Përmes projektit Public Health Sector Procurements është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime[1] të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale[2]. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion. Gazetari dhe argument publik i bazuar në fakte është qëllimi final i krijimit të kësaj databaze të mirëstrukturaruar. Informacioni është shterrues për çdo prokurim publik për sektorin shëndetësi, për çdo institucion të politikave dhe shërbimeve të shëndetit publik përfshi edhe Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësorë ISKSH si një institucion i skemës së detyrueshme publike.
Për çdo tender është krijuar një pasaportë me informacion mbi autoritetin prokurues, vlerën e parashikuar, objektin e kontratës, afatet për konkurrim, llojin e kontratës, llojin e procedurës, numrin e konkurrentëve dhe operatorin ekonomik fitues. Informacioni bëhet i analizueshëm falë filtrave të kërkimit sipas elementëve të shënuar më lart. Prokurime të çdo lloji dhe çdo vlere do të jenë të kontrollueshme për publikun në kohë reale dhe sipas open contracting data standard
Donator : Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë
[1] Tender të hapur, Kërkesa për propozim, Negocime të Drejtpërdrejta, Prokurime të Partneritetit Publik Privat, konsulenca dhe Ankande.
[2] Çdo ditë do të hidhen njoftime për Prokurime Publike dhe ku njoftim do të update me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me oferta, ankesa, anulime, shpallje fituesi apo lidhje kontrate.
Kërkohen bashkëpuntorë: Data Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminData Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare
Kush mund të aplikojë: Student Master për Drejtësi, preferohet e Drejtë Biznesi, ose student Shkolla e Avokatisë.
Kritere: mesatare mbi 9. Nota në lëndët e Drejtë Tregtare dhe e Drejtë Shoqëri Tregtare të jetë 10. Aftësi për të analizuar dhe ekstraktuar të dhëna të regjistrit tregtar. Njohuri mbi Kodin Tregtar dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
Preferohen individ të trajnuar në auditim ligjor të shoqërive të biznesit. Preferohen individ që janë të aftë të rriten profesionalisht duke mësuar gjatë punës.
Dërgoni një CV dhe një paragraf motivimi (jo më shumë se 250 fjalë) në adresën [email protected] titulli i emailit CV Data Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare.
Kërkohen bashkëpuntorë me kohë të pjesshme : Data Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminData Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.
Kush mund të aplikojë: Student Maste për Drejtësi, Profili e Drejtë Penale ose student në Shkollën e Avokatisë.
Kritere: Mesatare fakulteti mbi 9. Nota e tre viteve shkollë e mesme për lëndën matematikë duhet të jetë 10. Njohuri shumë të mira mbi të drejtën penale, aftësi për të artikuluar, aftësi në analizë, të ketë formuluar të paktën një ese apo detyrë kursi bazuar në analiza sasiore/statistikore mbi fenomene kriminale.
Preferohen student të fakultetit publik. Preferohen individ që janë të aftë të rriten profesionalisht duke mësuar gjatë punës. Dërgoni një CV dhe një paragraf motivimi (jo më shumë se 250 fjalë) në adresën [email protected] titulli i emalit CV Data Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.
Trajnim për përdorimin e ICT tools për të rritur transparencën për buxhetet dhe shpenzimet e njësive të qeverisjes vendore.
/in Aktivitete, Kreupost /by adminKy trajnim u mbajt në datën 13 shtator, në ambientet e Doro City Hotel…
Kontrolli i Konfliktit të Interesit hapen të dhëna të deklarimit të Pasurisë për drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë.
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë kuadër të projektit tonë Money Government and Politisc MGP në rubrikën Para dhe Pushtet jan publikuar të dhëna për deklarime të pasurisë së drejtuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë. Këto deklarime hedhin dritë mbi interesa pasurore dhe ekonomike të zyrtarëve të lartë që kanë në dorë politika bankare tepër të rëndësishme për vendin. Të dhënat zbardhin strukturën e pasurive dhe të ardhurave, burime të pasurive të vëna gjatë viteve nën detyrë dhe interesave ekonomike. Rubrika Para dhe Pushtet, i hap dhe i bën të monitorueshme të dhënat të pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve të zyrtarëve të lartë publik. Po në këtë rubrikë janë përditsuar të dhëna për deklarime të ardhura dhe shtesa pasurie në vitin e fundit për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
/in Kreupost, Projekte, Projekte të Kaluara /by adminPërmes projektit Public Health Sector Procurements është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime[1] të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale[2]. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion. Gazetari dhe argument publik i bazuar në fakte është qëllimi final i krijimit të kësaj databaze të mirëstrukturaruar. Informacioni është shterrues për çdo prokurim publik për sektorin shëndetësi, për çdo institucion të politikave dhe shërbimeve të shëndetit publik përfshi edhe Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësorë ISKSH si një institucion i skemës së detyrueshme publike.
Për çdo tender është krijuar një pasaportë me informacion mbi autoritetin prokurues, vlerën e parashikuar, objektin e kontratës, afatet për konkurrim, llojin e kontratës, llojin e procedurës, numrin e konkurrentëve dhe operatorin ekonomik fitues. Informacioni bëhet i analizueshëm falë filtrave të kërkimit sipas elementëve të shënuar më lart. Prokurime të çdo lloji dhe çdo vlere do të jenë të kontrollueshme për publikun në kohë reale dhe sipas open contracting data standard
Donator : Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë
[1] Tender të hapur, Kërkesa për propozim, Negocime të Drejtpërdrejta, Prokurime të Partneritetit Publik Privat, konsulenca dhe Ankande.
[2] Çdo ditë do të hidhen njoftime për Prokurime Publike dhe ku njoftim do të update me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me oferta, ankesa, anulime, shpallje fituesi apo lidhje kontrate.
‘Civil Society Monitoring Public Procurement and Contracts’ Workshop Tirana, 29 July 2016
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS organized on 29 July 2016, in Tirana, a Workshop on Civil Society Monitoring Public Procurement and Contracts.
Tryeza të Rrumbullakëta – Promovim i Transparencës për Buxhete të Qeverive Vendore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminProjekti i USAID –Per Planifikim dhe Qeverisje Vendore (PLGP) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar te Shkencave (AIS) kanë ideuar dhe finalizuar një platformë me disa instrumente ICT për transparencë mbi shpenzime dhe buxhete të njësive të qeverisjes vendore. Gjatë periudhës nëntor 2015 – mars 2016, është punuar në programim dhe zbatimin e Hartës së Parave (Money Mapping) dhe aplikacion për monitorim të transaksioneve të thesarit (Monitoring Treasury Application). Të dy instrumentet janë të lidhura me katalogë të të dhënave të mirëstrukturuara dhe kanë informacion për buxhete reale bazuar në shpenzime për gjashtë bashki në dy vitet e fundit 2014 – 2016. Të dhënat janë shoqëruar edhe me një grup artikujsh që analizojnë dhe vizualizojnë buxhetet reale të bashkive në vitet përkatëse. Gjithçka është realizuar nën moton Qeverisje Transparente si Qeverisje e Mirë /Open Governance as Good Governance me qëllim rritjen e transparencës, mirëstrukturimin e informacionit, komunikimin e institucioneve me bashkitë dhe krijimin e mjeteve që ndihmojnë në rritjen e njohurive dhe nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje. Një synim tjetër përkon edhe me rritjen e kapaciteteve të punonjësve të administratës dhe aktorëve civil në përdorimin e instrumenteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për transparencë dhe mirëqeverisje.
Duke e konsideruar transparencën si një çelës për inkurajimin e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, ky projekt ndjek një model inovacioni teknologjik dhe përforcon të drejtën e qytetarëve për informacion. Në dy aplikimet që zhvillohen informacioni serviret në një format të përshtatshëm për tu gjetur, kuptuar dhe ripërdorur (formati i open knowledge). Përdorues të këtyre instrumenteve mund të jenë qytetar dhe aktorë civil sikurse përfaqësues të Paneleve të Këshillimit Qytetar (CAPs), Punonjës të Administratës Publike apo përfaqësues të medias që raportojnë zhvillime të qeverisjes vendore.
Aplikacionet Money Mapping dhe Monitoring Treasury Transaction janë realizuar dhe prezantuar për gjashtë bashki model, partnere të Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore:
BashkiaFier
PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Fier
Bashkia Lushnjë
PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Lushnje
Bashkia Elbasan
PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Elbasani
Bashkia Berat
Bashkia Kuçovë
dhe Bashkia Korçë
Monitorim i Transaksioneve të Thesarit (Monitoring Treasury Application)
Open Local Gov Procurement Albania në Konferencën Data for Development
/in Aktivitete, Kreupost /by adminProgrami i AIS, Open Procurement Albania OpenLGP, është prezantuar në konferencën rajonale për Eastern Europe and Central Asia, Data for Development Results 2016, mbajtur në Istanbul Turkey në datat 8 dhe 9 Qershor. Projekti dhe databaza e ndërtuar si pjesë e përpjekjeve për monitorim qytetar të prokurimeve dhe kontratave publike të qeverive lokale në Shqipëri. Rezultatet dhe impakti i tij ishin pjesë e panelit me temë Hoë is Open Contracting Improving Budgetary Efficiency? Në këtë panel organziata nga Euro Azia dhe përfaqësues nga Open Contracting Partnership artikuluan mbi përfitimet që vinë nga open contracting process dhe eksperiencat e deri tanishme. AIS ka hapur gjatë vitit të fundit të dhëna për të gjithë tenderët e vitit të parë të mandatit 2015-19 të 61 bashkive në vend. OpenLGP mbështetet financiarisht nga NED.
Open Contracting Standard, Qeveria Shqiptare konsultohet për Angazhim
/in Aktivitete, Kreupost /by adminShqipëria është një vend me mungesë të theksuar transparence sa i takon kontratave publike qofshin këto për dhurime, koncesione, PPP, punë publike apo furnizime dhe qiradhënie. AIS si anëtare e Koalicionit Shqiptar për OGP ka kërkuar nga Qeveria të angazhohet për përdorimin e standardit Open Contracting. Ky propozim është vendosur në planin e konsultimeve për OGP 2016-2018. AIS do të organizoje konsultime me grupet tematike përfaqësues në finalizim të Plan Veprimit gjatë muajit qershor.
Më në fund TransparencyCamp në Europe, nuk mund të mungojë Shqipëria
/in Aktivitete, Kreupost /by adminNë 1 qershor për herë të parë në Europë u zhvillua një event i rëndësishëm i tipit unconference si Trasnparency Camp Europe. Evendi u mbajt në Amserdam në kuadër Netherlands EU Presidency 2016. Pjesmarrës në TCampEU, përfaësues nga shoqëria civile në Shqipëri u bënë pjesë e eksperiencave evropiane mbi open data, technology and civil engagement. Një nga aktivitetet e TCampEU ishte edhe APP Competiotion që vinte si finalizim i dhjetra eventeve të karakterit DiploHack në qytete të ndryshme të Europës. Shqipëria u përfaqësua në këtë event nga Alida Karakushi dhe Ergest Nako dy pjesatarë të skuadrës Love in Action, fitues të DiploHack Tirana.