Pyetje përgjigje për Open Datathon Albania 2011

Si mund të regjistrohem për këtë aktivitet?

Regjistrimet mund të bëhen online duke ndjekur këtë lidhje

Çfarë duhet të përgatisim për të garuar në Hackathon!?

Normalisht në aktivitete të ngjashme, zhvillues programesh apo dizenjues ofrojnë mjete që vizualizojnë ose zbulojnë nëpërmjet një ndërfaqe informacione me impakt shoqëror për një çështje të caktuar. Mirëpriten gjithashtu dhe analiza ekonomike me një ndërfaqe të thjeshtë grafike. /Artikull link për shembujt këtu

Aplikimi duhet zhvilluar ditën e Hackathon apo mund të zhvillohet që më parë!?

Aktiviteti që po kryejmë është i pari i këtij lloji prandaj dëshira jonë është që të jepet kohë çdokujt për të përgatitur një ide e një aplikim me qetësi.
Aplikimet pritet të zhvillohen gjatë kësaj kohe, qëllimisht e kemi njoftuar aktivitetin 40 ditë më parë. Ditën e hackathon do prezantohen grupet pjesëmarrës, idetë dhe mënyra e zhvillimit të aplikimeve që po prezantohen. Kjo strukturë pritet të ndryshojë në Hackathonin e 2012.

Ku mund të gjejë të dhëna për aplikime!?

Të dhënat mund të gjenden tek open.data.al (eksploruesi,ontologjia, artikujt), INSTAT, Enti i Statistikave të Kosovës, Banka e Shqipërisë, faqet e ministrive etj.

A mund të përdoren të dhëna që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet jo shqipfolëse?

Një ndër qëllimet tona është forcimi i mendimit kritik tek të rinjtë shqiptarë. Një ndër qëllimet e këtij Hackathoni është të përkthejmë të dhëna në dije dhe ide dhe ideale do ishte që këto të dhëna të ishin të lidhura me vendet shqipfolëse. Mirëpriten dhe aplikime origjinale me të dhëna të tjera, por do vlerësojmë më shumë aplikime që lidhen me dukuritë social-ekonomike shqipëtare.

A do botohen gjëkundi aplikimet e zhvilluara?

Pas aktivitetit, aplikimet pjesëmarrëse do botohen online nën faqen e projektit të Open Data Albania.

A ka një hashtag në Twitter për të ndjekur këtë aktivitet?

Ju lutem përdorni #odathon për çdo komunikim në Twitter mbi këtë aktivitet.

 

 

 

Tags: , ,

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: