Shembuj aplikimesh që mund të prezantohen në Open Datathon Albania 2011

Aplikimet që priten në këtë Hackathon do jenë të ndarë në 2 kategori. 1) Prezantime vizuale të të dhënave kryesisht nga ekspertë ekonomie dhe gazetarie dhe 2) aplikime ekspertësh të informatikës (mashups, flash, interactive maps etj).

Një shembull i një prezantimi vizual të dhënash është psh artikulli i kolegeve tona tek ODA Blerta Zilja & Marilda Mançka

 

Shembulli i mësipërm bazohet mbi një punë hulumtuese të shpërndarjes së buxhetit shqiptar sipas funksioneve. Vizualizimi i shpërndarjes së buxhetit nëpërmjet Google Visualization Tools jep një ide të qartë të peshës së zërave të ndryshëm të buxhetit. Shembull, shteti shqiptar shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit për mbrojtjen sociale. Vizualizimi është bërë i mundur nga këto të dhëna dhe gjendet tek kjo lidhje.

Nese jeni nje web developer dhe deshironi te beni dicka ndryshe, atehere vizualizimi i te dhenave me tabela ne te cilat mund te rendisesh lehtesisht rezultatet apo vizualizim i elementeve ne harta, eshte nje sfide e kendshme per kedo. Nje aplikim i tille mund te gjendet tek:  http://datathon.data.al/ndotjaplazhe.  Aplikimi bazohet mbi artikullin: Cilësia e plazheve shqiptare 2009

 

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: