Projekti “Qeverisja e Hapur e Kundër Korrupsionit – Qeverisja e Hapur për Qeverisje të Mirë “synon zbatimin e një aktiviteti për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sigurimit të informacionit, kontrollit dhe monitorimit të shpenzimeve të qeverisë vendore dhe buxheteve. Gjithashtu të rrisë kapacitetin e gazetarëve, këshilltarëve të bashkive dhe zyrtarëve në përdorimin e instrumenteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK për transparencë dhe llogaridhënie. Projekti do të zbatohet në tri bashki të rajonit të Elbasanit, Cërrik, Belsh Përrenjas. Disponueshmëria e instrumenteve të informacionit dhe rritja e kapaciteteve të aktorëve kryesorë kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe i bën institucionet më të përgjegjshme.
Vizualizimet dhe të dhënat e lidhura me shpenzimet dhe buxhetet e secilës prej tri bashkive po krijohen dhe do të bëhen të arritshme përmes aplikimeve në Projektin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit. Kështu, synimi është që të krijojë një aplikacion të quajtur “Si i shpenzon Bashkia paratë e mia?”, të integrohet njëkohësisht kategori burimesh të të dhënave për shpenzimet për punët publike; shpenzimet për shërbimet publike; shpenzimet për stafin e komunës; klientët e kontraktuar nga komuna; të ardhura nga shfrytëzimi i territoreve të Bashkisë. Të dhënat përfshijnë detaje si koha, përshkrimet, përfituesit dhe përshkrimet e shpenzimeve sipas Parimeve të Hapura të të Dhënave
Projekti “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.
Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance
/in Projekte të Kaluara /by adminProjekti “Qeverisja e Hapur e Kundër Korrupsionit – Qeverisja e Hapur për Qeverisje të Mirë “synon zbatimin e një aktiviteti për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sigurimit të informacionit, kontrollit dhe monitorimit të shpenzimeve të qeverisë vendore dhe buxheteve. Gjithashtu të rrisë kapacitetin e gazetarëve, këshilltarëve të bashkive dhe zyrtarëve në përdorimin e instrumenteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK për transparencë dhe llogaridhënie. Projekti do të zbatohet në tri bashki të rajonit të Elbasanit, Cërrik, Belsh Përrenjas. Disponueshmëria e instrumenteve të informacionit dhe rritja e kapaciteteve të aktorëve kryesorë kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe i bën institucionet më të përgjegjshme.
Vizualizimet dhe të dhënat e lidhura me shpenzimet dhe buxhetet e secilës prej tri bashkive po krijohen dhe do të bëhen të arritshme përmes aplikimeve në Projektin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit. Kështu, synimi është që të krijojë një aplikacion të quajtur “Si i shpenzon Bashkia paratë e mia?”, të integrohet njëkohësisht kategori burimesh të të dhënave për shpenzimet për punët publike; shpenzimet për shërbimet publike; shpenzimet për stafin e komunës; klientët e kontraktuar nga komuna; të ardhura nga shfrytëzimi i territoreve të Bashkisë. Të dhënat përfshijnë detaje si koha, përshkrimet, përfituesit dhe përshkrimet e shpenzimeve sipas Parimeve të Hapura të të Dhënave
Projekti “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.
Open Procurement ne media Prill-Maj 2017
/in Mbulimi mediatik /by adminRaportime Za’Lart 2017 Shpërndahen ndihma 2 ditë para zgjedhjeve
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë platformën tonë për raportime të shkeljeve zgjedhore sapo janë postuar videot e para me shpërndarje të dhuratave dhe pakove për njerëz në nevojë. Pamjet vinë nga qyteti i Shkodrës ku prej orësh komuniteti egjiptian dhe persona në nevojë, janë në radhë për të marrë pakot me ushqime. Kjo po ndodh pak orë përpara datës së votimit 25 qershor. Link raportim dhe video .
Prej një jave platforma Za’Lart është në dispozicion të raportimeve të problematikave dhe defekteve zgjedhore. Ato vinë nga qytetar dhe aktivist të ndryshëm. Disa nga raportimet janë verifikuar edhe nga gazetar dhe reporterë pjesë e ekipit që po punon për Za’Lart 2017. Deri tani janë bërë rreth 120 raportime nga zona të ndryshme të vendit. Raportimet vinë për subjekte të ndryshme elektorale. Ndër raportimet për shkeljet kryesore janë Keqpërdorimi i Administratës dhe Aseteve Publike apo Shitblerja e Votës. Zona me më shumë raportime rezulton ajo e qarkut Shkodër me bashkitë Fushë Arrëz. Pukë, Vau i dejës, Malësi e Madhe. Të tjera zona me risk janë Lezha, Kamza, Fieri etj.
Raportimet përmbajnë fakte dhe synojnë të hedhin dritë mbi perceptimin qytetar dhe realitetet në terren mbi zgjedhjet. Këto fakte edhe pse nuk janë pjesë e një investigimi apo verifikimi administrativ, kanë rëndësi pasi nxisin presion dhe qëndrim qytetar kundrejt realitetit dhe institucioneve.
Za’Lart do të presë raportime qytetare edhe gjatë ditës së votimit dhe në procesin e numërimit dhe administrimit përfundimtar. Ne ftojmë qytetarët të raportojnë problematikat që kanë dhe shkeljet që ju cenojnë të drejtën e votës. Verifikimet tona do të shënohen si “të paverifikuara” deri në momentin që ekipet dhe institucionet verifikuese do të ndërhynë me konstatimet finale.
Prezantohen Instumente për Transparencë dhe Mirëqeverisje
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS organizoi në datën 9 Qershor në qytetin e Sarandës një event ku u prezantuan dy instrumente të rëndësishme për Transparencën dhe Llogaridhënien në Qeverisje të Nivelit Vendor. Konkretisht: Databaza me të dhëna për biznese kontraktore të Bashkive mbështetur nga Lëviz Albania dhe indeksi i sinjalizimit me RedFlag për tendera me risk për keqpërdorim fondesh sipas Bashkive mbështetur nga NED.
Tendera në Bashki shtohet numri i procedurave të ekspozuara ndaj shpërdorimit të fondeve
/in Aktivitete, Kreupost /by adminTendera pa garë, në mungesë konkurrence, me afate që favorizojnë klientelizmin dhe shtesa pa arsyetim në vlerë kontrate. Monitorimi i prokurimeve publike në 61 bashki të vendit referon me risk për korrupsion një numër prej 655 tenderash e barazvlefshme kjo me 10% të kontratave. Vetëm në muajin prill janë shënuar me RedFlag mbi 60 prokurime. Së shpejti AIS do të publikojë indeksimin e bashkive sipas riskut për korrupsion. Është vlerësimi i mbi dhjetë mijë kontratave në harkun kohorë të dy viteve që indekson secilën Bashki me RedFlag për shkak të numrit dhe vlerës së kontratave të realizuara me probleme.
Para dhe Pushtet, të ardhura të larta nga shitja e pasurive të patundshme
/in Aktivitete, Kreupost /by adminFitime të larta, dhjetëra herë më shumë se pagat realizuar përmes shitjes së pasurive të patundshme apo veprave të artit. Ky fakt karakterizon vetdeklarimin vjetor të pasurive nga Funksionar të Lartë të Shtetit 2016. Deklaratat po publikohen online dhe janë të aksesueshme për gazetarët dhe publikun në rubrikën Para dhe Pushtetportali Spending Data Albania. Ndërkohë subjektet nuk shënojnë në rubrikat e deklarimit të aksesueshme për publikun, identitetin e palëve të treta në këto kontrata me shumë fitim. Identiteti i tyre duhet të jetë i ditur dhe ti nënshtrohet kontrollit publik dhe institucional, të konfliktit dhe influencës përmes interesave.
Programi Wachdog për denoncim qytetar në zgjedhje 2017 në kërkim për fonde
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBlerje Vote, Cënim i të drejtës për të votuar, të inkriminuar në krye të shtabeve elektorale dhe keqpërdorim i institucioneve publike. Këto janë fenomene të njohura në proceset zgjedhore në Shqipëri të sinjalizuara dhe denoncuar në zgjedhjet e 2013 dhe 2015 në Platformën për Monitorim Qytetar Za’Lart Albania. Fenomene të tilla janë të pritshme edhe ne zgjedhjet 2017. Ndërkohë projekti i organizatës tonë për monitorim dhe denoncim qytetar të dhunimeve zgjedhore, nuk ka ende financim të mjaftueshëm për këtë proces watch dog. Qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre për shkeljet zgjedhore. AIS ju bën thirrje donatorëve të konsiderojnë kërkesën tonë për fundrainsing. Ekipi i Za’Lart ju bën thirrje organizmave të angazhuara për kulturë demokratike, ambasadave dhe donatorëve të tjerë me kërkesën për mbështetje financiare të projektit.
Para dhe Pushtet, cilat janë interesat ekonomike të krerëve të prokurorive në rrethe
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTë dhëna të vetëdeklaruara mbi pasurinë dhe të ardhurat vjetore për 22 drejtues të prokurorive në rrethe janë analizuar me qëllim evidentimin e interesave dhe lidhjeve ekonomike të tyre. Vetëdeklarimet e Prokurorëve mbi pasurinë janë zbardhur në rubrikë Para dhe Pushtet ndërsa analiza është publikuar si një artikull i veçantë në faqen e Open Data Albania. Më parë analiza të tilla janë realizuar për Gjyqtarë të Lartë, Deputet dhe Kryebashkiak . Vlerësimi i të ardhurave, raporti i tyre kundrejt të ardhurave nga paga, listimi i lidhjeve të interesit ekonomik për përfaqësues të lartë të drejtësisë është proces i rëndësishëm për transparencë dhe aktual në vigjilje të Vettingut në Drejtësi. Money, Government and Politics is realziohet nga AIS si projekt në kuadër të programit MATRA for Rule of Law të Ambasada e Holandës në Shqipëri
Money and Power, what are the economic interests of District Chief Prosecutors
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminData regarding assets and annual incomes of 22 District Chief Prosecutors were analyzed to identify their potential interests and economic connections. The prosecutors’ self-declarations are published under the Money and Power section, and the analysis is published as a separate article on Open Data AlbaniaSimilar analysis is done earlier for high-level judges, MPs andMayors The monitoring of their incomes and their comparison with their salaries, as well as the identification of any potential economic interests is important and timing on the eve of the ‘vetting’ process in the justice system. Money, Government and Politics is implemented by AIS in the framework of the MATRA for Rule of Law program supported by Embassy of the Netherlands in Albania
Bashkia Divajkë bashkëpunon me AIS për program e transparencës 2017
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBashkia e Divjakës me bashkëpunimin e organizatës AIS ka krijuar instrumente për Open Spending dhe Open Budget. Tabelat mbi Buxhetin e parashikuar për vitin 2017 2017 janë vizualizuar në formatin open data ku çdo kush ka më të lehtë të gjejë, kuptojë dhe ripërdorë informacion. Përveç tabelave me shpenzime dhe ardhura sipas zërave në respekt të Programit të Transparencës Bashkia Divjakë ka vizualizuar edhe buxhetimin sipas gjeografisë së njësive administrative të saj. Programet e Transparencës Buxhetore është detyrim ligjorë për bashkitë. Më parë programi PLGP/USAID Albania në bashkëpunim me AIS kanë siguruar instrumente për Shpenzime dhe Buxhetim të hapur në gjashtë bashki Korçë; Elbasan; Fier; Lushnjë; Berat dhe Kuçovë.