Open Data Albania ka hulumtuar mbi tregues të performancës së Shoqërive Aksionare SHA me Kapital Publik, duke marrë në shqyrtim 120 të tilla. Analiza ka vlerësuar kapitalin e tyre themeltar, rritjen apo zvogëlimin në vitin 2014 dhe 2015, xhiron vjetore për 2014 apo fitimin vjetor përpara tatimit. E njëjta analizë është bërë edhe për Aftësinë Paguese dhe Kosto të Punës. Gjithashtu përmes këtij grupi artikujsh është hartuar edhe një listë me emra të administratorëve të emëruar për këto shoqëri, sikurse lista me ekspertë kontabël të emëruar për auditimin e pasqyrave vjetore të SHA me Kapital Publik.
Të dhënat për këtë analizë janë marrë në dokumentacionin e reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, ku konstatohet se në 120 shoqëri aksionare me kapital publik reklamimi i përditësuar i informacionit në 2014 dhe 2015 është bërë vetëm për 70 prej tyre.
Shkurtimisht mbi Artikujt:
Fitimi Vjetor Para Tatimit Për SHA me Kapital Publik, 2012-2014.
Në vitin 2014 kanë deklaruar pasqyrat financiare 70 SHA me kapital publik nga 120 të marra në hulumtim. Në total ato shënojnë një humbje prej 19.7 miliardë lekë ose 141 milionë euro.
Gjatë këtij viti rezultojnë të kenë dalë me fitim 26 SHA. 5 shoqëri rezultojnë me fitim zero, dhe 39 SHA të tjera rezultojnë me humbje kontabël neto. Fitimin më të lartë neto në vitin 2014 e shënon Operatori i Sistemit të Transmetimit OST me një vlerë prej 2.3 miliardë lekë ose 16.7 milionë euro, ndërsa humbjen më të madhe neto e shënon Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH me një vlerë prej -22.2 miliardë lekë ose -159 milionë euro.
Në 67 SHA me kapital publik që kanë deklaruar pasqyrat e tyre financiare për vitet 2012,2013 dhe 2014 konstatohej një total me trend në rënie. Në vitin 2014 të gjitha këto subjekte së bashku shënojnë një humbje prej -19 693 523 132 lekë, ndërkohë që në dy vitet e mëparshme kanë pasur një fitim para tatimit prej përkatësisht 11.6 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 11.7 miliardë lekë në vitin 2013.
Ky indikator ka pësuar ndryshime në të gjithë subjektet tregtare në hulumtim. Rritjen më të madhe të fitimit para tatimit në harkun kohor 2012-2014 e kanë shënuar këto subjekte: Albcontrol, Posta Shqiptare SHA dhe Kombinati Energjetik, ndërsa rënien më të madhe e shënojnë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Hekurudha Shqiptare.
Ekspert Kontabël të SHA me kapital Publik, Pasqyra Financiare 2014
Ekspert Kontabël i Regjistruar është profesionisti i pavarur pjesë e Regjistrit Publik të ekspertëve kontabël, në përputhje me dispozitat e ligjit Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Ekspertit Kontabël të Regjistruar dhe të Kontabilistit të Miratuar (Ligj Nr 10091, Datë 5.03. 20109). Shoqëritë Aksionare SHA e kanë të detyrueshëm auditimin e pasqyrave financiare vjetore nga një Ekspert Kontabël i Regjistruar. Eksperti kontabël i një shoqërie me kapital tërësisht publik zgjidhet nga aksionari (institucioni publik). Sipas reklamimeve në QKR janë 57 Shoqëri Aksionare me kapital publik, që kanë dorëzuar auditime nga ekspert kontabël për pasqyra financiare viti 2014. Për auditimin e këtyre SHA-ve janë angazhuar 68 ekspert kontabël nga 221 që janë sipas Regjistrit Publik. Janë 12 ekspert të angazhuar në auditimin e më shumë se një shoqërie aksionare me kapital publik për 2014. Rekord shënon një rast eksperti i angazhuar në shtatë shoqëri aksionare publike. Lista e Ekspertëve Kontabël të SHA me kapital Publik, që kanë audituar Pasqyra Financiare 2014 është e publikuar tek ODA. Vetëm tre SHA me kapital publik auditohen nga katërshja e njohur si kompanitë e mëdha të auditimit me zyra apo degë lokale në vend.
Xhiro Vjetore për 2012 – 2014 e SHA me Kapital Publik
Në vitin 2014 kanë deklaruar pasqyrat e tyre financiare 65 subjekte nga 120 të marra në shqyrtim. Xhiro totale e tyre shënon një vlerë prej 33.4 miliardë lekë ose 238 milionë euro. Ndër këto gjashtëdhjetë e pesë subjekte xhiron më të madhe e shënon “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH me një xhiro prej 10.8 miliardë lekë ose 77 milionë euro. Kjo xhiro përbën 32% të xhiros totale të 65 subjekteve tregtare me kapital apo kuota nga një institucion publik.
Subjekte të tjera me xhiro vjetore mbi dy miliardë lekë janë Operatori i Sistemit të Transmetimit OST, Albcontrol, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Posta Shqiptare SHA
Në vitin 2014 të gjitha 61 SHA me kapital publik së bashku shënojnë një xhiro vjetore prej 33.219 miliard lekë, ndërkohë që në dy vitet e mëparshme kanë pasur një xhiro totale prej përkatësisht 45.2 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 45.5 miliardë lekë në vitin 2013. Në të tre vitet xhiron më të madhe e shënon Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH. Xhiroja e këtij subjekti ka rënë me 13.8 miliardë lekë për dy vjet. Nga ana tjetër xhiro vjetore e subjekteve Operatori i Sistemit të Transmetimit OST dhe Albcontrol është rritur me përkatësisht 1.1 miliardë lekë dhe 255 milionë lekë për dy vjet. Vlera të xhiros vjetore për secilën kompani në vitet 2012 – 2014 kanë paraqitur dhe vizualizuar në një nga Artikujt e ODA.
Administratorë të Shoqërive Aksionare me kapital publik. 31 Dhjetor 2015
Gjashtë nga 120 shoqëritë aksionare të zotëruara nga një institucion publik janë në proces Likuidimi (proces likuidimi për efekt mbyllje) për pasojë administratorët e tyre janë edhe në cilësinë e likuidatorit. Ndërmarrje në proces rikujtimi janë Kombinati Energjetik, KESH SECURITY SHRSF dhe OST SECURITY, Prodhim Veshje Ushtarake SHA, Bursa e Tiranës SHA, ALBMINIERA SHA dhe Berat EKS.
Në njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim 17 prej tyre ose 14% kanë administrator femër ndërsa 103 shoqëri aksionare drejtohen nga administrator meshkuj ndryshe 86% e ndërmarrjeve me aksionar një institucion publik.
Janë tetëmbëdhjetë në numër administratorët e shoqërive tregtare me kapital publik të cilëve u ka mbaruar mandati deri në fund të vitit 2015. Këto subjekte nuk kanë deklaruar në QKR nëse këtyre administratorëve ju është rinovuar mandati apo shoqëria është në pritje të një emërimi për administrator të ri. Në 120 shoqëri me aksionar me kapital publik, për 51 nuk janë reklamuar në QKR pasqyrat financiare të vitit kontabël 2014. Në vitin 2013 janë emëruar 24 administrator të rinj, nëntëmbëdhjetë prej të cilëve kanë një mandat trevjeçar. Në vitin 2014 janë emëruar 24 administrator, njëzetë e dy prej të cilëve kanë një mandat 3-vjeçar. Në vitin 2015 janë emëruar 32 administrator, njëzetë e një prej të cilëve kanë një mandat 3-vjeçar.
Kosto e Punës në Shoqëri Aksionare me kapital të një Institucion Publik 2014
Kostot e punës përfshijnë vlera për pagesat për punonjësit, pagat bruto, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime e rekrutimit dhe ato për veshje, strehim apo taksa të tjera të punësimit. Në vitet 2012-2014 rezulton me kosto pune më të lartë shoqëria ALBCONTROL. Në vitin 2014 kësaj shoqërie burimet njerëzore i kanë kushtuar 1.2 miliardë lekë. Një tjetër shoqëri me kosto të punës mbi 1 miliardë lekë është edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH.
Mbulimi i Kostove të Punës përmes Xhiros Vjetore të Shoqërive, është një element që tregon se sa shoqëritë, arrijnë të mbulojnë vetë këtë kategori shpenzimi (kostoje). Shoqëri të cilat kanë deklaruar një xhiro prej 0 lekë, ose thënë ndryshe që financohen totalisht nga fonde publike pasi nuk arrijnë t’i mbulojnë vetë kostot e tyre të punës janë ALBMINIERA SHA, Bursa e Tiranës SHA dhe KRWM SHA. Kompani të cilat kanë një xhiro më të vogël se kosto e punës ose ndryshe që arrijnë të mbulojnë vetëm një pjesë të këtyre kostove, për vitin 2014 janë tetëmbëdhjetë, 14 prej të cilave kanë një mbulim mbi 50%.
Aftësia Paguese e SHA me kapital nga një Institucion Publik 2014.
