
DataThon Albania, a data marathon, took place on April 3rd and 4th, 2023. Over two days, young participants collaborate to create a dataset, analyze, visualize, and present the data.
AIS has previously organized events such as Hackathons, DataThons, or DiploHacks. This year, participants in the data marathon were young members of the OpenDataFellowship Network. The event aimed at Civic Education and empowering young people in data gathering and analysis, as well as presenting their finding to the public.
Monday and Tuesday, From 3 April, 09:00 to 16:30 and 4 April, from 17:00 to 18:30
Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room
Topic of DataThon: Party Financing Data, Charts, Visualizations and Recommendations
The participants of DataThon Albania this year are young people from the OpenDataFellowship Network
Datathon Albania 2023 is organized by AIS, promoter of Open Data in Albania
This year, DataThon is held as part of the Open Data Access and Transparency Project activities
in sectors exposed to the risk of corruption, a project financially supported by
Sida – Sweden International Development Cooperation Agency
First Day of Marathon, April 3rd, from 09:00 to 16:30
Phase 1: Ideation from 10:30 to 12:00
Welcome Participants to the Marathon
Logistics
What is a DataThon?
How can data be collected for the Finances of Political Parties over the years
Working Teams are created for Lawyers: Statisticians; Economists; and Designers
Moderator: Aranita Brahaj & Fatjona Mejdini
12:00 DEADLINE – HAND IN YOUR PROBLEM ANALYSIS
Lunch 12:00 – 13:00
Phase 2: Prototyping 13:00 to 15:00
Phase 3: Preparing an elevator pitch from 15:00 to 16:30
Prepare an elevator pitch of Max 3 minutes on the idea MAX 1 visual
17.00 DEADLINE: HAND IN 1 VISUAL FOR ELEVATOR PITCH
Second Day of the Marathon, April 4rth, from 17:00 to 18.30
DataThon Albania Award Ceremony
Tuesday, April 4th, 17:00 – 18:30
Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room
PRESENTATION OF THE TEAMS – KEY NOTE SPEECH – AWARDS AND DRINKS
Follow us
On the website of AIS http://ais.al/new/
On twitter @AIScience
on Facebook https://www.facebook.com/OpenDataAlbania/
Where the Graph, Data and Visualizations of this Marathon are published
On the Open Data Albania web page
DataThon Albania 2023 is organized by @AIS, promoter of Open Data in Albania
Supported by Sida – Sweden International Development Cooperation Agency












Some Data-Sets, Graf and Data prepared in the frame of the DataThon Albania 2023 event:
51 Parti kanë përfituar 2.17 miliard lek nga Taksapaguesit në 10 vite 2011 – 2022.
/in Aktivitete /by adminAIS sapo ka publikuar tek Faqja Open Data Albania një artikull ku zbardhet Vlera Para Publike që Partitë Politike kanë marrë në 10 vite. 2011 – 2022.
Të dhënat e artikullit zbardhin financime publik me para të taksapaguesve të shpërndara sipas Partive Përfituese (51), sipas Viteve, sipas llojit të financimit vjetor apo elektoral, etj.
Për çdo të dhënë si referencë është marrë databaza Spending Data Albania Transaksione Thesari.
Ky artikull është punuar nga ekipi rinor që punon pranë organizatës AIS si pjesë e një Network-u për të Dhëna të Hapura dhe është prezantuar fillimisht në Eventin Open Data Albania.
Link Artikulli: Transferta Thesari për Partitë Politike 2012-2022 – Open Data Albania (ndiqparate.al)
Disa të dhëna të tij:
Open Data Albania databazë e zotëruar nga AIS ka zbardhur vit pas viti të dhëna mbi financime dhe kosto të fushatave zgjedhore dhe partive politike. Një grup artikujsh mund ti lexoni në Rubrikën Shpenzime Elektorale ose në rubrikën Procese Zgjedhore. Me dëshirën për transparencë dhe përmirësim të situatave zgjedhore Organizata ka krijuar metodologji dhe projekte në kërkim fondesh për Monitorim Qytetar në Zgjedhje.
Debat dhe Dokument Politikash, Tema: Kontrolli Financiar i Korporatave me Zotërim Publik (Standarde Kapitull 32 Integrim EU)
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS promotore e Open Data Albania organizoi më 31 Maj, Debatin dhe Prezantimin e Dokumentit të Politikave, me temë Kontrolli Financiar i Shoqërive me Zotërim Publik ( SOC – State Owned Corporates). Kontrolli Financiar si kapitulli 32 pjesë e Cluster 1, ne procesin e Përmbushjes së kushteve dhe standardeve për Integrim.
Ndërmarrjet apo Shoqëritë me Zotërim Publik janë një sektor me risk sa i përket menaxhimit dhe kontrollit të financave dhe aseteve. Procesi i Integrimit synon përpjekje dhe modele të cilat në sektorin e SOC janë larg menaxhimit me meritokraci, performancës efektive, menaxhimit të mirë financiar dhe auditimit me disa nivele.
Dokumentit te Politikave, hartuar nga AIS, u prezantua nga eksperte Profesore.Dr. Lindita Milo (Lati). Dokumenti analizon situatën në vend dhe parashtron gjetje dhe rekomandime mbi ecurinë. Ky dokument është formuluar si pjesë e projektit C1-EU-NPA që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Dokumenti i plotë në gjuhën shqipe dhe angleze.
Tre ekspert panelist artikuluan dhe theksuan aspekte të sektorit, problematikave dhe nevojës për standarde dhe politika më të mira në menaxhim dhe auditim. Konkretisht: Prof. Asocc. Dr. Ira GJIKA referoi Mbi Gjetjet dhe Rekomandimet Aspekte të Menaxhimit dhe Auditimit të Ndërmarrjeve
CFA. Irena BEQIRAJ Ish Zëvendësministre e Financave, artikuloi mbi raste tipike të keq menaxhimit të SOC, defekte që vijnë edhe nga ndikimi partiak dhe mungesa e meritokracisë në nivel menaxhimi .
Prof. Asocc. Dr. Mateo SPAHO artikuloi Mbi modelet dhe standardet EU te Kontrollit Financiar mbi Shoqëritë me Zotërim Publik duke theksuar edhe një situatë aspak pozitive të kontekstit shqiptar me nevojën për reformim, pavarësi dhe menaxhim me administratorë me nivel dhe integritet.’
Në këtë event u prezantua edhe DataSeti me pasaporta dinamike për Korporatat me Zotërim Publik, dataset i korporuar në web databazën Open Corporates Albania. Drejtore e AIS / Open Data Albania zonja Aranita BRAHAJ shpjegoi rëndësinë që ka informacioni dhe transparenca mbi menaxhimin, performancën, çështjet ligjore dhe përdorimin e aseteve të Kompanive të rëndësishme publike. Me qëllimin për ti bërë sa më Transparente këto shoqëri AIS ka aplikuar modelin i Regjistrit të Hapur të Biznesit Open Corporates Albania. Në këtë databazë informacioni vjen për secilën Kompani në variant të mire strukturuar dhe me aplikim të standardit OpenData dhe LinkData. Databaza për Shoqëritë me Zotërim Publik, është rezultat i zbatimit të projektit me titull Open Data Access and Transaprency over sector exposed to Risk of Corruption, Projekt i mbështetur nga Sida Sweden International Development Cooperation Agensy (Mars 2021 – Shkurt 2024). Qëllimi i vetë projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut ërmes të Dhënave të Hapura.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Institucione të Angazhuara në çështje të Kontrollit Financiar dhe Audimit të Sektorit Shoqëri me Zotërim Publik, si:
Lista pjesëmarrësve
Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e Shprehura në këtë dokument dhe në eventin e organizuar përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS, dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të projektit
PROGRAMME DATATHON ALBANIA 2023
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDataThon Albania, a data marathon, took place on April 3rd and 4th, 2023. Over two days, young participants collaborate to create a dataset, analyze, visualize, and present the data.
AIS has previously organized events such as Hackathons, DataThons, or DiploHacks. This year, participants in the data marathon were young members of the OpenDataFellowship Network. The event aimed at Civic Education and empowering young people in data gathering and analysis, as well as presenting their finding to the public.
Monday and Tuesday, From 3 April, 09:00 to 16:30 and 4 April, from 17:00 to 18:30
Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room
Topic of DataThon: Party Financing Data, Charts, Visualizations and Recommendations
The participants of DataThon Albania this year are young people from the OpenDataFellowship Network
Datathon Albania 2023 is organized by AIS, promoter of Open Data in Albania
This year, DataThon is held as part of the Open Data Access and Transparency Project activities
in sectors exposed to the risk of corruption, a project financially supported by
Sida – Sweden International Development Cooperation Agency
First Day of Marathon, April 3rd, from 09:00 to 16:30
Phase 1: Ideation from 10:30 to 12:00
Welcome Participants to the Marathon
Logistics
What is a DataThon?
How can data be collected for the Finances of Political Parties over the years
Working Teams are created for Lawyers: Statisticians; Economists; and Designers
Moderator: Aranita Brahaj & Fatjona Mejdini
12:00 DEADLINE – HAND IN YOUR PROBLEM ANALYSIS
Lunch 12:00 – 13:00
Phase 2: Prototyping 13:00 to 15:00
Phase 3: Preparing an elevator pitch from 15:00 to 16:30
Prepare an elevator pitch of Max 3 minutes on the idea MAX 1 visual
17.00 DEADLINE: HAND IN 1 VISUAL FOR ELEVATOR PITCH
Second Day of the Marathon, April 4rth, from 17:00 to 18.30
DataThon Albania Award Ceremony
Tuesday, April 4th, 17:00 – 18:30
Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room
PRESENTATION OF THE TEAMS – KEY NOTE SPEECH – AWARDS AND DRINKS
Follow us
On the website of AIS http://ais.al/new/
On twitter @AIScience
on Facebook https://www.facebook.com/OpenDataAlbania/
Where the Graph, Data and Visualizations of this Marathon are published
On the Open Data Albania web page
DataThon Albania 2023 is organized by @AIS, promoter of Open Data in Albania
Supported by Sida – Sweden International Development Cooperation Agency
Some Data-Sets, Graf and Data prepared in the frame of the DataThon Albania 2023 event:
AIS shpreh Shqetësim: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me akses të kufizuar në Dokumenta dhe Informacion për Periudha Zgjedhore të mëparshme
/in Njoftime per shtyp /by adminPrej Javësh (shkurt 2023) Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka humbur lidhjen me databazën e saj përpara vitit 2020. Në këtë databazë janë të vendosur Dokumenta, Akte, Raporte, Procesverbale dhe Vendime që përbëjnë bazën e aktivitetit të Institucionit dhe zhvillimeve të fushatave zgjedhore. Po njësoj ndërsa vendi është në periudhë zgjedhore për Zgjedhjet për Pushtetin Vendor, fushata paraprijëse ajo e vitit 2019 karakterizohet nga një mungesë totale aktesh dhe informacioni në web faqe.
Dokumenta si vijon, dokumente për të cilat aksesi publik është edhe detyrim ligjor, nuk janë më të aksesueshme në web faqen e Institucionit dhe nuk mund të përdoren nga palë të interesuara. Konkretisht mungojnë nga fushata para 2020 të gjitha:
Ndërsa institucioni është shprehur në iniciativa të aplikimit të teknologjisë së informacionit, digjitalizimit dhe raportimeve online gjatë 2023, duket se hostimi dhe ndërlidhja e faqes me databazën e mëhershme është një sfidë që vë në pikëpyetje kapacitetet ose vullnetin institucional.
AIS si një organizatë promotore e aksesit, transparencës dhe informacionit, artikulon se Të dhënat janë Pushtet, dhe duhet të jenë në dispozicion të të gjitha palëve.
AIS ka bërë edhe ankim mbi këtë mungesë aksesi, në rubrikën Denoncime të vetë Institucionit KQZ për këtë fakt, dhe konsideron tepër shqetësues tkurrjen e aksesin në informacion mbi fushata dhe zhvillime zgjedhore të mëparshme.
Aksesi i cunguar, transparenca e munguar, papërgjegjshmëria në menaxhimin e dokumentave zyrtare është një aspekt me shumë risk mbi mënyrën se si mund të përdoret njëanshëm aksesi në informacion.
DataThon Albania 2023 – Tema Financimi i Partive Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime
/in Aktivitete, Kreupost /by adminMake Data Great Again
Çfarë është DataThon Albania 2023
DataThon është një event maratonë ku qytetarë mblidhen dhe punojnë së bashku për mbledhje analizë dhe sensibilizim mbi të dhëna të një teme të caktuar. Fjala DataThon vjen si bashkim i Data + Marathon. Puna konsiston në grumbullim të të dhënave, analizë, krahasim, strukturim dhe vizualizim të informacionit.
Zakonisht zgjidhet një temë apo një fushë e caktuar dhe grupi i angazhuar ka fokus dhe interes të punojë në atë fushë.
Shpesh në datathon krijohen edhe instrumente apo app që e bëjnë informacionin sa më të dobishëm. DataThon janë evente ku mund të marrin pjesë qytetar, aktivist, gazetarë, ekonomist, jurist, arkitekt dhe profesionist të ndryshëm, kriter: të kenë pasion dhe dëshirë për të punuar me të dhënat.
Event frymëzues për DataThon Albania 2023 është edhe EU DataThon
Kush e Organizon DataThon Albania 2023
Datathon Albania 2023 organizohet nga AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri. AIS ka sjellë më herët në Tiranë evente si DiploHack Tirana Hackathon dhe DataThon.
Këtë vit DataThon mbahet si pjesë e Aktiviteteve të projektit Open Data akses dhe transparencë në sektor me risk në korrupsion, projekt me mbështetje Financiare nga Sida – Sweden International Develompment Coorporation Agency.
Ku dhe Kur do të mbahet
Data 3 dhe 4 Prill 2023 në sallën Antigonea Hotel Rogner
Kush do të punojë për të dhënat? Po spektatorët
Këtë vit pjesëmarrës të DataThon Albania janë të rinj të networkut OpenDataFellowship. Ky Youth Network u krijua për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në çështje që lidhen me anti korrupsion. Në finale të Marathonës në seancën e prezantimeve jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të dëgjoni prezantimet e të rinjve me Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime
Tema e Përzgjedhur
Në këtë vit Maratona ka temë dhe fokus Financa të Partive Politike. Tema e përzgjedhur hedh dritë mbi integritetin e subjekteve mjaft të rëndësishme për jetën demokratike dhe pluraliste të vendit. Të rinjtë e maratonës do të punojnë për të grumbulluar të dhëna mbi shpenzimet e deklaruara nga subjektet politike në dhjetë vitet e fundit, strukturën e të ardhurave, llojet e shpenzimeve, peshën e shpenzimeve elektorale kundrejt shpenzimeve totale, problematika që lidhen me transparencën vështirësi të aksesit, çështje të Financimit Partiak që kërkojnë praktika me më shumë integritet.
Kontribut dhe Output i Eventit
Në finale do të prezantohen Data, Graf, Vizualizime. Të rinjtë do të parashtrojnë edhe rekomandime, këndvështrime të tyre se si duhet të ndryshojnë rregullat dhe modelet e kontrollit apo raportimit të Financave të Partive Politike me synim final Integritetin.
Ku mund të informohemi
Në web faqen e AIS.al
Në Twitter
Në Facebook
Në platformën FollowTheMoney
Ku publikohen Graf, Data dhe Vizualizime të kësaj Maratone
Në web page Open Data Albania
Jo vetëm DataThon …
Në këtë event do të Shpërndahen edhe Certifikata për ekipin e të rinjve që kanë ndjekur ciklin e parë të aftësimit si pjesë e OpenData Youth Network
Thirrje Anëtarësime te reja OpenData Fellowship Youth Network
/in Kreupost, Pozicione Pune /by adminRihapet Thirrja, Aplikoni deri ne datën 20 Prill
Bëhu Pjesë e OpenData Felloship Youth #Network
AIS për të dytin vit radhazi, hap aplikimet për të rinj që duan të punojnë dhe angazhohen me OpenData Youth Network, të rinj me përgatitje universitare të moshës 20 deri 30 vjeç janë të mirëpritur. Ky grup network do të trajnohet, aftësohet, bëhet pjesë e një program intensiv me qëllim aftësimin në analizë dhe artikulim ku të dhënat e hapura nxisin transparencën, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Gjatë një viti, është punuar me një network dhe disa nga eventet janë publikuar në web faqen tonë Link
Lexo si vijon:
Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
• Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania
• Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
• Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj radhazi.
• Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
• Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.
Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha 20 deri 30 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.
Për aplikim dërgo email me titull Aplikim OpenData Felloship ne adresën [email protected] Ne aplikim duhet tekst ku njoftohen te dhëna si gjeneralitete, mosha, studimet, aftësitë, arsyet pse dëshiron te aplikosh.
Procesi ju Garanton:
• Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
• Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
• Referencë dhe Certifikatë për Eventin
• Fuqizohu duke njohur BigData
• Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania
Afati për Regjistrim data 20 Prill 2023.
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].
Dokument Politikash – Kontrolli i integritetit të kontraktorëve publik: Praktika e BE-së dhe kontraktimi në kontekstin shqiptar
/in Publikime /by adminShkurti Muaji i Angazhimit Civil për Integrimin Evropian, filloi me një event të Organizatës AIS, me titull Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar, ku u prezantua edhe një Dokument Politikash realizuar në kuadër të Projektit C1-EU-NPA. Në takim mori pjesë edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë zoti Reinout Vos.
Aranita Brahaj drejtore e Organizatës, theksoi se Shumë Kompani që kanë fituar statusin Kontraktor në Prokurime Publike; Investitor në Asete Shtetërore apo të Licensuar Publik në sektorë Strategjik, janë shoqëri me zotërues të paidentifikuar në vende të regjistrit Shell apo Offshore. Ky status sjell pikëpyetje mbi kontrollin e Integritetit dhe të këtyre Bizneseve që zbatojnë Kontrata me Asete Shtetërore dhe Para të Taksapaguesve Shqiptar.
Dokumenti i Politikave synon të analizojë Praktikën e Vendeve EU dhe të vlerësojë çka mungon dhe përkon me boshllëqe dhe nevoja për ndërhyrje në Legjislacionin dhe Praktikën Shqiptare. Në finale organizata prezantoi edhe rekomandime konkrete për ndryshime dhe shtesa në Legjislacionin për Prokurimin Publik, dhe Ligjin për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar.
Shiko Dokumentin e Politikave KETU
Konkluzionet dhe Rekomandimet u prezantuan në prani edhe të Përfaqësuesve të Parlamentit dhe Qeverisë. Zonja Klotilda Bushka Kryetare e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend dhe zonja Jorida Tabaku kryetare e Komitetit Parlamentar për Integrimin, folën mbi gjetjet dhe propozimet për ndryshime ligjore të bëra nga Shoqëria Civile. Gjithashtu në event mori pjesë edhe drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimeve Publike zonja Reida Kashta njëkohësisht përgjegjëse për bisedimet mbi Kapitullin Prokurimi Publik.
Ky Dokument Politikash dhe Eventi realizohen në kuadër të Projektit C1-EU-NPA “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Themelore përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1, projekt me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe që po zbatohet nga katër organizata të Shoqërisë Civile AIS, CSDG, KSHH dhe ISP .
Dokumenti u Hartua nga AIS në bashkëpunim me ekspertin Eduard Halimi. Organizata AIS përveç kontributit përmes Dokumentit të Politikave dhe Rekomandimeve është edhe promotore e databazave me të dhëna të hapura për gjurmim, transparencë dhe verifikim të kontratave dhe kontraktorëve publik, konkretisht përmes Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania.
Shiko agjenden KETU
Startoi “Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për EU Integrim” – AIS prezanton Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar
/in Aktivitete, Kreupost /by adminShkurti Muaji i Angazhimit Civil për Integrimin Evropian, filloi me një event të Organizatës AIS, me titull Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar, ku u prezantua edhe një Dokument Politikash realizuar në kuadër të Projektit C1-EU-NPA. Në takim mori pjesë edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë zoti Reinout Vos.
Aranita Brahaj drejtore e Organizatës, theksoi se Shumë Kompani që kanë fituar statusin Kontraktor në Prokurime Publike; Investitor në Asete Shtetërore apo të Licensuar Publik në sektorë Strategjik, janë shoqëri me zotërues të paidentifikuar në vende të regjistrit Shell apo Offshore. Ky status sjell pikëpyetje mbi kontrollin e Integritetit dhe të këtyre Bizneseve që zbatojnë Kontrata me Asete Shtetërore dhe Para të Taksapaguesve Shqiptar.
Dokumenti i Politikave synon të analizojë Praktikën e Vendeve EU dhe të vlerësojë çka mungon dhe përkon me boshllëqe dhe nevoja për ndërhyrje në Legjislacionin dhe Praktikën Shqiptare. Në finale organizata prezantoi edhe rekomandime konkrete për ndryshime dhe shtesa në Legjislacionin për Prokurimin Publik, dhe Ligjin për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar.
Konkluzionet dhe Rekomandimet u prezantuan në prani edhe të Përfaqësuesve të Parlamentit dhe Qeverisë. Zonja Klotilda Bushka Kryetare e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend dhe zonja Jorida Tabaku kryetare e Komitetit Parlamentar për Integrimin, folën mbi gjetjet dhe propozimet për ndryshime ligjore të bëra nga Shoqëria Civile. Gjithashtu në event mori pjesë edhe drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimeve Publike zonja Reida Kashta njëkohësisht përgjegjëse për bisedimet mbi Kapitullin Prokurimi Publik.
Ky Dokument Politikash dhe Eventi realizohen në kuadër të Projektit C1-EU-NPA “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Themelore përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1, projekt me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe që po zbatohet nga katër organizata të Shoqërisë Civile AIS, CSDG, KSHH dhe ISP .
Dokumenti u Hartua nga AIS në bashkëpunim me ekspertin Eduard Halimi. Organizata AIS përveç kontributit përmes Dokumentit të Politikave dhe Rekomandimeve është edhe promotore e databazave me të dhëna të hapura për gjurmim, transparencë dhe verifikim të kontratave dhe kontraktorëve publik, konkretisht përmes Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania.
Shiko agjenden KËTU
Shiko Dokumentin e Politikave KËTU
Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës.
Puna me të rinjtë dhe zgjerimi i Networkut do të vijojë me evente si trajnime, forume, seanca individuale, publikime nga vetë të rinjtë në web – blog NdiqParatë. Ky network është produkt i punës në zbatim të Projektit Open Data Access and Transparency oler sectors exposed to Risk of Corrupsion, projekt i Mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).
StartUp Datathon Albania, Data Marathon nga AIS promotor i të Dhënave të Hapura
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS po i kthehet traditës së Datathon dhe Hackathon Albania. Kemi startuar këtë nëntor punën më një grup të rinjsh për DataThon që do të mbahet në Janar 2023. DataThon vjen nga fjalët Data plus Marathon. Janë evente ku njerëzit takohen për të punuar së bashku mbi një ide, dhe për të mbledhur, analizuar, vizualizuar dhe transmetuar gjetje që lidhen me të dhënat.
Organizata AIS ka realizuar më herët DataThon dhe HackaThon në Tiranë. Këtë herë DataThon është një event që do të angazhojë të rinj anëtarë të OpenDataFellowship Network. Ky Network Rinor është krijuar për rritje të kapaciteteve dhe aftësive të të rinjve në çështje anti-korrupsion. Tema mbi të cilën do të punohet këtë radhë janë financa të partive politike, vëllimi i tyre, struktura dhe forma të vizualizuara të kërkimit. Për më shumë informacion mbi DataThon Albania 2023 do të ketë publikime tek web faqja e AIS.