Vetting per Vettingun – Deklarime Pasurore Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet janë publikuar të mirë kategorizuara, të dhënat e deklarimit pasuror për funksionar të lartë të emëruar Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK. Të dhënat janë aksesuar sipas të drejtës për informim përmes dokumentit të vetë deklarimit pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Kontrollit të Konfliktit të Interesit. Informacioni përveç tabelës së detajuar nga data analist të programit tonë, shoqërohet edhe me dokumentin PDF kopje e origjinalit për ti dhënë mundësi publikut për mirë informim. Informacioni i marrë nga dokumente të vetë deklarimit Fillestare apo Vjetore, përmban të dhëna për asete pasurore të patundshme apo pasuri të tjera, kontrata sipërmarrje, porosie apo investimi, të dhëna mbi shpenzime vjetore, të dhëna mbi likuiditet, debi, kredi apo tituj pronësie, asete të bizneseve dhe të drejta pasurore të fituara përmes formave të ndryshme. Përveç subjektit funksionar i lartë i emëruar, të dhënat e vetëdeklarimit kanë informacion edhe për pjesëtarë të ngushtë të rrethit familjarë të lidhur në interesa ekonomik me funksionarin e lartë të emëruar. Deklarimet pasurore për funksionar të KPK i gjeni sipas Link si vijon.

 

Të dhëna për jetëshkrimin, eksperiencën profesionale dhe akademike, kualifikime të veçanta, dokumenta që lidhen me profilin në shkenca juridike dhe integritetin në detyrë për secilin anëtar të KPK ju mund ti gjeni në faqen e re të ndërtuar nga AIS Akses Info Drejtësi kliko këtu

Të dhëna për institucionin KPK akte, vendime, njoftime zyrtare etj janë në ndërfaqen e krijuar po tek Akses Info Drjtësi link.

Rubrika Para dhe Pushtet sikurse portali Spending Data Albania janë realizuar nga organizata AIS promotor të Open Data Albania, me mbështetje të Programeve MATRA nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme në periudhën 2014 – 2019.