plazheve jo vetëm në zonat e mirënjohura turistike por edhe në plazhet e reja ku abuzimi sapo ka filluar dhe duhet parandaluar”.

“Smart Tourist Albania” u bë menjëherë një nismë e dobishme qytetare në ndihmë të pushtetit vendor dhe autoriteteve të mjedisit për të njohur realisht gjendjen dhe për të bërë përmirësime të vërteta të situatës dhe parandalime të akteve që shkatërrojnë natyrën shqiptare. Ujërat e zeza janë ndotja më e madhe e plazheve shqiptare, raportojnë vetë qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka aktualisht 800 mijë qytetarë me telefona të lidhur në internet dhe mbi 200 prej tyre përdorin rrjetin 3G. Aranita Brahaj thotë se “kjo nismë nuk synon publicitete negative por përpiqet të ndërgjegjësojë qytetarët për mjedis të pastër, dhe që fillimisht ata të zbulojnë zonat e ndotura dhe t’u kërkojnë autoriteteve që të vënë dorë”.

Nga të dhënat e vetë qytetarëve, Instituti Shqiptar i Shkencave do të krijojë në fund të sezonit turistik hartën e ndotjeve mjedisore, e cila do t’u jepet autoriteteve vendore për ndërhyrje, dhe vitin tjetër do të bëjë një hartë promovuese me zona turistike të pastra.

Smart Tourist Albania – Raportoni problemet ne lidhje me turizmin direkt nga celulari juaj

Smart Tourist Albania eshte nje projekt i AIS qe ka si qellim rritjen dhe ndërgjegjësimin publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online.

Per nje vend si Shqiperia, ne mungese te industrive dhe rrenimit te sistemeve ekonomike si bujqesia apo blegtoria, turizmi eshte teper i rendesisshem. Vitet e fundit ka nje kujdes te vecante per kete industri dhe kjo eshte shoqeruar me disa fushata reklamash, panaire shqiptare dhe nje sere deklaratash politike bombastike qe theksojne vlerat naturale te turizmit shqiptar.

Pertej oportunizmit dhe sy-veshurit burokratik, turizmi shqiptar calon ne disa aspekte dhe eshte teresisht i braktisur ne meshire te fatit. Projekti yne tenton qe te rrise vemendjen ndaj problemeve te turizmit duke percjelle raporte qytetare dhe shqetesime te pushuesve mbi gjendjen aktuale. Evidentimi i problemeve, dhe pranimi i tyre duhet te jete hapi i pare drejt permiresimit dhe perfeksionimit te gjendjes dhe per kete gje ne po leshojme sot dhe aplikimin e pare te bazuar mbi telefoni ne funksion te raportimeve qytetare.

Duke qene se shume nga pushuesit jane te paisur me celulare atehere platforma jone mundeson shkarkimin e nje aplikimit “Smart Tourist Albania” me ane te cilit mund te raportohet lehtesisht direkt ne vendin e pushimit per problemet e hasura. Problemet mund te jene te lidhura me ndotjen e vend-pushimeve, abuzimin me hapesira publike nga privatet e te tjera kategorizime. Gjithcka duhet jane pak klikime per te reaguar dhe ngritur zerin ndaj pakenaqesive te vrojtuara.

Splash Screen - Smart Tourist Albania

Faqja prezantuese e aplikimit per Android – Smart Tourist Albania

Aktualisht versioni i aplikimit mund te perdoret nga cdo celular me sistem Android dhe  mund te shkarkohet nga adresa: www.smarttourist.al/SmartTouristAlbania.apk. Aplikimi eshte i krijuar mbi Ushahidi Android App dhe eshte i gjithi ne shqip. Ju ftojme ta perdorni per te ngritur zerin tuaj ndaj problematikave te lartpermendura. Per cdo problem ne lidhje me kete aplikim ju lutem na kontaktoni