
Organizata jonë AIS me datë 10 Tetor 2015, ora 10.30 zhvilloi një workshop me gazetarë të cilët në vijimësi do të angazhohen në Iniciativën Open Spending. Kjo nismë konsiston në krijimin e një networku me gazetarë lokal të afirmuar, të cilët do të angazhohen në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore.
Në workshop u prezantuan instrumenta dhe të dhëna të mirëstrukturuara të cilat rrisin nivelin e informimit dhe monitorimit qytetar mbi financat dhe asetet publike. Përmes të dhënave të hapura dhe linked (të lidhura) krijohen hapësira për të kontrolluar dhe minimizuar raste të abuzimit, konfliktit të interesit dhe nepotizmit. Ky workshop u mbajt në kuadër të programit Money, Government and Politics.
Programi :
10:30 – 11:00
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutiv (AIS)
Të dhëna mbi Open Corporates Albania, Kontrolli i Konfliktit të Interesit
11.00 – 11.25
Leonard BAKIPLLARI
Gazetar Investigativ MAPO dhe SHOQATA E GAZETARËVE PËR DREJTËSI.
Deklarimi i Pasurisë, Zyrtarë të Nivelit të Lartë, Investigimi dhe Burime të Dyshimta.
11:25 – 11:45
Shefiko HAJNA
Open Spending Albania
Monitoro Thesarin, Kontrolli Qytetar mbi Shpenzimet Publike
11:45 – 12:05
Blerta TUCI, AIS
Taksimi i Punëmarrësve, Kalkuluesi i Taksave (Daily Bread) si instrument për të ofruar qytetarët me shërbimet publike
12:10 – 12:30
Besjana HYSA, AIS
Linked Data (të dhëna të ndërlidhura) mbi shpenzimet dhe deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë
12: 35- 12: 55
Pyetje dhe Diskutime
Të dhëna mbi pjesëmarrësit në Workshop:
Gazetarë të angazhuar në Tiranë dhe Media lokale: 14 me 11
Raporti Meshkuj/ Femra: 11 me 14
Me eksperiencë pune 7+ vite: 17, 5-7 vite: 4, 3-5 vite: 3, 0-3 vite:
Total pjesëmarrës: 25
Total të Rregjistruar: 31
Gazetarë të rregjistruar për pjesëmarrje
Nr.
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
Emer Mbiemer
- Adi DARSI
- Adriatik DOCI
- Albana QIRJAKO
- Armida SHUKULLI
- Aurora MURA
- Aurora SULCE
- Bashkim SHALA
- Bepin KOLVATAJ
- Besjana BEGAJ
- Bledar KORRESHI
- Brikela QELEMENI
- Ebrieta MACAJ
- Elvis NABOLLI
- Englantina IMERAJ
- Eni FERHATI
- Enio CIVICI
- Erjola AZIZOLLI
- Fatbardha NERGJON
- Gjyste DEDA
- Juljan SHOTA
- Keti BANUSHI
- Ornela ROBAJ
- Raimond KOLA
- Renaldo XHANEJ
- Skerdilajd MURATI
- Sokol ÇOBO
- Suela TOPI
- Violeta SHQALSI-CARA
- Vjollca KONGJONI
- Xhevahir ZHABINA
Media
- Free
- Gazeta SOT
- RTV SCAN
- Un-employed
- “Zeri i Popullit”
- TV Ora News
- BIRN-Albania &Koha Ditore-Kosove
- TV1 Channel
- TV-FOKUS
- Top Media
- RTV “Korça”
- RTV REAl Vlorë
- TV Rozafa
- TV.Fokus
- Top-News
- RTV SCAN
- Ora News
- Report TV, Gazeta Shqip
- M+
- A1 report
- VIZION +
- TV Fokus
- VOA
- Un-employed
- Panorama Sport
- Gazeta “Shqip”
- Gazeta “Shekulli”
- TV SCAN
- News 24
- TV Klan
Shpenzime Transparente për Bashkitë
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminUSAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,
ODA publikon të dhëna të mirë-strukturuara për shoqëri biznesi që funksionojnë si media
/in Aktivitete /by adminShoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania që funksionojnë si MEDIA
Përmes publikimeve në një nga rubrikat e tij, portali Open Data Albania bën të mundur vizibilitetin për të dhëna mbi Kompani Mediatike dhe Audiovizive. Të dhënat japin përgjigje për:
Këto të dhëna për ju tek rubrika Shoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania me filtrin e kërkimit Kategori Korporate duke përzgjedhur “Shoqëri Media”.
Ilustrimi me figurë në attach 1 ju tregon se si përzgjidhet kategoria e Kompanisë.
Aktualisht të tilla Shoqëri Media Audiovizive rezultojnë 111 subjekte.
Pasi keni klikuar njërin subjekt, dhe për efekt demonstrimi është përzgjedhur me renditje alfabetike (e para me shkronjen A) subjektin A V N. Duke klikuar ju shfaqen Të Dhëna të Përgjithshme për këtë kompani. Më pas ju mund të klikoni Vizualizime ku shfaqen figura që tregojnë se si ka qenë fitimi i kompanisë në vite sikurse shpërndarja e kapitalit sipas ortakëve, apo aksionerëve të kompanisë. Po aty kliko Transaksione Thesari dhe dalin të gjitha vlerat që kompania A V N ka përfituar nga institucione buxhetore, në rastin konkret kjo kompani ka përfituar 3 transaksione nga 2 institucione.
Ilustrimi me figurë attach 2 ju demonstron ku duhet të klikoni për secilin informacion mbi këtë kompani.
Njësoj si për A V N ju mund të gjeni të dhëna për secilën nga 111 subjektet shoqëri media. Rubrika ka informacion edhe për kompani të pezulluara, në sekuestro apo të mbyllura.
Jeni të lutur ti përdorini këto informacione pa ndonjë kufizim, por gjithmonë me sugjerimin për të cituar se në cilin portal gjenden të mirë strukturuara këto informacione. Po njësoj tek rubrika Shoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania gjeni të dhëna edhe për kompani të tjera sipas sektorëve të aktivitetit.
Ju faleminderit!
AIS kundër Projekt Ligjit për kriminalizim të Shpifjes
/in Njoftime per shtyp /by adminEdhe organizata AIS, promotor i Open Data Albania / Të dhëna Transparente për Shqipërinë i bashkohet thirrjes së BIRN Albania për të mos miratuar Projekt Ligjin që kriminalizon shpifjen. Ky projektligj parashikon dënim me burg, dhe i jep drite jeshile arrestimit të gazetarit. Për ta çuar një gazetar në pranga, tani do të mjaftoj pretendimi i qeveritarit se kritikat dhe analizat për punë negative apo korruptive janë shpifje. Deri sa të vërtetojë Gjykata (jonë problematike), sa gazetar do ta kenë provuar edhe pa të drejtë qelinë?
AIS i bashkohet thirrjes se BIRN Albania http://www.reporter.al/kriminalizimi-i-shpifjes-ndaj-zyrtareve-te-larte-kercenim-per-demokracine/
I bëhet thirrje Qeverise të tërheqë projektligjin qe kriminalizon “shpifjen ndaj funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhur” http://www.parlament.al/web/pub/pligj_shtese_7895_kodi_penal_24268_1.pdf
AIS inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mos e votojë projektligjin, dhe i bën thirrje çdo aktori civil ti bashkohet këtij qëndrimi.
Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri vizitë në zyrat e AIS
/in Aktivitete /by adminAmbasada e Mbretërisë së Hollandës mbështet Institutin Shqiptar të Shkencave në projektin “Money, Government and Politics“. Ky projekt ka për qëllim të adresojë çështje të abuzimit, korrupsionit dhe konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri, duke hapur të dhëna publike për shpenzime të institucioneve shtetërore, shpenzimet elektorale, si dhe pasuri të zyrtarëve të lartë. Më 8 Tetor, 2015 Ambasadorja Dewi van de Weerd vizitoi zyrat e organizatës tonë ku diskutoi me znj, Aranita Brahaj dhe stafin e saj mbi projektet e AIS në publikim e të dhënave në një format të standartizuar në platfomat (http://open.data.al) dhe (http://spending.data.al). Krahasimi dhe analiza e të dhënave të tilla rrit transparencën dhe nxit debatin publik mbi ndryshime cilësore në këtë proces. Shkëlqesia e saj vlerësoi projektet tona dhe deklaroi se Ambasada e Mbretërisë së Hollandës do të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e iniciativave të ndërmarra nga AIS.
AIS padit në Gjykatë tre partitë kyesore në vend PD, PS dhe LSI
/in Mbulimi mediatik /by adminAIS ka paditur në gjykatë tre partitë kryesore në vend Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit. Instituti Shqiptar i Shkencave u ka kërkuar partive informacion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015, duke mos marrë përgjigje për kërkesën zyrtare. Ndërsa Komisioneri për të drejtën e Infomimit e rrëzoi këtë pretendim, duke detyruar organizatën ti drejtohet Gjykatës Administrative.
Drejtoresha Ekzekutive e AIS shprehet për median se partitë janë subjekt i të drejtës së infomimimit, duke e mbështetur argumentin e saj në pikën 3 të nenit 9 të Kushtetutës. Aktualisht në gjykatë janë mbajtur dy seanca paraprake ku është paraqitur vetëm përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të drejtën e Informimit. Seanca e rradhës do të mbahet në 2 Nëntor.
Deklaratat e Pasurive për Zyrtarë të Lartë në Open Spending Albania
/in Aktivitete /by adminNë kuadër të programit Money, Government and Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Anëtarëve dhe ish Anëtarëve të Këshillit të Ministrave , sikurse të personave në lidhje familjare. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies dhe janë sipas modelit të ndjekur nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhëna për vitin 2014 ju mund të gjeni gjithashtu për Deputetët, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD dhe Gjykatës së Lartë. Në tërësi ky portal ka deklarime të pasurisë për vite të ndryshme për rreth 325 subjekte me detyrim për të deklaruar të ardhurat dhe pasurinë.
Duke ju falenderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.
Të ardhura vjetore dhe ndryshim i pasurisë 2014, anëtar dhe ish anëtar të Këshillit të Ministrave
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/6
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/22
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/4
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/5
http://ais.al/new/
Të dhëna mbi Deklarimin e Pasurisë, Gjyqtarë të Nivelit të Lartë
/in Aktivitete /by adminNë kuadër të programit Money, Government and Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Anëtarëve dhe ish Anëtarëve të Këshillit të Ministrave , sikurse të personave në lidhje familjare. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies dhe janë sipas modelit të ndjekur nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhëna për vitin 2014 ju mund të gjeni gjithashtu për Deputetët, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD dhe Gjykatës së Lartë. Në tërësi ky portal ka deklarime të pasurisë për vite të ndryshme për rreth 325 subjekte me detyrim për të deklaruar të ardhurat dhe pasurinë.
Duke ju falenderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.
Të ardhura vjetore dhe ndryshim i pasurisë 2014, anëtar dhe ish anëtar të Këshillit të Ministrave
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/6
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/22
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/4
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/5
http://ais.al/new/
Workshop me gazetarë, Iniciativa Open Spending
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata jonë AIS me datë 10 Tetor 2015, ora 10.30 zhvilloi një workshop me gazetarë të cilët në vijimësi do të angazhohen në Iniciativën Open Spending. Kjo nismë konsiston në krijimin e një networku me gazetarë lokal të afirmuar, të cilët do të angazhohen në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore.
Në workshop u prezantuan instrumenta dhe të dhëna të mirëstrukturuara të cilat rrisin nivelin e informimit dhe monitorimit qytetar mbi financat dhe asetet publike. Përmes të dhënave të hapura dhe linked (të lidhura) krijohen hapësira për të kontrolluar dhe minimizuar raste të abuzimit, konfliktit të interesit dhe nepotizmit. Ky workshop u mbajt në kuadër të programit Money, Government and Politics.
Programi :
10:30 – 11:00
11.00 – 11.25
11:25 – 11:45
11:45 – 12:05
12:10 – 12:30
12: 35- 12: 55
Të dhëna mbi pjesëmarrësit në Workshop:
Gazetarë të angazhuar në Tiranë dhe Media lokale: 14 me 11
Raporti Meshkuj/ Femra: 11 me 14
Me eksperiencë pune 7+ vite: 17, 5-7 vite: 4, 3-5 vite: 3, 0-3 vite:
Total pjesëmarrës: 25
Total të Rregjistruar: 31
Gazetarë të rregjistruar për pjesëmarrje
AIS kundër tre partive kryesore në Gjykatë: Transparenca mbi Donatorët Elektoral
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminNë datën 5 Tetor 2015 në Gjykatën Administrative Tiranë, do të mbahet seanca paraprake e Proçesit Gjyqësor ku organizata jonë AIS ka paditur tre partitë politike subjekte kryesore në zgjedhje Partinë Socialiste (PS), Partinë Demokratike (PD) dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Çështje e parashtruar për shqyrtim gjyqësor është: A janë partitë politike Subjekte të së Drejtës për Informim mbi Financimet Elektorale? Gjithashtu, përmes interpretimit gjyqësor kërkohet të zgjidhet pyetja nëse legjislacioni i jep të drejtë publikut të dijë në kohë reale kush i financon fushatat e partive kryesore.
Kërkesa drejtuar Partive Politike: http://ais.al/new/en/political-parties-and-access-to-information-on-electoral-financing-ais-complaint/
Akt Padia si vijon
Fletë thirrja e Gjykatës
AIS pjesëmarrëse në Konferencën Vjetore të Telecentre Europe
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave AIS, si anëtare e rrjetit Telecentre Europe mori pjesë në konferencën vjetore mbajtur në Beograd data 24- 25 shtator. Konferenca këtë vit kishte në fokus çështje të punësimit në sektori ICT në tregun europian dhe rritjen e kapaciteteve të target grupeve të ndryshme. Gjithashtu në konferencë u prezantuar i-LINC një program që ofron trajnime online për rritje kapacitetesh në tregun europian të punës. Platforma ju shërben të rinjve sidomos nga vende të Europës Lindore. Dita e dytë e eventit u fokusua më tej tek e-Participation dhe zbatimi i programit e-UROPA ku Shqipëria është përfituese.