Ky indikator vlerëson aftësinë që një shoqëri ka për të shlyer detyrimet. Raportet për të analizuar aftësinë paguese të një shoqërie janë dy. Raporti i borxhit total llogaritet si raport i detyrimeve ndaj detyrimeve dhe kapitalit dhe tregon çfarë peshe zënë detyrimet në pasivin e shoqërisë. Raporti i detyrimeve totale ndaj kapitalit tregon pjesën e aktiveve që financohet me kapital dhe pjesën e financuar me kredi. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH e cila ka vlerën më të lartë të detyrimeve, ka një raport borxhi 84% në vitin 2014. Pra, detyrimet ë kësaj shoqërie zënë 84% të pasivit. Raporti tjetër i po të njëjtës shoqëri tregon që për çdo 1 lekë financim me kapital të vet ajo financon 5.31 lekë me kredi.
Raportin më të lartë të detyrimeve ndaj kapitalit në vitin 2014 e shënon TERMOCENTRALI Vlore SHA në vlerën 443.4 herë.
Situatën më të “mirë” të aftësisë pagese në këtë vit e pasqyron “TRAJTIMI I STUDENTEVE SH A Gjirokastër” i cili financohet thuajse 100% me kapital të vet.
Të dhëna të detajuara për kapitalin, aksionarët, xhiron vjetore, fitimin përpara tatimit dhe administratorët e shoqërive aksionare janë të publikuara për secilën SHA tek databaza e mirëstrukturuar Shoqëri Biznesi .
Projekti OpenLGP Albania prezantohet në Personal Forum Democracy Poloni 2016
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë datat 17 dhe 18 mars u mbajt në Gdansk të Polonisë Personal Forum Democracy 2016 për Europën Qendrore dhe Lindore PFD 2016. Ky forum zhvillohet çdo vit në Poloni si një përpjekje e shoqërisë civile për të përdorur teknologjinë për demokratizim dhe angazhim civil. Folës dhe Moderatorë të workshopeve këtë vit u përqendruan tek pyetja se si mund ti bashkojmë njerëzit për të nxitur debatin publik. Pjesëmarrja qytetare, përdorimi i teknologjisë për transparencë, ndërgjegjësimi përmes të dhënave të hapura, janë objekt i dhjetëra programeve të shoqërisë civile në vende të Europës Qendrore dhe Lindore.
Gjatë PFD 2016 u prezantua edhe projekti i organizatës AIS, për monitorimin e prokurimeve dhe kontratave publike të qeverisjes lokale Open Local Government Procurement OpenLGP. Prezantimi ishte pjesë e workshopit Monitoring Procurements – Experiences from Albania and Hungary. Tre moderatore në workshop ishin Shefiko HAJNA nga AIS, Anita KONSCIK nga K-Monitor dhe Eva MEQEMEJA nga AIS. Dy modelet dhe portalet e ndërtuara nga shoqëria civile në Shqipëri dhe Hungari, sjellim instrumenta të monitorimit qytetar mbi mënyrën se si qeveritë prokurojnë punë, shërbime apo blerje me para publike. Duke i bërë tenderat transparent dhe të monitorueshëm për qytetarin, secili nga programet sjell edhe angazhimin e taksapaguesve në kontroll për llogaridhënie. Të dhënat që hapen për Prokurimet Publike mbartin informacion të plotë dhe të qartë mbi vlera, afate, cilësi gare dhe objekt prokurimi. Gjithashtu informacioni zbardh zonat apo kontratat me risk për abuzim apo korrupsion. Pjesëmarrësit në workshop ishin të shumtë.
Java e Interneti 2016 / Get Online Week 2016
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFuqizohu, Punësohu
Instituti Shqiptar i Shkencave në partneritet me Telecentre Europe organizon për të pestin vit në Shqipëri fushatën vjetore Get Online Week për fuqizimin dixhital. Ky event mbahet ne datat 14 deri 20 Mars në mbarë Europën.
Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin e internetit. Në fokus janë moshat e reja dhe edukimi i përdorimit të internetit për punësim dhe edukim cilësore. Në Europë tregu i punës kërkon çdo ditë me mijëra profesionist që njohin internetin dhe teknologjinë. Por ndërsa kërkesa për punë me pagesë të mirë është e kënaqshme, njerëzit që kanë aftësi të punojnë janë më pak se kërkesa. Kjo Javë Promovuese synon ti nxis Europianët të Fuqizohen dhe Punësohen në këtë treg pune.
Në Shqipëri kjo javë do të shënojë trajnimin e të rinjve të shkollave të mesme publike dhe studentëve; aplikimin e një sondazhi që ndihmon të kuptojë sa e përdorin internetin grupmoshat dhe profesionet e ndryshme si dhe mjaft evente mediatike që promovojnë aftësimin profesional në teknologjinë e informacionit.
Tregues mbi Shoqëri Aksionare me Kapital Publik Open Data Albania
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOpen Data Albania ka hulumtuar mbi tregues të performancës së Shoqërive Aksionare SHA me Kapital Publik, duke marrë në shqyrtim 120 të tilla. Analiza ka vlerësuar kapitalin e tyre themeltar, rritjen apo zvogëlimin në vitin 2014 dhe 2015, xhiron vjetore për 2014 apo fitimin vjetor përpara tatimit. E njëjta analizë është bërë edhe për Aftësinë Paguese dhe Kosto të Punës. Gjithashtu përmes këtij grupi artikujsh është hartuar edhe një listë me emra të administratorëve të emëruar për këto shoqëri, sikurse lista me ekspertë kontabël të emëruar për auditimin e pasqyrave vjetore të SHA me Kapital Publik.
Të dhënat për këtë analizë janë marrë në dokumentacionin e reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, ku konstatohet se në 120 shoqëri aksionare me kapital publik reklamimi i përditësuar i informacionit në 2014 dhe 2015 është bërë vetëm për 70 prej tyre.
Shkurtimisht mbi Artikujt:
Fitimi Vjetor Para Tatimit Për SHA me Kapital Publik, 2012-2014.
Në vitin 2014 kanë deklaruar pasqyrat financiare 70 SHA me kapital publik nga 120 të marra në hulumtim. Në total ato shënojnë një humbje prej 19.7 miliardë lekë ose 141 milionë euro.
Gjatë këtij viti rezultojnë të kenë dalë me fitim 26 SHA. 5 shoqëri rezultojnë me fitim zero, dhe 39 SHA të tjera rezultojnë me humbje kontabël neto. Fitimin më të lartë neto në vitin 2014 e shënon Operatori i Sistemit të Transmetimit OST me një vlerë prej 2.3 miliardë lekë ose 16.7 milionë euro, ndërsa humbjen më të madhe neto e shënon Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH me një vlerë prej -22.2 miliardë lekë ose -159 milionë euro.
Në 67 SHA me kapital publik që kanë deklaruar pasqyrat e tyre financiare për vitet 2012,2013 dhe 2014 konstatohej një total me trend në rënie. Në vitin 2014 të gjitha këto subjekte së bashku shënojnë një humbje prej -19 693 523 132 lekë, ndërkohë që në dy vitet e mëparshme kanë pasur një fitim para tatimit prej përkatësisht 11.6 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 11.7 miliardë lekë në vitin 2013.
Ky indikator ka pësuar ndryshime në të gjithë subjektet tregtare në hulumtim. Rritjen më të madhe të fitimit para tatimit në harkun kohor 2012-2014 e kanë shënuar këto subjekte: Albcontrol, Posta Shqiptare SHA dhe Kombinati Energjetik, ndërsa rënien më të madhe e shënojnë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Hekurudha Shqiptare.
Ekspert Kontabël të SHA me kapital Publik, Pasqyra Financiare 2014
Ekspert Kontabël i Regjistruar është profesionisti i pavarur pjesë e Regjistrit Publik të ekspertëve kontabël, në përputhje me dispozitat e ligjit Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Ekspertit Kontabël të Regjistruar dhe të Kontabilistit të Miratuar (Ligj Nr 10091, Datë 5.03. 20109). Shoqëritë Aksionare SHA e kanë të detyrueshëm auditimin e pasqyrave financiare vjetore nga një Ekspert Kontabël i Regjistruar. Eksperti kontabël i një shoqërie me kapital tërësisht publik zgjidhet nga aksionari (institucioni publik). Sipas reklamimeve në QKR janë 57 Shoqëri Aksionare me kapital publik, që kanë dorëzuar auditime nga ekspert kontabël për pasqyra financiare viti 2014. Për auditimin e këtyre SHA-ve janë angazhuar 68 ekspert kontabël nga 221 që janë sipas Regjistrit Publik. Janë 12 ekspert të angazhuar në auditimin e më shumë se një shoqërie aksionare me kapital publik për 2014. Rekord shënon një rast eksperti i angazhuar në shtatë shoqëri aksionare publike. Lista e Ekspertëve Kontabël të SHA me kapital Publik, që kanë audituar Pasqyra Financiare 2014 është e publikuar tek ODA. Vetëm tre SHA me kapital publik auditohen nga katërshja e njohur si kompanitë e mëdha të auditimit me zyra apo degë lokale në vend.
Xhiro Vjetore për 2012 – 2014 e SHA me Kapital Publik
Në vitin 2014 kanë deklaruar pasqyrat e tyre financiare 65 subjekte nga 120 të marra në shqyrtim. Xhiro totale e tyre shënon një vlerë prej 33.4 miliardë lekë ose 238 milionë euro. Ndër këto gjashtëdhjetë e pesë subjekte xhiron më të madhe e shënon “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH me një xhiro prej 10.8 miliardë lekë ose 77 milionë euro. Kjo xhiro përbën 32% të xhiros totale të 65 subjekteve tregtare me kapital apo kuota nga një institucion publik.
Subjekte të tjera me xhiro vjetore mbi dy miliardë lekë janë Operatori i Sistemit të Transmetimit OST, Albcontrol, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Posta Shqiptare SHA
Në vitin 2014 të gjitha 61 SHA me kapital publik së bashku shënojnë një xhiro vjetore prej 33.219 miliard lekë, ndërkohë që në dy vitet e mëparshme kanë pasur një xhiro totale prej përkatësisht 45.2 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 45.5 miliardë lekë në vitin 2013. Në të tre vitet xhiron më të madhe e shënon Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH. Xhiroja e këtij subjekti ka rënë me 13.8 miliardë lekë për dy vjet. Nga ana tjetër xhiro vjetore e subjekteve Operatori i Sistemit të Transmetimit OST dhe Albcontrol është rritur me përkatësisht 1.1 miliardë lekë dhe 255 milionë lekë për dy vjet. Vlera të xhiros vjetore për secilën kompani në vitet 2012 – 2014 kanë paraqitur dhe vizualizuar në një nga Artikujt e ODA.
Administratorë të Shoqërive Aksionare me kapital publik. 31 Dhjetor 2015
Gjashtë nga 120 shoqëritë aksionare të zotëruara nga një institucion publik janë në proces Likuidimi (proces likuidimi për efekt mbyllje) për pasojë administratorët e tyre janë edhe në cilësinë e likuidatorit. Ndërmarrje në proces rikujtimi janë Kombinati Energjetik, KESH SECURITY SHRSF dhe OST SECURITY, Prodhim Veshje Ushtarake SHA, Bursa e Tiranës SHA, ALBMINIERA SHA dhe Berat EKS.
Në njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim 17 prej tyre ose 14% kanë administrator femër ndërsa 103 shoqëri aksionare drejtohen nga administrator meshkuj ndryshe 86% e ndërmarrjeve me aksionar një institucion publik.
Janë tetëmbëdhjetë në numër administratorët e shoqërive tregtare me kapital publik të cilëve u ka mbaruar mandati deri në fund të vitit 2015. Këto subjekte nuk kanë deklaruar në QKR nëse këtyre administratorëve ju është rinovuar mandati apo shoqëria është në pritje të një emërimi për administrator të ri. Në 120 shoqëri me aksionar me kapital publik, për 51 nuk janë reklamuar në QKR pasqyrat financiare të vitit kontabël 2014. Në vitin 2013 janë emëruar 24 administrator të rinj, nëntëmbëdhjetë prej të cilëve kanë një mandat trevjeçar. Në vitin 2014 janë emëruar 24 administrator, njëzetë e dy prej të cilëve kanë një mandat 3-vjeçar. Në vitin 2015 janë emëruar 32 administrator, njëzetë e një prej të cilëve kanë një mandat 3-vjeçar.
Kosto e Punës në Shoqëri Aksionare me kapital të një Institucion Publik 2014
Kostot e punës përfshijnë vlera për pagesat për punonjësit, pagat bruto, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime e rekrutimit dhe ato për veshje, strehim apo taksa të tjera të punësimit. Në vitet 2012-2014 rezulton me kosto pune më të lartë shoqëria ALBCONTROL. Në vitin 2014 kësaj shoqërie burimet njerëzore i kanë kushtuar 1.2 miliardë lekë. Një tjetër shoqëri me kosto të punës mbi 1 miliardë lekë është edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH.
Mbulimi i Kostove të Punës përmes Xhiros Vjetore të Shoqërive, është një element që tregon se sa shoqëritë, arrijnë të mbulojnë vetë këtë kategori shpenzimi (kostoje). Shoqëri të cilat kanë deklaruar një xhiro prej 0 lekë, ose thënë ndryshe që financohen totalisht nga fonde publike pasi nuk arrijnë t’i mbulojnë vetë kostot e tyre të punës janë ALBMINIERA SHA, Bursa e Tiranës SHA dhe KRWM SHA. Kompani të cilat kanë një xhiro më të vogël se kosto e punës ose ndryshe që arrijnë të mbulojnë vetëm një pjesë të këtyre kostove, për vitin 2014 janë tetëmbëdhjetë, 14 prej të cilave kanë një mbulim mbi 50%.
Aftësia Paguese e SHA me kapital nga një Institucion Publik 2014.
Ky indikator vlerëson aftësinë që një shoqëri ka për të shlyer detyrimet. Raportet për të analizuar aftësinë paguese të një shoqërie janë dy. Raporti i borxhit total llogaritet si raport i detyrimeve ndaj detyrimeve dhe kapitalit dhe tregon çfarë peshe zënë detyrimet në pasivin e shoqërisë. Raporti i detyrimeve totale ndaj kapitalit tregon pjesën e aktiveve që financohet me kapital dhe pjesën e financuar me kredi. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare SHA KESH e cila ka vlerën më të lartë të detyrimeve, ka një raport borxhi 84% në vitin 2014. Pra, detyrimet ë kësaj shoqërie zënë 84% të pasivit. Raporti tjetër i po të njëjtës shoqëri tregon që për çdo 1 lekë financim me kapital të vet ajo financon 5.31 lekë me kredi.
Raportin më të lartë të detyrimeve ndaj kapitalit në vitin 2014 e shënon TERMOCENTRALI Vlore SHA në vlerën 443.4 herë.
Situatën më të “mirë” të aftësisë pagese në këtë vit e pasqyron “TRAJTIMI I STUDENTEVE SH A Gjirokastër” i cili financohet thuajse 100% me kapital të vet.
Të dhëna të detajuara për kapitalin, aksionarët, xhiron vjetore, fitimin përpara tatimit dhe administratorët e shoqërive aksionare janë të publikuara për secilën SHA tek databaza e mirëstrukturuar Shoqëri Biznesi .
AIS vs PS, LSI dhe PD mbi Transparencën me Fondet e Fushatave. Kërkesë Gjykatës Administrative Apeli për përshpejtim të shqyrtimit gjyqësor
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaNë vijim të procesit gjyqësorë, dhe përpjekjeve për të detyruar partitë politike të vënë në dispozicion të publikut në kohë reale (gjatë fushatës) të dhëna për Financimin e Fushatave Zgjedhore, po ndajmë me ju informacion mbi zhvillime të fundit.
Konkretisht AIS, ka depozituar në Gjykatës Administrative Apeli, një Ankim me Objekt: Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 22.07.2015 te Komisionerit për te Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhënave Personale. Detyrimin e partive politike t’i japë palës paditëse informacionin e kërkuar për financimin e fushatës zgjedhore, te kërkuar prej këtij te fundit ne datën 09.06.2015.
Paditës në Proces është : AIS organizatë jofitimprurëse.
Të paditur janë : Komisjoneri për të Drejtën e Informimit, PD, PS dhe LSI.
kjo çështje e ankimuar, është regjistruar në apel në datën 18.01.2016. Zbardhja e Vendimit në Gjykatën e Nivelit të Parë dhe Transferimi i Dosjes nga Shkalla e Parë tek Gjykata Administrative e Apelit Tiranë u vonuan me 2 muaj. Aktualisht për çështjen është hedhur shorti dhe si relator është përzgjedhur gjyqtari Artur Malaj. Në pritje të një date për fillim të shqyrtimit gjyqësor AIS, u trembet zvarritjeve dhe vonesave në kohë, si pasojë e ngarkesës teknike të gjykatave administrative.
Në këtë kontekst, AIS vlerëson se objekti i padisë dhe rëndësia që ajo ka për interesin publik kërkon me domosdoshmëri shqyrtimin e saj në një kohë të shpejtë dhe jo në periudha zvarritëse disa vjeçare. Nëse shqyrtimi gjyqësor zvarritet dhe nuk finalizon përpara fillimit të fushatës tjetër zgjedhore (2017), objekti i Padisë dhe shqyrtimi gjyqësorë humbasin rëndësinë dhe aktualitetin. Gjithashtu një interpretim dhe vendim gjyqësor përfundimtar do të kontribuonte edhe në procesin e debatit dhe punës për ndryshime ligjore të mundshme në kuadër të reformës me Kodin Zgjedhor, reformë e parashikuar të ndërmerret dhe finalizohet brenda vitit 2016.
Për këtë arsye, AIS në cilësinë e paditësit i është drejtuar Gjykatës Administrative Apeli Tiranë, Kryetarit të saj zotit Kastriot Selita, Relatorit të çështjes, gjyqtarit zoti Artur Malal me Kërkesën: për Përshpejtim të Shqyrtimit Gjyqësor të çështjes në një afat kohor sa më të shpejtë.
Gjithashtu kujtoj që pretendimi për akses informimi në kohë reale në financimet elektorale të partive bazohet në parashikimin kushtetues Neni 9 i Kushtetutës pika 3 Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.
Më poshtë po ju përcillet një kopje e kërkesës së drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi .
Kerkese per pershpejtim gjykimi
Kopja e kërkesës së dytë drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi
Kërkesa e dytë drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi
Ceremonia e ndarjes së cmimit në DiploHack Tirana
/in Aktivitete /by adminWhat happens when a programmer, a civil society representative, and a diplomat solve a problem together?! The Embassy of the Netherlands in Albania and Albanian Institute of Science hosted more than 50 participants on 29-30 January at DiploHack Tirana. Thirteen teams composed of a mixture of diplomats, programmers, and civil society representatives worked together on ways to use open data and technology to strengthen civil society advocacy. In the end, the teams presented thirteen applications designed to raise the civil voice.
The winner of #DiploHack Tirana was #LoveInAction team with their app AccessHack, an app that maps public buildings in Albania according to how accessible they are for people with disabilities.
PPTX – PDF
DiploHack Tirana Teams and Apps
FYI-Presentation
PPTX – DOCX
PPTX
PPTX – PDF
PPTX
PPTX
PPTX – PDF
DiploHack Tirana is the first of a series of events that the Netherlands will hold in EU countries during 2016 with photos, video presentations, and developed applications.
Programme Diplohack Tirana
/in Aktivitete /by adminDiploHack: Introducing The Challenge
Friday 29 January, 17 – 18:30
Embassy Netherlands, Rruga Asim Zeneli 10
Welcome – what is a hackaton – composing the teams – logistics.
Diplo Hack: Hackathon!
Saturday January, 9:30 18:00
Embassy of the Netherlands, Rrug Asim Zeneli 10
10:15 welcome by Dewi van de Weerd, ambassador of the Netherlands to Albania
10:20 Presentation: open Data and how to use it by Aranita Brahaj
Phase 1: Ideation 10:30 12:00
12:00 DEADLINE: HAND IN YOUR PROBLEM ANALYSIS
Lunch 12:00 – 13:00
Phase 2: Prototyping 12:00 17:00
Phase 3: Preparing an elevator pitch 17:00 18:00
Prepare an elevator pitch of MAx 3 minutes cn the idea MAX 1 visual
18.00 DEADLINE: HAND IN 1 VISUAL FOR ELEVATOR PITCH
Diplohack Tirana Award Ceremony
Saturday January, 19:00 – 21:30
Destil, Qemal Guranjak
Presentations of the teams – Key note speech by Ened Mato – Award and drinks
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Tiranë e ftuar në Tonight Ilva Tare, flet për presidencën e BE dhe procesin integrues të vendit
/in Mbulimi mediatik /by adminE ftuar në programin televiziv “Tonight Ilva Tare”, zonja Dewi van de Weerd , Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, vend i cili mban Presidencën e BE për këto 6 muaj, është shprehur se nëse reforma në drejtësi nuk do të miratohet, atëherë populli shqiptar do të vuajë shume dhe kjo do të pengojë procesin integrues të vendit.
Sidoqoftë për këtë reformë ka njerëz të përkushtuar dhe që po punojnë shumë dhe për Ambasadoren kjo mund të jetë një kthesë për politikën shqiptare, duke arritur të gjejnë konsensusin për të miratuar këtë reformë.
Përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ambasadorja tha se ngeli e habitur me faktin që Kryeprokurori riorganizoi strukturën antikorrupsion, duke qenë se kjo është një nga prioritetet e Shqipërisë.
Azilkërkuesit shqiptarë në Holandë kanë 0% mundësi për ta përfituar azilin dhe sipas Ambasadores të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen të ndertojne të ardhmen në vendin e tyre.
Si mbajtëse e Presidencës së radhes së BE, Hollanda do të luaje rolin e ndërmjetësit të paanshëm me Shqipërinë dhe se vendi yne duhet të fokusohet më shumë tek puna sesa tek fjalët.
Në programin televiziv Tonight Ilva Tare në Ora News, u prezantuan edhe disa programe të mbështetura nga Mbretëria e Holandës, mes tyre edhe programi i organizatës AIS titulluar Money Government and Politics. Ky program synon krijimin e mjeteve për transparencë dhe kontroll qytetar mbi qeverisjen me qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe reagimin pjesmarës.
DiploHack Tirana 29 – 30 Janar
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAmbasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Shkencave do të organizojë DiploHack Tirana, “Zë për Shoqërinë Civile: përdorim I të dhënave transparente për advokim nga shoqëria civile”, në datat 29 dhe 30 janar 2015. Ky event Hackathon do të bëjë sëbashku përfaqësues të shoqërisë civile, diplomat, dhe programues në një event njëditor, për ë punuar bashkë për mënyra kreative në përdorimin e open data për ti dhënë një zë më të fortë shoqërisë civile.
Si kryesuese aktuale e Presidencës së Unionit Europian, Mbretëria e Holandës ka si princip të promovojë dialog mes qytetarëve dhe qeverive. Transparenca luan një rol në debatin publik domethënës, përdorimi i teknologjisë dhe të dhënave të hapura kontribuon në mënyrë domethënëse në fuqizimin e shoqërisë civile, gazetarëve dhe akademikëve.
Rrjete të miksuara dhe bashkëpunimet po bëhen thellësisht të rëndësishme; bota po ndryshon dhe po kështu diplomacia. Evoluimi I shpejtë i teknologjisë ofron njëkohësisht sfida dhe mundësi. Për ti takuar këto sfida, diplomatët rregullisht bashkëpunojnë me aktorë të tjerë për të çuar më tej evente që përqasin çështje të një rëndësie globale përmes proceseve të ideimit dhe dizenjimit.
Një #DiploHack kombinon specifika të mënyrave të të mësuarit dhe aftësimit me OJF, sipërmarrje sociale, zhvillues dhe dizenjues të teknologjisë të teknologjisë, me ato të diplomatëve, gazetarëve, dhe akademikëve për të “hackuar” probleme duke kërkuar e gjetur zgjidhjet. Skuadra të vogla përbërë nga një përfaqësues i shoqërisë civile, një diplomat, dhe një programues do të punojnë sëbashku për 24 orë. Skuadra me idenë më të mirë do të fitojë Çmimin DiploHack Tirana.
Data: 29 pasdite dhe 30 Janar gjithë dita.
Vendi: Ndarja e çmimeve në orën 19:00 deri 22:00 në 30 Janar 2016 në Destil
Hashtag: #DiploHack
Fituesit e Diplohack Tirana 2016
#Love in Action
Access hack in Tirana: an interactive map of accessibility statuis of public spaces for people with disabilities.
#4Techno
Information on time for public procurement to be improved
Swords
Fund your idea:technical assistance, accessibility to data sources capacity building
FYI-Presentation
HopEU
Helping domestic violence victims
Slockomats
Education and labor market
PPTX – DOCX
The Pink Team
Common Places, on open digital platform as space of discussion about the creation of common places
Albanian Tulip
Civil Society Platform:Making Albanian NGO’s more effective by improving their visibility
#Love in Action
Universal access in Tirana:an interactive map of accessibility statuis of public spaces for people with disabilities
PPTX – PDF
The Pioneers
Balkan Bike, digital platform for cycling mobility
Click
Neighbour tap
PPTX
DEC16
Giving a voice to citizens through technology:website and app that allow citizens to contact directly their political representatives
PPTX – PDF
Dothack
See and Act, responsibilities of local governments
PPTX
Sunshine Pirates
WANA app(We Are Not Alone): helping people who live alone for medical emergency purposes
PPTX
The Fifth Power
Be My Guest: Digital tourism ma of Albania with info on region/attraction and populations
PPTX – PDF
Nori Spauwen
Rron Nushi
Besjana Hysa
Shefiko Hajna
Erald Hoxha
Ergest Nako
http://dynamic.hs.fi/2012/hsopen6-1/index.html
Google Charts tools
https://developers.google.com/chart/?hl=en
https://cartodb.com/
http://www.highcharts.com/
https://support.google.com/fusiontables/answer/2571232
Prokurime Publike të Bashkive Open LGP
/in Kreupost, Projekte /by adminShqipëria renditet në vendin e 37 në Indexin Global për të Dhëna të Hapura 2015
/in Njoftime per shtyp /by adminNë Indeksin Global për të Dhëna të Hapura (Global Open Data Index) të publikuar së fundi Shqipëria vlerësohet në vendin e 37. Një renditje e tillë e pozicionon vendin tonë me më pak të dhëna të hapura krahasuar me vende europiane si: Norvegjia Hollanda, Franca, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Italia, Moldavia, Austria, Gjermania, Zvicra madje edhe Kosova. Ndërkohë Shqipwria lë pas disa shtete si: Luksemburgu, Portugalia, Sllovakia, Greqia Turqia, Gjeorgia dhe Maqedonia. Vendin e parë në renditje e mban Tajvani. Tre vendet me paraqitjen më të mirë janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa SHBA-të ruajnë vendin e tëtë në renditje
Hapja e të dhënave zyrtare për databazat kryesore në Shqipëri konsiderohet në masën 42%. Të kënaqshme janë të dhënat mbi Tregues Kombëtarë dhe Buxhete Publike. Ndërsa informacioni mbi të dhënat Meterologjike dhe Prokurimeve Publike shfaqin mungesa dhe nivel të ulët Informacioni. Global Open Data Index u realizua nga Open Knowledge Foundation Network dhe vlerësimi lokal për Shqipërinë u organizua nga stafi i AIS dhe bashkëpunëtorëve.