Para dhe Pushtet, Integritetit dhe Pasuria e Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Në databazën e re Akses Info Drejtësi janë vendosur të dhëna dhe dokumenta mbi Institucione dhe Individ të promovuar në kuadër të Reformës së re në Drejtësi. Të dhënat zbardhin informacion mbi Ligje, Vendime, Raporte e Akte të vendimmarrjes dhe performancës së sistemit. Veç institucioneve pasaporta të veçanta me informacion të aksesueshëm janë krijuar për Gjyqtarë dhe Prokuror që mbeten në sistem pas procesit të Vettingut sikurse Individ të emëruar dhe promovuar në Institucionet e Reja të drejtësisë.  Në faqe sapo janë vendosur të dhëna pasurore për Anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të dhënat janë marrë përmes aksesit në informim në deklarimin të bërë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Të dhënat e deklairmit pasuror zbardhin interesa dhe fuqi ekonomike të funksionarëve dhe personave të lidhur me ta. Në link si më poshtë mund të aksesoni informcionin:

  1. Naureda LLAGAMI http://aksesdrejtesi.al/profil/104
  2. Maksim COKU http://aksesdrejtesi.al/profil/105
  3. Fatmira LULI http://aksesdrejtesi.al/profil/106
  4. Medi BICI  http://aksesdrejtesi.al/profil/80
  5. Brunilda KADI http://aksesdrejtesi.al/profil/94
  6. Brikena UKPERAJ http://aksesdrejtesi.al/profil/97
  7. Erjon MUHARREMAJ http://aksesdrejtesi.al/profil/107
  8. Marcela SHEHU http://aksesdrejtesi.al/profil/99
  9. Albana TORO http://aksesdrejtesi.al/profil/108
  10. Dritan HALLUNAJ http://aksesdrejtesi.al/profil/95
  11. Ilir TOSKAJ http://aksesdrejtesi.al/profil/98

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një institucion Kushtetues, I krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi. Ky Institucion është krijuar për të siguruar Pavarësinë, Përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushteti Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Këshillim përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtar I zgjedh Kuvendi nga radhët e Juristëve Jo Gjyqtar. Këshilli I Lartë Gjyqësor ushtron funksione të emërimit, vlerësimit, ngritjes në detyrë dhe transferimit të Gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Gjithashtu ky Këshill vendos masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Ky këshill drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e Gjykatave me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli Propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të Gjykatave dhe Informon Publikun dhe Kuvendin për gjendjen e Sistemit Gjyqësor.

Informacion mbi punën e këtij institucioni mund të aksesoni përmes Akses Info Drejtësi http://aksesdrejtesi.al/list/1

Po tek kjo databazë janë të dhëna për të të tjerë indivin të promovuar në institucione dhe Sistemin e Drejtësisë. http://aksesdrejtesi.al/persons/3