Prishtinë 2012 – Promovohet media qytetare “Smart Tourist Albania”.

Pas realizimit të Open Data Albania, mirëpritur nga hapësira shqipfolëse e mbarë Ballkanit, Instituti Shqiptar i Shkencave propozon për shqiptarë të mbarë trojeve dhe diasporës një tjetër modelim të dobishëm. “Smart Tourist Albania” është mirëpritur nga media dhe publiku kosovar. Ky projekt synon të japë kontribut për turizmin në brigjet, zonat malore dhe kulturore në Republikën e Shqipërisë.

Interesi për një turizëm me shërbime dhe ambiente cilësore bën që projekti me moto “Bëhu kritik, Pusho si Turist i Zgjuar” të vlerësohet dhe mirëpritet nga pushuesit kosovar. Tashmë çdo turist në troje shqiptare e ka mundësin nga telefoni i tij apo nga webi të raportojë problematikën me turizmin e kjo të ndihmoj për të nxitur reagim institucional për rregullim të situatave. Gjithçka përcillet në platformën www.smarttourist.al . Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Programi për Media.

Link: Smart Tourist Albania ne RTK:

Link: Smart Tourist Albania ne Zeri i Amerikes – Ditari

http://www.zeriamerikes.com/content/turizmi-shqiptar-smart-turist-aranita-brahaj-mjedis/1488773.html

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: