Puseta pa kapake
25 dite me pare Te derguara Planifikimi urbanProblematika e pusetave eshte problematike qe haset shume ne qytetin e Sarandes.Shpesh here kapaket e tyre mungojne duke krijuar edhe probleme me trafikun pervec rrezikut qe paraqet per kalimtaret ne kohe me rreshje.
Ndotje e plazhit
1 muaj me pare Te derguara Ndotja mjedisoreNdotja e plazheve ka qene nje problematike e perhershme qe ka shoqeruar perhere pushuesit e Sarandes.Mbeturina qe fillojne nga shishet plastike, gomat e makinave, derdhja e karburantit te anijeve.
Stola te prishur
1 muaj me pare Te derguara Sherbimi bashkiakStola te prishur perreth shatervanit te qytetit perbejne nje tjeter problematike per frekuantimin dhe pushimin ne kete zone.Pervec faktit qe ka mungesa ne stola edhe ato ekzistues nuk jane ne gjendje funksionale, nuk ka pasur riparime dhe mirembajtje te tyre.
Mungese sinjalistike
2 muaj me pare Te paraqitura Planifikimi urbanNje problem madhor eshte edhe mungesa e sinjalistikes rrugore te qytetit, gje qe veshtiresone qarkullimin e mjeteve, kembesoreve dhe shkakton kaos. Problem eshte edhe orientimi i pushuesve qe vijne per te pushuar ne kete qytet turistik!
Fasada te demtuara
2 muaj me pare Te derguara Zona te rrezikshmeNe shume zona te Sarandes hasim fasada te demtuara, te lena ne harrese dhe ne meshire te fatit qe i prishin pamjen ketij qyteti.
Mungese plazhesh publike
2 muaj me pare Te pranuara Zona te rrezikshmeQytetaret e Sarandes cdo sezon turistik hasen me problematiken e zaptimit te plazheve publike nga bizneset, pamundesia financiare per te frekuentuar keto plazhe i shtyn ata te sforcohen ekonomikisht madje deri edhe ne braktisjen e pushimeve.
Mungese hapesire te gjelber
2 muaj me pare Te paraqitura Planifikimi urbanQyteti eshte perfshire nga nje vale e madhe ndertimesh, pallate, hotele etj, qe po i zene frymen qytetareve madje ka cuar edhe ne prishjen e hapsirave te gjelbra per ndertimin e ketyre gjigandeve prej betoni.
Trotuare te zaptuar
2 muaj me pare Te pranuara Planifikimi urbanSikur mos mjaftonte hapesira e paket dhe rruget e ngushta te qytetit, trotuaret ne qytetin e Sarandes jane ne gjendje te mjerueshme.E gjithe hapsira qe duhej te sherbente vetem per trotuare nuk eshte gje tjeter pervec se ndertime qe jane bere pa kriter. Lokalet dhe baret qe jane anes rruges, kane zaptuar hapsiren qe ju perket qytetareve duke vendosur tavolinat dhe karriget ne trotuare.
Uji i pijshem me orar
2 muaj me pare Te Mbyllura Sherbimi bashkiakUji i pijshem ka qene gjithmone nje problem shqetesuas per banoret e Sarandes. Ata gjithmone e kane vuajtur mungesen e ujit te pijshem. Sasia e ujit nuk eshte e mjaftueshme per te permbushur kerkesat e qytetareve.
Rruge te demtuara
2 muaj me pare Te pranuara SugjerimePas nje punimi per rikonstruktimin e Ujesjelles- Kanalizimeve, rruget e demtuara nuk u rregulluan asnje here. Rruget e demtuara shpesh here jane bere burim aksidentesh per drejtuesit e mjeteve.
Mungese ndricimi
2 muaj me pare Te paraqitura SugjerimePjesa me e madhe e llambave te ndricimit rrugor jane djegur dhe jane demtuar, por asnjehere nuk eshte menduar per zevendesimin e tyre. Qytetare te shumte shprehin pakenaqsine e tyre per kete fakt. Mungesa e ndricimit rrugor, shpesh here eshte bere shkak per aksidente te ndryshme, sidomos gjate nates.