Data 19. 12. 2015
Organizator AIS në kuadër të MG&P
Vendi My Office Tiranë
Tema këtë vit: Jeta në një Qytet Tjetër
Hackathon Hacker + Marathon është maratona e hapur ku individ të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion apo hartë. Këtë vit Hackathon u mbajt në 19 dhjetor dhe tema e sugjeruar ishte: Jeta në një Qytet Tjetër. Ftesa e hapur ishte për Qytetar të thjesht; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues ose Designer.

Eventi zhvillohej në bazë konkurrimi për grupe apo individ. Në finalen prezantuese mbërritën gjashtë grupe me tema si më poshtë:
Tema: Shëndetësia në Qytetin Tim. Si shpenzohet në spitale për shëndetin e qytetarëve. Ku buxhetoret më mirë shëndeti në Gjirokastër, Fier, Korçë , Dibër apo Kukës. Student të ekonomisë monitorojnë buxhete faktike për spitale rajonale. Dhe para do të thotë shërbim shëndetësor e më tutje Shëndetësi. Gjetje nga Hackersat: në këto spitale më shumë paguhet për personel se sa për ilaçe, pajisje dhe të tjera kosto për mjekim spitalor.
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/girokaster.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/korce.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/kukes.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/list.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/Totali.html

Tema: Albanian Facin Europe Turizëm. Çfarë duhet të dijë një turist që vjen në Tiranë dhe çfarë duhet të dinë ata që menaxhojnë turizmin për të tjera vende evropiane apo fqinje me Shqipërinë. Ky ishte subjekt i një app të prezantuar në Hackathon 2015.
Tema : Shpenzime Infrastrukture, dy Bashkitë më të Buxhetuar Gjirokastra dhe Tirana. Vepra Publike dhe Infrastrukturë. Çdo qytetar do i donte në bashkin e tij. Por një nga Konkurrentët në Hackathon ka zbardhur se janë dy bashki me më shumë buxhet dhe shpenzime Gjirokastra dhe Tirana janë në krye të listës ndërsa prezantimi në Hackathon ka zbardhur se cilat kompani janë kontraktuar për punë publike në këto dy bashki.
http://ais.al/Hackathon/transporti/Gjirokaster.html
http://ais.al/Hackathon/transporti/Tirana.html

Tema : Përmirëso qytetin tim,#Sarandën. APP apo web page , keni probleme me infrastrukturën dhe urbanistikën, jetoni apo banoni në Sarandë raportojini tek Përmirëso Qytetin tim!! Pas kësaj postohet tek Kryetarja e Bashkisë dhe Këshilli. Një AFP për e-Participation.
http://ais.al/Hackathon/saranda/test.html

Tema: Në qytetin Tim Punësim vs Shkolla të Larta. Numri i atyre që regjistrohen në shkolla të larta është shumë më i madh se numri i vendeve të reja të punës për pozicione me diplomë universitare. Një analizë në Hackthon sjell një krahasim për të treguar sa të pa integruar janë dy trendet. Gjetje: 6% e popullsisë në vend janë student. Por vendet e punës që kërkojnë diplomë universitare nuk janë aq. Tarifat në Universitetin e Shëndetësi janë më të shtrenjtat por niveli i pagave është më i lartë në Industri Hidrokarbure. Numri i studentëve në IT është shumë i ulët por vende pune më shumë hapen për këtë sektor. Duhen më shumë studime për tregun e punës dhe lidhjet e tij me universitetit – ky është një konkluzion i prezantimit të parë në Hackathon Albania.
http://ais.al/Hackathon/Ne qytetin tim cdokush shkon ne Univ. A ja vlen/list.html

Tema: Taksat në Qytetin Tjetër. Si paguaj për Bashkinë time?!! Një student i fakultetit të ekonomisë; një i mjekësisë dhe një tjetër nga informatika ekonomike janë bërë bashkë për të analizuar se në cilin qytet paguajmë më pak apo më shumë taksa.
http://ais.al/Hackathon/taksat/list.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list2.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list3.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list4.html

Gjashtë idetë finaliste u prezantuan përpara një Jurie të përbërë nga:
- Anisa RULA, Kërkuese Shkencore Universiteti Milano Bicocca Itali
- Elga MITRE,Netherlands Embassy in Tirana
- Julia HOXHA, Albanian Institute of Science AIS, Kërkuese Shkencore Universiteti i Kolumbias në USA
- Leonid BLLOSHMI
Open Society Foundation Albania
- Rron NUSHI, Netherlands Embassy in Tirana
Hackathon u mbajt në ambientet e My Office. Ky është viti i katërt që AIS organizon një Hackathon për Shqipërinë. Eventi i rradhës nga AIS do të jetë Open Data Day 2016 Albania.
Finalist në Open Data Hackathon Albania 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminData 19. 12. 2015

Pasuri të Funksionarëve të Lartë katër President (1997-2015) dhe Prokuror të Përgjithshëm pas 2000
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminTë nderuar Miq,
Në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, janë publikuar tashmë të dhëna mbi pasurinë dhe interesat ekonomik të disa funksionarëve të nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë.
Kështu të ardhura të vitit të fundit në detyrë për tre presidentët e fundit zotin Rexhep MEIDANI, zotin Alfred MOISIU dhe z. Bamir TOPI ju mund ti gjeni duke plotësuar në filtrin e kërkimit kategorinë e subjekteve President i Republikës
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/2
Ndërsa Deklarimet e Pasurisë për dy ish prokurorët e fundit zonjën Ina RAMA dhe zoti Thedhori SOLLAKU ju mund të gjeni duke kërkuar sipas filtrave të kërkimit me Prokuror i Përgjithshëm
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/3
Në attaches keni dy ilustrime se si mund të përdorni filtrin e kërkimit për disponimin e të dhënave.
Po kështu ju në këtë rubrikë mund te njiheni me deklarime zyrtare të aseteve pasurore edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit të lartë sikurse për gjyqtar të gjykatës për krime të rënda.
Kjo rubrikë pasurohet si pjesë e aktiviteteve të organizatës AIS për zbatimin e programit Money Government &Politics MG&P.
Ju faleminderit
Ligji për qeverisjen vendore , Dhoma Zgjedhore kundër tre mandateve për të zgjedhurit Vendorë
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminTiranë data 15 Dhjetor 2015
Dhoma Zgjedhore, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mos ndryshojë variantin fillestar të draftit për ligjin e vetëqeverisjes vendore, i cili kishte një kufizim deri në 2 mandate për të zgjedhurit vendorë.
Vendimi fundit për ta çuar në tre mandate konsiderohet regres nga Dhoma Zgjedhore. Sipas përfaqësuesve të kësaj dhome, ky vendim është kthim pas, duke argumentuar se të gjithë kryebashkiakët që kishin një mandat të 3-të u proceduan penalisht për abuzime me detyrën.
Gerti Shella (INFOCIP): Përvoja shqiptare në qeverisjen vendore dikton sot më shumë se kurrë kufizimin e mandateve në dy të tilla. Vetëm në fillim të këtij viti kryebashkiakët e qyteteve të rëndësishme me nga dy mandate në detyrë që kërkonin një të tretë në kuadër të zgjedhjeve u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dhjetëra ishin dhe kryekomunarët e proceduar.
Aranita Brahaj (AIS dhe Za’Lart Albania 2015): Në monitorimin e Situatave Zgjedhore në Zgjedhjet për Pushtetin Vendor 2015 u konstatua se aty ku rikandidonin kryetarë ekzistues të bashkive konstatoheshin më shumë shpenzime elektorale dhe më shumë raste të përdorimit të administratës publike në fushatë. Në platformën Za’Lart qytetarët raportuan për problem me transferime emrash në regjistrin civil. Po kështu në bashki ku rikandidohej u raportuan edhe presione për të intimiduar votuesit përmes shërbimeve publike duke cenuar kritere të konkurrimit të drejtë mes kandidatëve. Për këtë arsye ligji nuk duhet të tolerojë perëndimin e pushteti për një kohë kaq të gjatë.
Kristaq Kume: Do të përdorim mekanizma të tillë shtrëngues siç është kufizimi I të drejtës së të zgjedhurit jo më shumë sesa dy mandate”
Ndryshimi i draftit fillestar të ligjit të qeverisjes vendore, sipas Dhomës Zgjedhore shkon dhe në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve por dhe me procesin konsultativ e me grupet e interesit.
Gazeta Shekulli Titull: Dhoma Zgjedhore: Kryebashkiakët të zgjidhen në dy mandate
Ballkanweb: Dhoma Zgjedhore – Zgjedhja e kryebashkiakëve vetëm për dy mandate
Gazeta MAPO: Deklaratë e Shoqërisë Civile: Projekt-ligji Për Qeverisjen vendore, devijim negativ
Shqipëria merr çmim europian për përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit
/in Mbulimi mediatik /by adminVlerësimi në bazë të historive frymëzuese që prezantoheshin nga përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse
Autor : Erisa ZYKA
Transmetuar ABC News TV
Shoqëria shqiptare është një ndër shoqëritë europiane më aktive në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë shqiptarë përdorin rrjetet sociale si FB dhe Twitter në mënyrë optimale jo vetëm për të komunikuar midis tyre, por edhe për pjesëmarrje civile në evenimente shoqërore, kulturore dhe politike. Në takimin e organizuar në Parlamentin Europian të titulluar« Nxitja e pjesëmarrjes elektronike civile në Europë, Shqipëria nuk ishte thjesht e përfaqësuar, por edhe e vlerësuar me një çmim. Shqipëria së bashku me Serbinë edhe pse shtete jo-anëtare të BE-së janë pjesë e rrjetit të 11 vendeve të pjesëmarrjes elektronike europiane së bashku me shtete anëtare të BE-së. Kjo falë Institutit Shqiptar të Shkencave, që e ka përfshirë Shqipërinë në rrjetin Telecenter Europe, që synon midis të tjerash përdorimin optimal të teknologjive të informacionit dhe komunikimit jo vetëm kundër përjashtimit social dhe varfërisë, por edhe ndikimit të qytetarëve në vendimmarrje politike përmes instrumenteve elektronikë.
Në ceremoninë e zhvilluar në Parlamentin Europian u vlerësuan fituesit e konkursit të pjesëmarrjes elektonike europiane, të cilët kishin prezantuar histori frymëzimi për qytetarinë aktive. Jora Risto është një prej 12 fituesve të qindra historive të prezantuara mbi mënyrën se si të rinjtë europianë përdorin instrumlenta të pjesëmarrjes elektronike për të të ndërgjegjësuar, ndikuar apo zgjidhur një problem shoqëror. Historia për të cilën Jora mori çmim është një moment i rëndësishëm i qytetarisë pjesëmarrëse në Shqipëri. Ajo ka prezantuar historinë e studentëve të nëntorit 2013, të cilët cilët arritën të mobilizojnë protestat kundër procesit të demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.
Në shtete anëtare të Bashkimit Europian, qytetaria elektonike aktive mund të çojë jo vetëm në organizimin e protestave për vendimarrje të caktuara, por edhe në ndryshimin e legjislacionit. Për drejtorin ekzekutiv të rrjetit Telecenter Europe, Gabriel Rissola, pjesëmarrja elektronike aktive po nxit procese demokratike të shoqërive në gjirin e vetë shoqërisë.
Gabriel Rissola: «I ashtuquajturi « revolucioni spanjoll » i 15 majit ishte një proçes që mobilizoi shumë njërëz, miliona qytetarë në Spanjë. Gjithë procesi filli përmes telefonave, ku qytetarët u lajmëruan që do të zhvillohej protestë në qendër të Madridit. Pati shumë propozime që u bënë nga le t’i quajmë asamble popullore, por si përfundim nuk u konkretizuan në legjislacion. Nuk ndodhi asnjë. Ndaj ishte shumë interesante të dëgjoja rastin e Estonisë sot, ku arrit që protesta të konkretizohej me 7 ligje të reja”.
Pjesëmarrja elektornike aktive synon të shfrytëzojë maksimalisht insiativën e qytetarëve në vendimmarrjen europiane. Në bazë të traktatit të Lisbonës, nëse mblidhen 1milion firma të qytetarëve për një çështje të caktuar, atëherë Komisioni Europian pritet të fillojë procesin legjislativ për këtë çështje.
Transmetuar në 13 Dhjetor 2015 në TV ABC NEWS
Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale
/in Aktivitete, Kreupost, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të vënë informacion në dispozicion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015.
Kushtetuta sjell një nga modelet më të mira për akses informimi mbi financat elektorale. Bazuar në Kushtetutë ky informacion duhet të jenë kurdorherë publik dhe i aksesueshëm pa kufizime, pa diskriminim, pa procedura burokratike ose segmente institucionale ndërmjetëse. Në seancën e e datë 10 Nëntor 2015 Gjykata Administrative hodhi poshtë pretendimin e ngritur nga AIS.
Organizata jonë ka apeluar dhe do të vijojë advokimin gjyqësor me qëndrimin se Partitë Politike janë subjekte të së Drejtës Publike dhe kanë detyrim të bazuar në Kushtetutë, për Akses Informimi ndaj qytetarëve, medias dhe çdo aktori tjetër civil. Gjithashtu transparenca me shpenzimet dhe donatorët e fushatës është një aspekt i rëndësishëm për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.
Hapa kronologjik të procesit:
Dokumente të rëndësishme të procesit gjyqësor:
Kërkesë për informim PS
Kërkesë për informim PD
Kërkesë për infomimim LSI
Ankesë për komisionerin për të drejtën e informimit
Kërkesë Padia drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë
Fletë thirrja e Gjykatës
Vendimi i Gjykatës
Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit
Kerkese per pershpejtim gjykimi
Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut
Vendimi Gjykata Administrative e Apelit
Kërkesë: AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs
Deklarata dhe Interesa Pasurore për Kryebashkiak të zgjedhur në 21 qershor 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminNë kuadër të programit Money, Government & Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Kryebashkiakëve të Zgjedhur më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar, mund të informohet mbi të ardhura vjetore të çdo kryebashkiaku sipas burimit nga paga; të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj.
Po në këtë rubrikë vijojnë të jenë të dhëna për deklarata dhe asete të drejtuesve apo gjyqtarëve të nivelit të lart. Duke ju falënderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.
Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale
/in Aktivitete, Kreupost /by adminSi kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike?
Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.
Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e të dhënave të shpenzimeve buxhetore dhe transaksioneve në sektorë të ndryshëm publikë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me aktorë të ndyshëm mbi impaktin që ka open data në këtë proces.
AIS e angazhuar në hapjen e të dhënave të buxheteve nëpërmjet platformave Open Data Albania dhe Open Spending, prezantoi në këtë aktivitet modele të cilat jo vetëm kanë shërbyer në transparencën e shpenzimeve të buxhetit dhe transaksioneve të thesarit, por gjithashtu përmes përdorimit të linked data kanë ndihmuar në identifikimin e konfliktit të interesit, rasteve të korrupsionit dhe angazhimin qytetar në proceset e vendimarrjes.
Pjesë e këtij procesi intensiv ishin organizata të shoqërisë civile si: Play-Fair, Hasdana, K-Monitor, UNDP, gazetarë dhe politikëbërës, të cilët u angazhuan në krijimin e partneriteteve, përftimin e modeleve më të mira për transparencë buxhetore, si dhe formësimin e aksioneve konkrete mbi demokratizimin e politikave fiskale në Europë.
Money Government & Politics në Media Dhjetor 2015
/in Kreupost /by adminFtesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminHackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.
Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.
Si të përgatiteni?
Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.
Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!
Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook të Albanian Institute of Science.
Ju faleminderit!
AIS merr pjesë në Workshopin Share PSI 2.0 mbi maksimizimin e ripërdorimit të të dhënave të Hapura
/in Aktivitete /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave po përfaqësohet nga Besjana Hysa në Workshopin Share-PSI 2.0 i cili mbahet në Berlin në datat 25- 26 nëntor. Workshopi synon që të shprehë në mënyrë të qartë idetë, konceptet dhe zgjidhjet të cilat direkt ose indirekt ndikojnë në ri-përdorimin e të dhënave të hapura dhe PSI. Me qëllim identifikimin e praktikave më të mira me fokus në fushën e informacionit të sektorit publik, trashëgiminë kulturore, të dhëna tregtare, gjithashtu dhe ato shkencore të cilat janë shumë të rëndësishme.