Transaksione Thesari, çdo javë lista e pagesave nga Institucione Buxhetore

Gjithçka për paratë e taksapaguesve. Transaksione Thesari është databaza e mirëstrukturuar ku çdo kush mund të aksesojë informacion për pagesa të bërë nga institucionet buxhetore në harkun kohor 2012 dhe në vazhdim. Janë të dhëna për të gjitha pagesat e mbi 1600 institucioneve buxhetore në vend të cilat mund të aksesohen sipas filtrave të kërkimit duke bërë të mundur informacion për pagesa të bëra sipas datës, vlerës, institucionit pagues, klientit përfitues, kategorisë së shpenzimit, numrit të faturës etj. Të dhënat janë zyrtare nga sistemi i pagesave të Thesarit të Shtetit, por vijnë në format open data, të integruara dhe mirëstrukturuara në një aplikacion të realizuar nga AIS. Përmes kësaj databaze është e mundur të informohet publiku dhe taksapaguesit mbi pyetjen: Where does my Money go !? (ku shkojnë paratë e mia). Gazetarët kanë gjithashtu mundësi të ndërtojnë raportimet e tyre për para dhe klient të caktuar qeveritar. Databaza është një instrument që lehtëson aksesim dhe përdorim informacioni edhe nga bizneset.