Përsëri Sfidë – Hackathon Day in Tirana 2012

Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania ka kënaqësinë t´ju anoncojë se përsëri këtë vit të rinj inteligjent dhe kreativ mund të bëhen pjesë e aktivitetit Hackathon Day in Tirana.
Një vit më parë të rinj nga Republikat e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën sëbashku për të punuar e prezantuar me sukses të dhëna të çliruara nëpërmjet shembujve grafik si aplikime, mashups, harta vizuale. Ky event që zhvillohet në shumë vende të botës në Tiranë bashkoi aktivist e student të rinj të talentuar në një maratonë të njohur si Open Data Marathon ose Hackers Marathon – Hackathon. Pjesëmarrësit në event kanë ende në kujtesë sfidën e të rinjve që sollën prezantime të suksesshme (http://www.open.data.al/sq/lajme/lajm/id/477/Ndarja-e-cmimeve-ne-Open-Datathon-Albania—Hackathon-Day-in-Tirana) dhe krijuan atmosferën e inovacionit dhe inteligjencës në Tiranë.

Data e Hackathon Day 2012 është 15 Dhjetori 2012. Shënojeni në axhendën tuaj.

E reja e Hackathon 2012: Këtë herë konkurimi do të bëhet në grupe. Disa mund të regjistrohen si grup ku të jenë organizuar më parë e të punojnë sëbashku një ekonomist/aktivist/staticjen/gazetar me një programues/zhvillues apo dizenjues. Por ju mund të regjistroheni edhe individualisht dhe grupi i punës të formohet ditën e aktivitetit duke i dhënë kështu mundësi kujtdo të tregojë aftësi edhe në punën në grup.

Për regjistrime si grup:

Për regjistrime si individ:

Për tu frymëzuar mbi mënyrën se si çlirohen dhe vizualizohen të dhënat vizitoni http://open.data.al/ . Gjithashtu aktiviteti do të promovohet në media konvencionale, në një kanal në You Tube dedikuar aktiviteteve të AIS si dhe tek portali i mirënjohur ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com .

 

Regjistrimet mund te kryhen tek: http://hackathonalbania2012.eventbrite.com/

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: