Në datën 09.06.2015 Instituti Shqiptar i Shkencave i dërgoi tre subjekteve zgjedhore kryesore, përkatësisht Partisë Socialiste (PS), Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) kërkesën zyrtare me shkrim në të cilën kërkonte prej secilit prej këtyre subjekteve informacion për:
a) listën e dhuruesve të fondeve jopublike që kishin përfituar prej datës 21 maj 2015 dhe që janë mbi shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë ose shërbime apo sende të barazvlershme me të;
b) listën e çdo shpenzimi që kishin kryer eventualisht prej datës 21 maj 2015 me fondet vjetore të përfituara nga buxhetit i shtetit 2015.
Subjektet zgjedhore të sipërcituara e morrën kërkesën në datën 10 – 11.06.2015 dhe kjo vërtetohet me dëftesat postare të marrjes së kërkesës.
Subjektet zgjedhore të mësipërme nuk iu përgjigjën kësaj kërkese, ndaj në përputhje me nenin 24 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë ankimore pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datën 7.07.2015.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datën 25.07.2015 na vuri në dijeni për vendimin e tij nr. 44, datë 22.07.2015 “Për rrëzimin e ankesës”, me anë të të cilit rrëzonte kërkesën ankimore të paraqitur prej nesh me nr. 675 prot., datë 9.07.2015 me arsyetimin se “informacioni administrohet nga organizata të cilat në kuptim të këtij ligji dhe konform nenit 2 të tij, për nga mënyra e organizimit të tyre, funksionimit dhe kuadrit ligjor rregullator nuk përkufizohen si autoritete publike”.
Në mbështje të nenit 25 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dha vendimin nr. 5687, datë 10.11.2015 (nr. rregjistri themeltar 5714 310004-05334-80-2015, me anë të të cilit vendosi:
“Rrëzimin e kërkesëpadisë së paditësit Instituti Shqiptar i Shkencave, të paditur Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Intergim dhe me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 44, datë 22.07.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Detyrimin e partive politike (subjekteve zgjedhore) Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim t’i japë Institutit Shqiptar të Shkencave informacionin e kërkuar për financimin e fushatës zgjedhore, të kërkuar prej këtij të fundit në datën 09.06.2015, si të pabazuar në prova dhe në ligj.”
Ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave ka paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit në datën 25 nëntor 2015.
Në datën 10.02.2016, Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë me shkrim në Gjykatën Administrative të Apelit “për përshpejtimin e shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje në një afat kohor sa më të shpejtë që të jetë e mundur”. Nga objekti i padisë dhe rëndësia që ka ajo për interesin publik vlerësojmë se është e domosdoshme shqyrtimi i saj në një kohë të shpejtë, dhe jo në një periudhë disa vjeçare, për të cilën vetë objekti i padisë dhe shqyrtimi gjyqësor i saj humb aktualitetin.
Gjykata Administrative e Apelit nuk i ktheu përgjigje ndaj kësaj kërkese.
Në datën 31.03.2016 Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë të dytë për përshpejtimin e gjykimit, dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përgjigje nga Gjykata Administrative e Apelit.
Në Gjykatën e Strasburgut kërkohet që të vendoset se për shkak të tejzgjatjes së shqyrtimit të kësaj cështje në gjykatat shqiptare (ende nuk ka vajtur cështja në Gjykatën e Lartë) ka shkelje të procesit të rregullt ligjor sipas nenit 6 të Konventës dhe se në legjislacionin shqiptar nuk kemi mjete efektive sipas nenit 13 për të kërkuar dhe mundësuar gjykimin e shpejtë të cështjeve të tilla.
Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut
Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminMe dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :
Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP
Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare IEKA
Znj. Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH
dhe u diskutuan me gazetarët.
Në event ishte edhe znj. Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.
Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.
Prezantimi i konkluzioneve të AIS në kuadër të Dhomës Zgjedhore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminWorkshop Datë 08.12.2016 : Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFollow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data Albania për Shqipërinë po realizon një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Takimi i parë i këtij cikli u mbajt në datën 26 Tetor dhe u diskutua mbi Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi.
Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe anticorrupsionit, AIS fton gazetarët të aplikojnë për tu përzgjedhur për eventin e dytë me temë Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Në këtë takim do të trajtohen cështje që lidhen me ligjin zgjedhor, praktikën, defekte të shfaqura dhe element të pandërshkueshmërisë për korrupsionin zgjedhor.
Follow the Money, takimi i dytë do të mbahet në datën 8 dhjetor në vigjilje të ditës ndërkombëtare të antikorrupsionit
Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .
Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminMonitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga LëvizAlbania Local Democracy in Action program me financim nga Swis Development and Coperation Agency. Databaza mbi kontraktorët privat të kontratave për shërbime, punë dhe investime publike do të zbardhen në muajin Mars 2017.
Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
/in Kreupost, Projekte, Projekte ne Vazhdim /by adminKy projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme nëpërmjet një platformë web në një format të dhënave të hapur dhe me filtra të kërkimit dhe përzgjedhjes që mundësojnë një listë dhe ripërdorimin e informacionit nisur nga bashkitë, datat, llojet e prokurimit, vlera e ofertave dhe kontraktorët përzgjedhur. Kjo platformë u bë publike në shkurt 2016, dhe që atëherë, ka shërbyer si pikë referimi për përdorim cilësore dhe sasiore nga ana e qytetarëve, gazetarëve, aktorëve të përfshirë në transparencë, dhe aktorëve të angazhuar në vlerësimin e performancës së Bashkive. Projekti në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike (ato pa konkurs, negociatat e drejtpërdrejta pa një justifikim, dhe afate të ngjeshura për përgatitjen e tenderëve) do të shënohet me një flamur të kuq [1]. Baza e të dhënave është duke u përditësuar në baza ditore, duke i dhënë kështu mundësi për monitorimin, aktivitet watchdog, vlerësimin dhe reagimin e qytetarëve në kohë reale.
Qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të tij është hapja, publikimi, sigurimin i aksesit në, përdorimet miqësore dhe analitike e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe kontratat publike të pushtetit lokal. Shkurtimisht, kjo është e gjitha në lidhje me krijimin dhe aplikimin e disa instrumente për qëllime të informimit, transparencës, dhe proceseve watchdog.
Prokurimet e Hapura përmbajnë informacion në lidhje me njoftimet për tendera, kriteret teknike, kufijtë e fondeve, afatet për aplikim, llojet e kontratave, llojet e procedurave, ofertat, ankesat, anullime, numrin e pjesëmarrësve në tender, dhe fituesit. Prokurimi finalizohet kur është nënshkruar kontrata. Kjo është ajo ku fillon strukturimi i të dhënave, e cila korrespondon me Kontraktuesit e Hapur.
Kontraktuesit e Hapur përmbajnë informacion në lidhje me të dhëna, kur kontratat janë nënshkruar, palët kontraktuese, vlera e kontratës, kriteret teknike, dhe objekt i kontratave, kushteve të kontratës, dhe pagesat që dalin nga kontrata.
[1] Një Red Flag është një fakt, ngjarje, rrethana, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mos-pajtueshmërisë me ligjet anti-korrupsion .
Open Procurement në the Media
Prezantohet databaza, të dhëna dhe analiza për Prokurime Publike Sektori Shëndetësi
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS, një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë ka prezantuar sot (26 Tetor 2016) për përfaqësues të medias një databazë / portal me të dhëna për prokurime dhe kontrata të sektorit Publik Shëndetësi. Të dhënat datojnë që prej 1 janar 2016, dhe përditësohen ditë pas dite. Të dhënat janë të mirë-strukturuara, në formatin dhe standardin Open Contracting Data (OCDS). Ky portal dhe ky format publikimi, shërbejnë për informim, transparencë dhe monitorim qytetar për kontratat publike të sektorit. Ai funksionon si një instrument për antikorrupsion, dhe i shërben gazetarisë dhe artikulimit publik të bazuar në fakte. Projekti synon të rrisë cilësinë dhe eficensën e procesit të prokurimeve publike edhe përmes kontrollit dhe presionit qytetar.
Tenderë të sektorit shëndetësi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe pacientëve. 8 deri 9 % e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për këtë sektor.
I gjithë informacioni gjendet në Portalin Prokurime Transparente http://openprocurement.al , kliko Prokurime Shëndetësi .
Nga sistemimi i të gjitha procedurave dhe kontratave, rezulton se:
Të tjera gjetje dhe analiza mund të bëhen sipas interesit për institucione apo lloje të caktuara kontratash.
Filtra të kërkimit bëjnë të mundur listimin e gjetjeve sipas interesimit për: institucion, procedurë, operator fitues, lloj kontrate, fazë tenderimi, nivel konkurueshmërie, vlerë kontrate apo fjalë kyçe të saj.
Ky portal është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A – ve në Tiranë. Opinione, gjetje, konkluzione dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Pjesmarrës
Follow the Money / Ndiq Paratë – Një Cikël Workshop-esh
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data për Shqipërinë po planifikon të realizojë një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Tryezat synojnë të prezantojnë instrumente dhe databaza që sigurojnë të dhëna dhe fakte mbi shpenzime publike , prokurime, kontrata , kontraktor dhe procese të tjera që lidhen me para dhe qeverisje. Synimi është të diskutohet mbi përdorimin e fakteve në investigime gazetareske apo advokime qytetare dhe të bëhet më cilësor dhe konkret procesi i gjetjes së të dhënave. Të pranishëm në këto tryeza janë të ftuar të bëhen pjesë gazetar dhe aktivist nga Tirana dhe Bashki të tjera të vendit. Tre tryezat e para do të zhvillohen në muajt Tetor 2016 – Janar 2017 dhe përkojnë me tre tema të ndryshme si dhe vijon:
1. Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi, Data 26 Tetor, Donator Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë projekti Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016.
2. Auditimi i Partive Politike dhe Subjekteve Elektorale donator Ambasada Hollandeze në Tiranë
3. Monitoro Klient të bashkive në Kontrata Publike. Mbështetur nga Lëviz Albania.
Për të qenë pjesë e tryezave ju duhet paraprakisht të regjistroheni dhe të merrni konfirmimin e përzgjedhjes për pjesëmarrje në këtë formë regjistrimi. AIS do të mbulojë shpenzimet që justifikojnë kosto të pjesëmarrjes. Eventet do të jenë një ditore. Dy tryezat e para do të realizohen në Tiranë.
Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .
FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE FUSHATAVE ZGJEDHORE, Policy Paper
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë kuadër të projektit Dhoma Zgjedhore për Reformën Zgjedhore , Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) ka hartuar nje Policy Paper me rekomandime për “FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE FUSHATAVE ZGJEDHORE”.
Drafti i plotë i këtyre rekomandimeve gjendet në linkun : ais-dhoma-zgjedhore-per-reformen-elektorale-policy-paper
AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria nuk garanton gjykim në afat të arsyeshëm (neni 6 KEDNJ)
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë datën 09.06.2015 Instituti Shqiptar i Shkencave i dërgoi tre subjekteve zgjedhore kryesore, përkatësisht Partisë Socialiste (PS), Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) kërkesën zyrtare me shkrim në të cilën kërkonte prej secilit prej këtyre subjekteve informacion për: