Open Datathon Albania 2011 – Cfarë aplikimesh mund të shkruajmë?

Ka kaluar jo shumë kohë nga çasti i njoftimit të Open Datathon Albania 2011 dhe reagimi që kemi marrë është fantastik dhe përtej pritshmërisë sonë. Aktiviteti ka ngjallur shumë interes në ambiente universitare në Tiranë, përtej në krahinën e Kosovës e në komunitetet e zhvilluesve shqiptarë në internet.

Ditët po afrojnë dhe ne kemi marrë njoftimet e para të disa ideve që do shëndrrohen në aplikime për këtë ngjarje. Gjithashtu ka dhe shumë të interesuar që na kanë pyetur mbi rregullat e këtij hackathoni dhe produktet që mund të prodhohen. Për këtë arsye po botojmë më poshtë disa informacione:

Aplikimet që mund të shkruhen!

Mirëpriten aplikime ose analiza humultuese të të dhënave. Punët e dorëzuara mund të jenë nga më komplekset deri tek tepër të thjeshtë, të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:

  • Luhatja e borxhit të shtetit në një graf që tregon rrezikun/sigurinë e politikave fiskale
  • Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë
  • Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore

Kërkesa Funksionale

Aplikimi ose analiza juaj hulumtuese duhet te plotesoje te meposhtmet:

  • Te veje ne perdorim apo publikoje te dhena te hapura (Open Data)
  • Te jete i afte te perdore te dhena shtese nga burime te tjera
  • Te jete i aksesueshem ne Web

Tipare shtesë të dëshirueshme (opsionale)

 

  • Të ofrojë një nderfaqe të thjeshtë për përdoruesin
  • Të ketë një vlerë për qytetarët
  • Të përdorë teknologjitë e semantic Web
  • Të jetë i ofruar nën një liçencë CC

Kritere për Pjesëmarrje

  • Të paktën një anëtar i grupit të jetë prezent në Open Datathon Albania 2011.
  • Të dorëzohet një raport i shkurtër paraprak brenda datës 13 Dhjetor  2011 mbi punën që do prezantohet . Nje model i ketij raporti gjendet tek: http://datathon.data.al/Raporti.pdf

Vlerësimi

Vlerësimi i punëve të dorëzuara në Open Datathon Albania do të konsistojë në dy pjesë. Se pari, pjesemarresit dhe publikut ne aktivitet do te degjoje prezantimet dhe do te kene mundesi te votojne. Pervec kesaj renditjeje, nje juri e posacme teknike e konkursit do te votoje dhe do te perzgjedhe fituesit. Vendimi perfundimtar do te merret duke u bazuar tek kombinimi 50-50 i rezultateve te votimit nga publiku dhe nga juria.

Cmimet

Cmimi i pare – 300$
Cmimi i dyte – 150$
Idea me e mire – 100$

Për të gjithë pjesëmarrësit e këtij hackathoni kemi përgatitur dhe një T-Shirt me logon e Hackathon Tirana 2011!!

 

Tags: , ,

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: