Propozime të AIS në kuadër të OGP Albania

Propozime të AIS në kuadër të OGP Albania.

Në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP, si dhe thirrjes së Qeverisë Shqiptare për konsultime me shoqërinë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave ka formuluar disa sugjerime dhe propozime për Grupin Ndërministrorë të Punës. Deklarata e Partneritetit për Qeverisje të Hapur konsideron si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin dhe aktivizimin e shoqërisë në procese për qeverisje transparente dhe të hapura ndaj publikut. Sugjerimet e ekspertëve të AIS synojnë rritjen e aksesit të informimit dhe publikimin e të dhënave në formatin Open Data. Propozimet mbajnë datën 30 mars 2012 dhe dokumenti zyrtar i AIS ka përmbajtjen si vijon:

Të nderuar antar te GNP për Planveprim ne kuadër te OGP,

Duke përfituar nga rasti, Institutit Shqiptar i Shkencave promotor dhe realizues i Open Data Albania[1] shpreh konsideratë të lartë dhe vlerëson sëtepërmi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për angazhim në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur OGP.

Në përgjigje të ftesës për sugjerime të Shoqërisë Civile, po ju parashtrojmë propozime si vijon:

Në kuadër të hartimit të Planveprimit për OGP, do të sugjeronim që ky Plan të ketë edhe një Objektiv si dhe është Publikimi i të Dhënave Qeveritare sipas metodologjisë Open Data, ndryshe realizimi i Data Gov Albania. Publikimi i të dhënave sipas metodologjisë Open Data mund të realizohet nëpërmjet një portali ose me rubrika “open data” në faqet zyrtare të institucioneve kryesore.

Ky Objektiv mund të synojë në një fazë të parë afatshkurtër një institucion pilot. Me shumë interes do të ishte në përzgjedhje Ministria e Financave e cila në performancën aktuale është fare pranë standardit të kërkuar dhe modelit Open Spending. Po me të njëjtin interes është edhe Ministria e Ekonomisë e cila është promotore e shumë publikimeve me sensibilitet të theksuar për biznesin dhe investitorët, ose agjencia shtetërore AIDA.

plan më afatgjatë mbi një vit: Pjesë e Objektivit për Open Data Gov Albania duhet konsideruar INSTAT-i. Ky institucion si koordinator kombëtar i të dhënave mbi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare do të duhet të standardizojë brenda një harku kohore dy deri tre vjecarë, tërësisht procesin e publikimit të të dhënave statistikore të sektorit publik. Ky detyrim përkon edhe me Direktiva të fundit të Komisionit Europian për publikim të të dhënave publike.

Instituti Shqiptarë i Shkencave është i gatshëm të kontribuojë me dhënie konsulence dhe ekspertize jo kundrejt pagesës, në kuadër të realizimit të procesit Open Data Gov Albania. Gjithashtu ofrohen një grup templatesh të realizuara nga ekspert te Open Data Albania me qëllim përdorimin nga administrata shqiptare. Nevoja për ekspertizë për Qeverinë Shqiptare është parashikuar edhe në vlerësimet e fundit nga OGP Networking Mechanism[2] ku palës shqiptare i sugjerohet të asistohet nga ekspert. Shprehim besimin se Shqipëria ka potencial ta zhvillojë këtë proces me ekspert vendas te administratës dhe shoqërisë civile, pa qenë e nevojshme kontraktimi për ekspertizë të huaj.

Instituti Shqiptar i Shkencave në plan afatshkurtër ofron bashkëpunim dhe sugjeron të bëhen pjesë e përmbajtjes së Planveprimit dy aktivitete:

1.    Trajnim me titull: Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data. Ekspert IT; të Institutit Shqiptar të Shkencave mund të trajnojnë Specialistë të Institucioneve. Një cikël i parë trajnimi është anoncuar dhe do të realizohet në datën 27 prill 2012[3] si pjesë e kalendarit të punës për Projektin Open Data Albania.

2.    Trajnim me Titull: Gjykata Administrative si Institucion i Rekursit për Akses Informimi. Ky trajnim mund të organizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me trajnues ekspert shqiptarë të komunikimit publik dhe të drejtës. Trajnimi ka në fokus Zyrtarë të Marrëdhënieve me Publikun dhe Jurist të Institucioneve Qeveritare. Theksojmë që krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Administrative në RSh shënon konsolidim të mekanizmit të rekursit për të drejtën e publikut për informim, konsolidimi i mekanizmit të rekursit është një nga angazhimet e parashikuara në Deklaratën e OGP.

Të dy aktivitetet e sipërshënuara marrin vlerë në kuadër të rritjes së performancës së administratës publike në kontekstin e hapjes për publikun.

Në vijim të komunikimit, jemi të gatshëm të përcjellim detaje të mëtejshme mbi veçori teknike të sistemeve për publikim të të dhënave transparente me burim Qeverinë dhe Agjencitë Publike.

Edhe një herë Instituti Shqiptar i Shkencave përfiton nga rasti për shprehur konsideratë dhe vlerësim për angazhimin e Qeverisë Shqiptare në kuadër të Open Government Partnership, si dhe Ju urojmë suksese në finalizimin e Planveprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

Me Respekt

 

Aranita BRAHAJ

Drejtore Ekzekutive

Instituti Shqiptar i Shkencave

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: