Trajnim me gazetarë: E Drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore
AIS si promotor i Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civile-media, organizoi në datën 9 maj 2015 në Tiranë, trajnimin me titull: E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral. Trajnimi ishte pjesë e projektit Money, Governments and Politics. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor, si një e drejtë e përcaktuar në Kushtetutë. Trajnimi kishte si synim aftësimin e përfaqësuesve të medias dhe rritjen e kulturës juridike mbi financimin e partive. Gjatë aktivitetit u diskutuan problematika të hasura nga ekspertë ligjor, analist, gazetarë të spikatur politik dhe investigativ në çështje të finacimit të partive politike dhe kandidateve, ligjin elektoral, si dhe shpenzimeve elektorale.
Programi si vijon:
▪ 09:30 – 10:00 Mirëseardhje & Regjistrim i Pjesëmarrësve. Besjana HYSA koordinatore e programit dhe Aurora SULCE Moderator.
▪ 10:00 – 11.00 Viktor GUMI, Ekspert Ligjor. Tema: Financimi i Partive Politike dhe Kandidatëve, Vështrim i Përgjithshëm.
Pyetje dhe Komente mbi Parashikime Ligjore dhe Çështje të Përgjithshme të Financimit të Subjekteve.
▪ 11:00 – 11:20 Olta BEGU, Analiste pranë Open Data Albania. Tema: Të dhëna të hapura për Financime Elektorale. Ilustrime nga Electoral Spening Albania.
▪ 11:20 – 12:00 Pyetje dhe Diksutim: E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Elektorale. Ligji dhe Praktika.
▪ 12:00 – 12: 20 Aranita BRAHAJ – Transparencë përmes të Dhënave. RISI 2015 përmes programit MG&Politics.
▪ 12:20 – 12:40 Konkluzione. Aurora Sulce – Roli i Gazetarisë në nxitje të Transparencës Olta Begu -Institucione me kompetenca për kontroll dhe auditim.
Të dhëna mbi të Rregjistruarit
- Raporti meshkuj me femra është 8 meshkuj 22 femra, 24 Organe mediatike.
- 83% e pjesmarrësve janë gazetarë me vjetërsi pune mbi shtatë vite.
- 15 pjesëmarrës punojnë në televizione, 1 në radio, 10 në gazetë, 3 në axhensi lajmesh dhe 1 në zyrë shtypi.
- 5 gazetar janë përfaqësues nga Televizione Kombëtare
- regjistruar për pjesëmarrje përfaqësues Radio; TV dhe Axhenci Informacioni Publike.
- regjistruar si pjesëmarrës gazetarë të organeve mediatike të dy partive kryesore në vend konkretisht Rilindja Demokratike dhe Zëri i Popullit.
Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte gjithashtu pjesëmarrëse në trajnim në cilësinë e Gazetarit.
Modulet e trajnimit:
TË DHËNA TË HAPURA PËR FINANCIME ZGJEDHORE OPEN DATA ALBANIA
FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE
Gazetarë Pjesëmarrës
EMRI |
MBIEMRI |
MEDIA |
Adriatik |
DOCI |
Gazeta SOT |
Albana |
QIRJAKO |
RTV SCAN |
Alma |
DEMIRAJ |
Top-Channel |
Almarina |
GEGVATAJ |
ATSH |
Anila |
HOXHAJ |
Top Channel |
Anisa |
XHANI |
Gazeta “Tema” |
Aristir |
LUMEZI |
Gazeta PANORAMA |
Arlinda |
GJONAJ |
ATSH |
Aurora |
SULCE |
Tv “Ora News” |
Aurora |
MURA |
Zëri i Popullit |
Bledar |
HOTI |
Gazeta SHQIP |
Bledian |
KOKA |
News 24 |
Brahim |
SHIMA |
News 24 |
Darina |
TANUSHI |
Gazeta Shqiptare |
Dashamir |
BICAKU |
A1 Report |
Drilona |
HOXHAJ |
KQZ |
Drita |
COKAJ |
RD |
Elda |
PEPA |
TVSH |
Entela |
DURAJ |
KosovaPress |
Erald |
HOXHA |
ShqipëriaCom |
Erion |
TODHE |
Tv Klan |
Eriselda |
Martini |
Albanian Screen TV |
FATION |
BINJAKU |
Gazeta Panorama |
Fejzi |
BRAUSHI |
MAPO |
Keti |
BANUSHI |
Vizionplus |
Luis |
TANUSHI |
Dita |
Luljeta |
PROGNI |
Illyria |
Merita |
HAKLAJ |
ABC News |
Rrapo |
MEHMETAJ |
— |
Suela |
TOPI |
Gazeta “Shekulli” |
Violeta |
SHQALSI |
SCAN TV |
Shoqëria Civile për Monitorim dhe Zgjedhje të Drejta në Shqipëri
/in Aktivitete /by adminPoint Conference: 20-24 of Maj 2015, Bosnje & Herzegovinë
Instituti Shqiptar i Shkencës edhe këtë vit ishte pjesë e një prej konferencave më të rëndësishme në rajon dedikuar llogaridhësnies në politikë dhe Teknologjive të reja, Point Conference. Organizata (Zašto ne) organizon Poin 4.0 Conference, që nga viti 2012 në bashkëpunim me 7 Organizata të Shoqërisë Civile në Europën Juglindore.
Këtë vit një panel i tërë ju kushtua përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në Shqipëri, të përfaqësuar nga Aldo Merkoci (Mjaft), Besjana Hysa Albanian Institute of Science dhe Erald Hoxha Za’Lart Albania.
Paneli i ditës së tretë të konferencës me titulli: Shoqëria Civile për monitorim dhe zgjedhje të drejta në Shqipëri u mbajt nën moderimin e znj. Ivana Cvetković Bajrović (përfaqësuese e NED), e cila shkurtimisht prezantoi pjesëmarrësit me vështirësinë e proçeseve zgjedhore të hasura gjatë 20 viteve në vend
Sesioni u pasua me diskutime nga të pranishmit lidhur me aspekte të shqetësuese të proçesit dhe monitorimit për zgjedhje të drejta në Shqipëri.
Prezantimi si vijon:
Civil Society Monitoring the Elections in Albania , keeping Free and Fair
Money Governements and Politics
Foto nga konferenca:
Të rinjtë dhe përdorimi i mjeteve ICT për zgjedhje të drejta
/in Aktivitete /by adminWorkshop: Në Vlorë, Shkodër dhe Berat
AIS në partneritet me Vlora Youth Center në kuadër të projektit Za’Lart 2015 dhe Vlora Youth Vote, të financuara nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dhe OSFA morën pjesë në prezantimin me titull Metoda/Instrumente të pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendimmarrëse. Akademia e Liderave të Rinj në Vlorë, zhvilluar më 16 Maj, 2015 u fokusua mbi metodat e pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendimmarrëse.
Znj. Aranita BRAHAJ prezantoi në aktivitet platformën Za’Lart dhe diskutoi me pjesëmarrësit mbi mundësitë dhe efiçencën e përdorimit të instrumenteve ICT dhe mediave sociale në proçeset demokratike të pjesëmarrjes, si dhe monitorimin qytetar të zgjedhjeve lokale.
Në Shkodër më 29 Maj, 2015 AIS sëbashku me Institutin për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizuan një event në kuadër të projektit Za’Lart. Blerta TUCI dhe Shefiko HAJNA përfaqësuese për programin Za’Lart 2015, zhvilluan diskutime intesive me të rinj të forumeve politike Shkodër rreth problematikave zgjedhore, rolin e qytetarit zgjedhje dhe inkurajuan të rinjtë të përdornin platfromën Za’Lart, si një mjet për edukim dhe pjesëmarrje qytetare.
Gjithashtu në Berat në 5 qershor 2015 u mbajt trajnimi i tretë i rradhës me të rinjtë e akademisë politike. Në trajnim programi Za’Lart u prezantua nga drejtoresha e AIS Aranita BRAHAJ e cila u shpreh mbi rëndësinë e përdorimit të Za’Lart në raportimin e defekteve dhe parregullsive zgjedhore.
Bëji zgjedhjet të vlejnë
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminProjekti ZA’LART 2015 do të bëjë mundur monitorimin dhe raportimin qytetar të proçesit zgjedhor të 21 Qershorit. Programi ka si slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë dhe synon të nxisë qytetarët të jenë kritik dhe denoncues ndaj problematikave që dëmtojnë zgjedhjet! ZA’LART funksionon si web dhe app mobile, duke i ftuar qytetarët të monitorojnë dhe raportojnë në kohë reale, probleme dhe abuzime që ata kanë në lidhje me procesin zgjedhor. Raportimet aplikohen me lehtësi, brenda pak sekondave duke ruajtur anonimatin. Çdo denoncim apo raportim i realizuar do të verifikohet nga Redaksia AdHoc me gazetarë dhe vullnetarë lokal, të trajnuar për zgjedhje të drejta dhe kulturë demokratike.
Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e raportimeve në programin ZA’LART 2015 përmes: Web; App Mobile; FB: ZA’LART – Raised Voices Albania (community); Twitter: ZA’LART@ZA’LARTAlbania; You Tube
Ekipi ZA’LART është i hapur për bashkëpunim me institucione, organizma civil dhe rrjet që punojnë në monitorim dhe kulturë zgjedhore. Çdokush që dëshiron të njoftohet në kohë për raportime qytetare që bëhen në platformë, mund të regjistrohet tek rubrika Merr Sinjal duke zgjedhur edhe zonën apo kategoritë e shkeljeve për të cilën ka interes. Çdo raportim qytetar publikohet dhe gjendet në hartën e platformës ZA’LART (java para fushatës 70 raportime).
ZA’LART realizohet edhe në kuadër të iniciativës së shoqërisë civile për të koordinuar për zgjedhje të drejta Dhoma e Situatës Zgjedhore 2015, Gjithçka realizohet me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e AIS, me mbështetje financiare të: Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA dhe Programi i Grandeve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Opinionet, Gjetjet dhe Rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Mbështetësve Financiarë.
Ju mund të na kontaktoni në çdo moment dhe jeni të mirëpritur të bëheni aktivist me ZA’LART !
Ju faleminderit,
Ekipi ZA’LART 2015
E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral dhe Media
/in Aktivitete, Kreupost /by adminTrajnim me gazetarë: E Drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore
AIS si promotor i Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civile-media, organizoi në datën 9 maj 2015 në Tiranë, trajnimin me titull: E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral. Trajnimi ishte pjesë e projektit Money, Governments and Politics. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor, si një e drejtë e përcaktuar në Kushtetutë. Trajnimi kishte si synim aftësimin e përfaqësuesve të medias dhe rritjen e kulturës juridike mbi financimin e partive. Gjatë aktivitetit u diskutuan problematika të hasura nga ekspertë ligjor, analist, gazetarë të spikatur politik dhe investigativ në çështje të finacimit të partive politike dhe kandidateve, ligjin elektoral, si dhe shpenzimeve elektorale.
Programi si vijon:
▪ 09:30 – 10:00 Mirëseardhje & Regjistrim i Pjesëmarrësve. Besjana HYSA koordinatore e programit dhe Aurora SULCE Moderator.
▪ 10:00 – 11.00 Viktor GUMI, Ekspert Ligjor. Tema: Financimi i Partive Politike dhe Kandidatëve, Vështrim i Përgjithshëm.
Pyetje dhe Komente mbi Parashikime Ligjore dhe Çështje të Përgjithshme të Financimit të Subjekteve.
▪ 11:00 – 11:20 Olta BEGU, Analiste pranë Open Data Albania. Tema: Të dhëna të hapura për Financime Elektorale. Ilustrime nga Electoral Spening Albania.
▪ 11:20 – 12:00 Pyetje dhe Diksutim: E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Elektorale. Ligji dhe Praktika.
▪ 12:00 – 12: 20 Aranita BRAHAJ – Transparencë përmes të Dhënave. RISI 2015 përmes programit MG&Politics.
▪ 12:20 – 12:40 Konkluzione. Aurora Sulce – Roli i Gazetarisë në nxitje të Transparencës Olta Begu -Institucione me kompetenca për kontroll dhe auditim.
Të dhëna mbi të Rregjistruarit
Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte gjithashtu pjesëmarrëse në trajnim në cilësinë e Gazetarit.
Modulet e trajnimit:
TË DHËNA TË HAPURA PËR FINANCIME ZGJEDHORE OPEN DATA ALBANIA
FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE
Gazetarë Pjesëmarrës
Konkursi “Historia Ime e Pjesëmarrjes Elektronike”
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi Hysa“Kërkohen e-Qytetarë Aktiv!”
Konkursi Online “ Historia ime e e-Pjesëmarrjes” kërkon të mbledhi sa më shumë histori personale të qytetarëve të cilët kanë përdorur instrumentat e pjesëmarrjes elektronike të BE ose kombëtare për të influencuar politikë bërjen dhe për të bërë ndryshim në jetën e tyre dhe të të tjerëve. Ne duam të dëgjojmë nga ju ! Na tregoni rreth eksperiencës tuaj ( pozitive ose negative ) të përdorimit të instrumentave të e-Pjesëmarrjes dhe fitoni mundësinë për t’i ndarë personalisht me politikan të BE në Bruksel. Nuk ka rëndësi nëse jeni një aktivisti i shoqërisë civile që i përdorni instrumentat dixhital çdo ditë apo sapo jeni njohur me e-Pjesëmarrjen dhe me të ashtuquajturën “politikë-bërje” nga kudo.
Na tregoni historinë tuaj në një ese të shkurtër ose video. Historia juaj do të shfaqet në një përmbledhje të historive dhe mund të fitojë një ftesë në konferencën “e-Pjesëmarrjen nga perspektiva e të qytetarëve” në Bruksel në dhjetor 2015.
Ky Aplikim është i hapur nga 7 May deri në 31 Gusht . Fituesit dp të informohen për rezultatin në mes të Shtatorit.
Rregullat e Konkurimit :
Çdo qytetar i BE dhe çdo qytetar nga e gjithë Europa në moshën nga 16-116 vjeç mund të konkurroj. Ju mund t’a paraqisni historinë tuaj ose në format të shkruar (një ese e shkurtër me 500 fjalë) ose një video 3 minutëshe (mund të jetë e ndërtuar në formën e një interviste duke ju regjistruar ju duke treguar eksperiencen ose dhe duke e inskenuar ngjarjen ). Historia juaj duhet të jetë e lidhur qartësisht me Pjesëmarrjen elektronike dhe duhet të keni përdorur instrumenta të Pjesëmarrjes elektronike për ta zgjidhur problemin ose arritur rezultatin e dëshiruar. Duhet të tregohet në një formë interesante dhe përfshirëse. Pikë shtesë do të jepen historive që kanë përdoruar instrumentet e pjesëmarrjes elektronike në nivelin e BE.
Ju duhet ta dorëzoni historinë përpara 31 Korrikut duke përdoruar formen e aplikimit (https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/) në shqip. Të gjitha esetë do të vlerësohen sipas kritereve të vlerësimit dhe fituesi nga Shqipëria do të zgjidhet dhe ftohet sëbashku me 11 qytetarë nga vendet e tjera të përfshira në program për të ndarë eksperincat e tyre në politikë-bërje në Bruksel.
Historia duhet të shkruhet dhe dërgohet në stil të lirë në formatin word ose pdf dhe duhet të mbuloj pikat e mëposhtme :
Apliko këtu : https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/
Dita europiane e – Pjesëmarrjes edhe në Shqipëri
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të Ditës Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, Albanian Institute of Science (AIS) në bashkëpunim me Telecentre-Europe, organizoi sot më 7 maj 2015 një trajnim në ambjentet e Librarisë Tirana Times, me të rinj të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë. Trajnim u realizua në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës dhe ka si qëllim edukimin dhe përfshirjen qytetare në politikëberje nëpërmjet instumentave të ICT. Gjithashtu në event u bë dhe hapja e konkursit My e-participation Story ose Historia ime e-pjesëmarrjes, një iniciativë që fton çdo qytetar të shkruajë një ese ose tregojë një histori/ eksperiecë të jetuar në një nga vendet e BE.
Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day Broshura
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaImpakt në Media- Regjistri Koncesionar
/in Mbulimi mediatik /by adminGjatë muajve Mars-Prill 2015,
Regjistri Koncesionar ka publikuar 8 marëveshje koncensionare dhe ekstrakte të këtyre marrevshjeve, të cilat arrijnë një total prej 48 marrëveshjesh që nga janari i këtij viti. Informacioni i botuar në Regjistrin Koncesionar ka inkurajuar mediat për të hetuar më mirë në lidhje me thirrjet për tender të projekte konçesionare.
Kjo ka shërbyer veçanërisht për median lolale e cila mbulon më nga afër çështje të shërbimeve publike dhe aktivitetet e pushtetit lokal.
Albanian Institute of Science | Regjistri Koncensionar
Trajnim me Përfaqësues të Medias
/in Njoftime per shtyp /by adminNjoftim: Trajnim me Përfaqësues të Medias
E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore
Të nderuar Gazetar,
Organizata jonë AIS, promotore e Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civil- media, do të realizojë një trajnim me temë E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore. Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit Money, Government and Politics, projekt për informim, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.
E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore, është parashikuar në Kushtetutë. Përmbushja e kësaj të drejte lidhet ngushtësisht me kërkimin e saj. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor. Ky trajnim ka si synim të aftësojë përfaqësues të medias, duke rritur kulturën juridike dhe njohuritë mbi këtë temë. Për këtë arsye ftojmë gazetarë të spikatur në raportimin gjatë proceseve zgjedhore, dhe gazetar investigativ, të regjistrohen, duke shprehur interes për tu trajnuar. Afati i regjistrimit: brenda datës 4 Maj. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për pjesëmarrje.
Trajnues do të jenë ekspert në të Drejtë Informimi dhe Financim Zgjedhor. Trajnimi është njëditor, do të mbahet në Tiranë, në datën 9 maj 2015. Aktiviteti mbështetet nga USAID / Shqipëri nëpërmjet Assist Impact.
Ju lutem bëni Regjistrimin Tuaj sipas këtij Formulari:
Për çdo detaj kontaktoni me Blerta Tuci, projekt koordinator pranë AIS.
Ju faleminderit
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutive
Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaInstituti Shqiptar i Shkencave (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike /e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. AIS bëhet pjesë e këtij programi si partner i rrjetit Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër në Bruksel, e fokusuar në çështje të edukimit dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.
Programi i e-Participation Day:
Broshura është një publikim i përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe. Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për informim dhe reagim. Instrumenta të ndërtuara për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga përfaqësuesit zgjedhur prej tyre
Instrumentat
Një prezantim i instrumenteve elektronik funksional në Bashkimin Europian si:
Konkursi.
Titulli i Konkursit është My e-Participation Story. Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 korrik 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në një nga vendet e BE. Historia nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë një problematikë të hasur, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar. Fituesi merr titullin “e-Participation Ambassador” për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së së tij/saj në një event i cili do të mbahet në Bruksel në muajin Dhjetor.