Qytetaret dhe Zeri i tyre ne Zgjedhje – Za´Lart

Te nderuar miq dhe kolegë

Ne proçesin Zgjedhor 2013, veç medias tradicionale si Tv dhe Gazeta, fushata po pasqyrohet nëpërmjet raportimeve qytetare edhe në një media sociale me titull ZaLart.al

Za Lart funksionon si Web dhe së shpejti si aplikacion i shkarkueshëm në celular mobile, e cila që kur u aktivizua ka marrë 62 raportime nga tetë rrethe të vëndit që nënvizojnë problematikën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit.

Ne ZaLart.al raportimet që postohen nga qytetarët ndahen ne kategori te ndryshme, sipas problematikës zgjedhore që ata kanë konstatuar.

  KEQPËRDORIM I INSTITUCIONEVE PUBLIKE 19
  PROBLEMATIKË TJETËR ZGJEDHORE 13
  PËRDORIM I FËMIJËVE NË MITINGJE 9
  DËMTIM I MATERIALEVE DHE ZYRAVE ELEKTORALE 9
  LIGJËRIM ELEKTORAL JO ETIK 6
  BLERJE VOTE 4
  KOMISJONET ZGJEDHORE PARREGULLSI NË FUNKSIONIM 3
  POLICIA E SHTETIT 2
  CËNOHET E DREJTA E VOTËS DHE FSHEHTËSIA E SAJ 2
  LISTA E ZGJEDHËSVE: PARREGULLSI/DEFEKTE/MUNGESA/GABIME 2
  KEQPËRDORIM I MEDIAS 1

 

Mesatarisht 5-7  raportime qytetare vijnë çdo ditë ne web,  dhe klasifikohen nga moderatori në të verfikuar dhe të paverifikuara, në varësi të provave vizuale (foto, video) që ato përmbajnë.

Nga 62 raportimet që kanë ardhur deri më datën 10 Qershor, 42 raportime janë të verefikuara, dhe 20 raportime janë të paverifikuara.

Për më shumë vizitoni faqen e www.ZaLart.al për të lexuar raportimet e fundit.

zalart

 

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: