{"id":11165,"date":"2018-04-28T10:57:30","date_gmt":"2018-04-28T10:57:30","guid":{"rendered":"http:\/\/ais.al\/new\/?p=11165"},"modified":"2022-06-27T14:38:21","modified_gmt":"2022-06-27T13:38:21","slug":"mbi-zbatimin-e-projektit-monitoring-conflict-of-interest-of-donors-for-the-2017-electoral-campaign","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ais.al\/new\/mbi-zbatimin-e-projektit-monitoring-conflict-of-interest-of-donors-for-the-2017-electoral-campaign\/","title":{"rendered":"Mbi zbatimin e projektit: Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb zbatim t\u00eb projektit<strong> Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign<\/strong> AIS ka b\u00ebr\u00eb identifikimin e donator\u00ebve t\u00eb subjekteve elektorale n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme 2017.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> Identifikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke vler\u00ebsuar edhe interesa ekonomike t\u00eb tyre, p\u00ebrfitime nga prokurime publike dhe p\u00ebrfitime nga pagesa buxhetore (transaksione thesari).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> Gjithashtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ballafaqimi me list\u00ebn e borxhmbajt\u00ebsve kundrejt institucionit t\u00eb tatim taksave p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse rast pas rasti kemi donator q\u00eb jan\u00eb subjekt borxhi kundrejt institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> N\u00eb total gjat\u00eb raportimit financiar , k\u00ebsaj radhe p\u00ebrmes raportimit elektronik n\u00eb faqen web t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve jan\u00eb raportuar 66 subjekte individ dhe shoq\u00ebri biznesi si donator partiak p\u00ebr vlera mbi 100 000 mij\u00eb lek\u00eb<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> Ky raportim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen online \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i ri n\u00eb kontekstin e detyrimeve t\u00eb subjekteve elektorale p\u00ebr raportim financiar t\u00eb llogarive t\u00eb fushat\u00ebs. Subjektet elektorale i jan\u00eb n\u00ebnshkruar gjithashtu edhe auditimit financiar nga ekspert kontab\u00ebl t\u00eb pavarur t\u00eb caktuar me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. N\u00eb<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a> tabelat e pasqyruara n\u00eb raportet e auditimeve kontab\u00ebl ka mjaft ndryshime t\u00eb vlerave t\u00eb burimeve dhe shpenzimeve po t\u00eb krahasohen me ato t\u00eb raportimit t\u00eb vet\u00eb subjektit <em>online<\/em>. Kjo d\u00ebshmon dy element: <strong><em>a<\/em><\/strong>. Probleme me kapacitetet profesionale t\u00eb financier\u00ebve t\u00eb partive dhe <strong><em>b.<\/em><\/strong> Fiktivitet\u00a0 n\u00eb deklarim, mjaft t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mundojn\u00eb n\u00eb raportim financiar jan\u00eb evidentuar gjat\u00eb monitorimit dhe gjat\u00eb auditimit nga ekspert\u00ebt kontab\u00ebl p\u00ebrkat\u00ebsisht gjat\u00eb dhe pas fushat\u00ebs. <\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> <strong>Raste Diskrete:<\/strong> N\u00eb 66 subjekte t\u00eb evidentuara si donator spikasin: dy raste q\u00eb shfaqen n\u00eb kushte \u00a0t\u00eb konflikt interesi sipas parashikimeve n\u00eb nenin 89 t\u00eb Kodit Elektoral p\u00ebrkat\u00ebsisht. <\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"> Kodi Parashikon se: <em>Ndalohet dh\u00ebnia e fondeve nga nj\u00eb person juridik apo cdo aksionar i tij, n\u00ebse ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga kushtet e m\u00ebposhtme: a) ka p\u00ebrfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione n\u00eb dy vitet e fundit me vlera mbi 10 milion lek\u00eb; b) ushtron veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e medias; c) ka qen\u00eb partner me fonde publike n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme; \u00e7) ka detyrime monetare ndaj buxhetit t\u00eb shtetit ose ndaj \u00e7do institucioni publik. Ky detyrim nuk zbatohet n\u00ebse aksionari i zot\u00ebron k\u00ebto aksione si rezultat i ofert\u00ebs publike.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ligji nuk parashikon disa situata t\u00eb tjera t\u00eb interesit n\u00eb fonde, asete apo sh\u00ebrbime publike. K\u00ebshtu nuk jan\u00eb t\u00eb parashikuara si konflikt interesi raste t\u00eb p\u00ebrfitimeve nga programe t\u00eb subvencionit publik; kreditimit t\u00eb garantuar me fonde publike; p\u00ebrfitues n\u00eb privatizime t\u00eb aseteve publike; p\u00ebrfitues nga legalizime; p\u00ebrfitues nga programe publike n\u00eb dobi t\u00eb biznesit. <\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebr t\u00eb kontrolluar raste t\u00eb parashikuara n\u00eb Ligj (neni n89 pika 2 e Kodit Zgjedhor), u nd\u00ebrmor\u00ebn k\u00ebto hapa:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">U evidentuan shoq\u00ebri biznesi ku donator\u00ebt individ rezultojn\u00eb zot\u00ebrues (ortak dhe aksioner). Verifikimet u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">U verifikua n\u00ebse k\u00ebto subjekte donator apo t\u00eb zot\u00ebruara nga donator individ kan\u00eb p\u00ebrfituar kontrata publike p\u00ebrmes tenderimit. Burim p\u00ebr verifikim <em>databaza Open Procurement Albania<\/em> dhe faqja zyrtare e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">U verifikua n\u00ebse k\u00ebto subjekte jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e debitor\u00ebve ndaj drejtoris\u00eb s\u00eb tatim taksave. Kjo list\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>online<\/em> n\u00eb faqen e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatim Taksave.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebr t\u00eb verifikuar partneritet dhe p\u00ebrfitim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb n\u00eb fonde publike, subjekteve ju b\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb sistemin e pagesave t\u00eb thesarit. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb verifikim vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitues t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb fonde dhe jo p\u00ebrfituesve bashk\u00eb kontraktor ku subjekt i pages\u00ebs rezulton vet\u00ebm p\u00ebrfituesi lider dhe jo bashk\u00ebp\u00ebrfituesit.<\/li>\n<\/ul>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi dhe mang\u00ebsi n\u00eb verifikim:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">T\u00eb dh\u00ebna mbi Debitor\u00ebt ndaj institucioneve publike. K\u00ebto u verifikuan vet\u00ebm p\u00ebrmes list\u00ebs s\u00eb tatim taksave dhe nuk kemi evidenc\u00eb p\u00ebr forma t\u00eb tjera t\u00eb debive. K\u00ebto debi mund t\u00eb ishin t\u00eb tipit d\u00ebme kontraktore dhe jo vet\u00ebm; pagesa t\u00eb vonuara t\u00eb tarifave ekstra q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me list\u00ebn e tatimeve dhe taksave q\u00eb mblidhen nga DPTT.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Po k\u00ebshtu edhe tenderat publik apo transaksionet e pagesave t\u00eb thesarit, japin informacion dhe listojn\u00eb si p\u00ebrfitues vet\u00ebm partnerin apo kontraktonin kryesor, lider. Bashk\u00ebkontraktori apo bashk\u00ebpartneri megjith\u00ebse p\u00ebrfiton nuk listohet dhe p\u00ebrfiton duke u p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb veprim nga kontraktori kryesor.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fjala \u201caksioner\u201d. Kjo fjal\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb ligj e b\u00ebn t\u00eb interpretuesh\u00ebm faktin n\u00ebse do t\u00eb konsiderohen n\u00eb konflikt edhe ortak\u00ebt e kompanive. N\u00eb verifikim fjal\u00ebn aksioner e kemi konsideruar p\u00ebr cdo lloj zot\u00ebruesi t\u00eb pjes\u00ebve n\u00eb kapital t\u00eb nj\u00eb subjekti juridik ekonomik.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Nga verifikimi p\u00ebr donator\u00ebt drejtp\u00ebrdrejt na rezulton:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Jan\u00eb 66 donator n\u00eb natyr\u00eb apo n\u00eb para t\u00eb deklaruar nga subjektet n\u00eb plot\u00ebsimin e raportit financiar, online p\u00ebr KQZ. Monitorimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb 66 subjektet.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">64 rezultojn\u00eb persona individ nd\u00ebrsa 2 rezultojn\u00eb person juridik.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Konkretisht person juridik jan\u00eb K&amp;H Law Firm shpk si Donatore n\u00eb natyr\u00eb p\u00ebr subjektin Aleanca Popullore p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Linda 80 shpk si donatore n\u00eb natyr\u00eb e partis\u00eb Bashkimi Demokristian Shqiptar.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Mes personave Juridik Linda 80 shpk rezulton n\u00eb konflikt interesi sipas parashikimeve t\u00eb Nenit 89 pika 3 \/ a. Kjo shoq\u00ebri nuk kemi dijeni n\u00ebse ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn p\u00ebr parandalim t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Shoq\u00ebria ka fituar tendera dhe kontrata publike mbi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00ebn kohore t\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Konkretisht pasaporta<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a> kjo shoq\u00ebri vet\u00ebm nga tendera me Bashki dhe institucione t\u00eb sektorit sh\u00ebndet\u00ebsi ka kontrata: me institucione t\u00eb pushtetit vendor total jan\u00eb 17 kontrata, me 2 bashki dhe konkretisht me 12 autoritete kontraktore ku vlera \u00ebsht\u00eb 81 400 902 lek\u00eb (tet\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb milion e kat\u00ebrqind mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e dy) Lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsi jan\u00eb fituar 5 kontrata me dy autoritete kontraktore, me nj\u00eb total vlere prej 5 324 516 (pes\u00eb milion e treqind e nj\u00ebzet e kat\u00ebr mij\u00eb e pes\u00ebqind e gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) Lek\u00eb. N\u00eb verifikim p\u00ebrmes transaksione thesari, shoq\u00ebria ka ark\u00ebtuar n\u00eb dy vite (qershor 2015 deri qershor 2017) nga pagesa t\u00eb thesarit \u00a0vler\u00ebn 144 460 120 (nj\u00ebqind e dyzet e kat\u00ebr milion e kat\u00ebrqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb\u00a0 mij\u00eb e nj\u00ebqind e nj\u00ebzet) Lek\u00eb. Pra shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb parashikuar n\u00eb kod zgjedhor si subjekt q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb donator. Theksojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr donator dhe donacione n\u00eb raportin e auditimit nga ekspert t\u00eb pavarur nuk reflektojn\u00eb fakte t\u00eb vler\u00ebsimit ligjor t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb sipas nenit 89 pika 3. Raporti nuk evidenton ekzistenc\u00ebn e Deklarat\u00ebs t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, deklarim q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr n\u00ebnshkrim nga subjekti dhurues dhe k\u00ebrkim nga partia si subjekt elektoral.\u00a0 Audituesi ka sh\u00ebnuar tek Raporti i Auditmit, tabela 2 t\u00eb ardhurat, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr donatorin n\u00eb natyr\u00eb duke na rikonfirmuar faktin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb raportimin financiar t\u00eb vet\u00eb partis\u00eb.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Shoq\u00ebria tjet\u00ebr K&amp;H Law Firm shpk nuk\u00a0 rezulton t\u00eb ket\u00eb pagesa nga fonde publike, kontrata publike apo debi kundrejt drejtoris\u00eb s\u00eb tatim taksave.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Gjithathshtu k\u00ebto nuk rezultojn\u00eb n\u00eb list\u00ebn e debitor\u00ebve pran\u00eb DPTT.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Verifikim p\u00ebr persona juridik q\u00eb zot\u00ebrohen nga donator\u00ebt individ.<\/p>\n<ul>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Nga 64 individ t\u00eb deklaruar si donator (shuma mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb) t\u00eb partive politike, n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Emrat e k\u00ebtyre 64 donator\u00ebve na rezultojn\u00eb t\u00eb lidhur me 42 subjekte t\u00eb regjistruara si subjekte me NIPT.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Verifikimi n\u00ebse nj\u00eb em\u00ebr i caktuar p\u00ebrkon me emrin n\u00eb list\u00ebn e donacionit rezultoi i v\u00ebshtir\u00eb pasi QKR referon pjes\u00ebrisht identitetin e qart\u00eb t\u00eb individit p\u00ebrmes numrit t\u00eb identifikimit personal (karta e identitetit apo pasaporta).<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Gjithsesi subjektet e referuara, pra subjektet me NIPT ku emri i nj\u00eb zot\u00ebruesi ishte i nj\u00ebjt\u00eb (formimi em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr) nuk na rezultuan t\u00eb jen\u00eb fituese n\u00eb tendera dhe p\u00ebrfituese n\u00eb pagesa thesari. K\u00ebshtu q\u00eb kjo penges\u00eb nuk k\u00ebrkoi investigime m\u00eb t\u00eb thelluara.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\">Sa i takon t\u00eb qenit debitor pran\u00eb institucioneve publike n\u00eb nj\u00eb rast donatori E.S rezulton aksioner n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e cila rezulton debitore n\u00eb List\u00ebn e debitor\u00ebve t\u00eb publikuar nga DPTT. E.S \u00ebsht\u00eb aksioner me 5 % t\u00eb totalit (50 nga 1000 aksione). Shoq\u00ebria aksionere me emrin Royal Farma dhe NIPT L01606005J, pasqyrohet n\u00eb list\u00ebn e DPTT p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb mars 2018 si debitore q\u00eb prej vitit 2014. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dokumentin zyrtar: Lista e tatim pagues\u00ebve me barr\u00eb hipotekore dhe siguruese p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve tatimore t\u00eb pashlyera. Ky subjekt evidentohet se ka detyrime t\u00eb lidhura n\u00eb 2014 dhe t\u00eb papaguara. \u00c7ka evidenton faktin se donatori individ \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontekstin e ndalimeve ligjore sipas Nenit 89 pika 3.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Donacione nga subjekte mediatike:<\/strong> Kontrolli p\u00ebr konfliktin e interesit sipas parashikimeve t\u00eb nenit 89 pika b, rezulton nj\u00eb proces delikat pasi ndryshimet dhe rregullimet ligjore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr Fushat\u00ebn 2017, krijuan premisa p\u00ebr l\u00ebshim t\u00eb koh\u00ebs mediatike jo kundrejt pages\u00ebs. Ky rregullim ligjor q\u00eb bie ndesh me Kodin Zgjedhor neni 89 pika 3\/b , nen i cili parashikon ndalimin e dh\u00ebnies s\u00eb fondeve nga subjekte q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e medias. N\u00eb raportimin financiar jan\u00eb disa parti q\u00eb kan\u00eb deklaruar minutash jo kundrejt pages\u00ebs, falas dhe duke e karakterizuar si dhurim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ky p\u00ebrshkrim her\u00eb jepet si dhurim e her\u00eb si fatur\u00eb e papaguar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb \u00e7do rast marr\u00ebdh\u00ebnie e financimit p\u00ebr subjektet elektorale, nga subjektet mediatike duhen par\u00eb me kujdes n\u00ebn kontekstin e rregullimeve ligjore t\u00eb pritshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Funksionar Publik donator t\u00eb subjekteve. Lista e donator\u00ebve p\u00ebrfshin mjaft subjekte q\u00eb jan\u00eb n\u00eb detyra t\u00eb larta institucionale dhe publike mes tyre edhe presidenti aktual n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjeve i sapo votuar por jo n\u00ebn betim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">AIS ka p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb draft p\u00ebr propozime n\u00eb lidhje me nj\u00eb rregullim m\u00eb eficent t\u00eb Ligjit Zgjedhor sa i takon transparenc\u00ebs dhe monitorimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr rastin e donator\u00ebve t\u00eb partive politike subjekte zgjedhore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Disa nga konkluzionet q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me analiz\u00ebn p\u00ebr rregullime m\u00eb eficente t\u00eb ligjit zgjedhor jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>Informim n\u00eb koh\u00eb reale mbi donacione t\u00eb fushat\u00ebs (donacion n\u00eb instrument monetar).<\/em> N\u00eb fakt ky lloj rregullimi ka baz\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb neni 9 paragrafi i tret\u00eb; ku shprehimisht thuhet <em>Burimet financiare t\u00eb partive, si dhe shpenzimet e tyre b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike<\/em>. Ky rregullim ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb Kod por \u00ebsht\u00eb hequr me ndryshimet e b\u00ebra p\u00ebr nenin 90 paragrafi 1 kur dikur thuhej: <em>Lista e personave q\u00eb dhurojn\u00eb shuma jo m\u00eb pak se 100 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe vlera p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike.<\/em> Por me ndryshimet e b\u00ebra me Ligjin nr 74.2012 dat\u00eb 19. 07. 2012 kjo fjali \u00ebsht\u00eb hequr duke krijuar regres n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informacion publik mbi mb\u00ebshtet\u00ebsit e nj\u00eb partie politike p\u00ebrmes donacioneve, edhe p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb votimit.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>T\u00eb shmanget me parashikim t\u00eb qart\u00eb ligjor, \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie donacioni, subvencioni apo kreditim nd\u00ebrmjet subjekteve elektorale dhe subjekteve mediatike.<\/em> Neni q\u00eb parashikon konfliktin e interesit,\u00a0 neni 89 e p\u00ebrjashton subjektin q\u00eb ushtron veprimtari mediatike apo \u00ebsht\u00eb aksioner n\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb till\u00eb, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb donator i nj\u00eb subjekti elektoral.\u00a0 Dhe kjo \u00ebsht\u00eb mjaft korrekte n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, dhe ndarjes s\u00eb k\u00ebtyre dy pushteteve. Nga ana tjet\u00ebr Neni 84, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor krijon nj\u00eb burim financiar shtes\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike. Media detyrohet me ligj t\u00eb dhuroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb minutave p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb konsumuar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar reklame kundrejt pages\u00ebs. Ky nen duhet shfuqizuar pasi: 1 krijon nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi kontradiktore me rregullimin e nenit 98; 2. krijon v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb monitorim; 3. \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare edhe n\u00eb zgjedhje p\u00ebr pushtetin vendor nd\u00ebrsa ligji e parashikon vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme; 4. nuk jemi n\u00eb situata ku partit\u00eb kan\u00eb mungesa dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb mbulim t\u00eb kostove financiare t\u00eb reklam\u00ebs. Reklama politike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr masive n\u00eb emetime mediatike t\u00eb fushat\u00ebs, dhe do ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb orientohet \u00e7do subjekt politik drejt cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb mesazhit dhe reklam\u00ebs, dhe jo drejt sasis\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p style=\"text-align: justify\">Gjithashtu jemi n\u00eb kontekste t\u00eb tjera ku media edhe audovizive, nuk q\u00ebndron ngusht\u00ebsisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mediave t\u00eb licencuara si media komb\u00ebtare. Ka formate t\u00eb ndryshme t\u00eb emetimit audioviziv bazuar n\u00eb teknologjin\u00eb e re.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Po kaq i gabuar dhe kontradiktor do t\u00eb konsiderohet edhe rregullimi p\u00ebr reklam\u00ebn pa pages\u00eb i b\u00ebr\u00eb n\u00eb ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Partit\u00eb n\u00eb Maj 2017. Ligj q\u00eb bie ndesh me Kodin aktual.<\/p>\n<p>Kodi i ri elektoral, do t\u00eb duhet t\u00eb respektoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese ndales\u00ebn p\u00ebr pozicionin e donatorit p\u00ebr subjektet mediatike. Subjektet mediatike duhet t\u00eb jen\u00eb pal\u00eb t\u00eb partive dhe subjekteve elektorale vet\u00ebm p\u00ebrmes kontratave tregtare t\u00eb cilat do ishte mir\u00eb t\u00eb ishin gjithashtu t\u00eb aksesueshme nga publiku p\u00ebr rastin e kontraktimeve n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Po k\u00ebshtu duhet par\u00eb me kujdes edhe situata e faturave t\u00eb papaguara dhe situatave debitore. Subjektet tregtare e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb detyrimeve. Por kur subjekti debitor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti politike me pushtet, k\u00ebrkimi i debive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e\u00a0 mundshme intimidimi dhe influence. P\u00ebr t\u00eb mos lejuar situata t\u00eb tilla ku borxhi kthehet n\u00eb donacion, ligji zgjedhor duhet t\u00eb parashikoj\u00eb edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb KQZ gjat\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb fondit vjetor apo zgjedhor p\u00ebr partit\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet\u00a0 n\u00eb likuidim t\u00eb detyrimeve t\u00eb deklaruara si t\u00eb njohura e t\u00eb papaguara gjat\u00eb fushat\u00ebs. I nj\u00ebjti prioritet likuidimi me fondet publike duhet t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr debitor\u00eb t\u00eb palikujduar t\u00eb fushatave q\u00eb nuk jan\u00eb subjekt mediatik.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>Rregullim m\u00eb efikas i rasteve t\u00eb parashikuara si konflikt interesi p\u00ebr donator\u00ebt.<\/em> T\u00eb vendosen parashikime ligjore m\u00eb t\u00eb zgjeruara p\u00ebr parandalimin; deklarimin dhe kontrollin e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr Donator\u00ebt. Kodi Zgjedhor p\u00ebrmes nenit 89 parashikon disa situata t\u00eb ndaluara. Ky nen k\u00ebrkon rregullim dhe zgjerim t\u00eb parashikimeve. K\u00ebshtu fjala aksionar do ishte mir\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me fjal\u00ebn zot\u00ebrues. P\u00ebrve\u00e7 parashikimit p\u00ebr kontrata dhe fonde publike t\u00eb parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i p\u00ebrfitimeve nga programe t\u00eb subvencionit publik; kreditimit t\u00eb garantuar me fonde publike; p\u00ebrfitues n\u00eb privatizime t\u00eb aseteve publike; p\u00ebrfitues nga legalizime; p\u00ebrfitues nga programe publike n\u00eb dobi t\u00eb biznesit. Etj.<\/li>\n<li>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>Parashikim ligjor i verifikimit administrativ p\u00ebr rastet n\u00eb konflikt interesi.<\/em> Do t\u00eb ishte me vend q\u00eb KQZ t\u00eb kishte kompetenc\u00eb p\u00ebr verifikim dhe hetim administrativ. Kjo p\u00ebrmes k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion pran\u00eb institucioneve publike n\u00eb lidhje me respektimin e parashikimeve dhe ndalimeve si konflikt interesi. Verifikim pran\u00eb tatimeve mbi debitor\u00ebt; pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike mbi kontrata publike; pran\u00eb Regjistrit Koncesionar p\u00ebr kontratat koncensionare dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Gjithashtu edhe sanksioni p\u00ebr donator\u00ebt n\u00eb rast t\u00eb deklarimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb mospasjes konflikt interesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sanksion q\u00eb duhet t\u00eb parashikohet n\u00eb Kod.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> <a href=\"http:\/\/open.data.al\/sq\/lajme\/lajm\/id\/2011\/Lista-e-Donatoreve-per-fushaten-zgjedhore-2017-shume-mbi-100-mije-leke\">http:\/\/open.data.al\/sq\/lajme\/lajm\/id\/2011\/Lista-e-Donatoreve-per-fushaten-zgjedhore-2017-shume-mbi-100-mije-leke<\/a><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> <a href=\"http:\/\/financial.cec.org.al\/\">http:\/\/financial.cec.org.al\/<\/a><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.opencorporates.al\/sq\/nipt\/k37513530u\">http:\/\/www.opencorporates.al\/sq\/nipt\/k37513530u<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb zbatim t\u00eb projektit Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign AIS ka b\u00ebr\u00eb identifikimin e donator\u00ebve t\u00eb subjekteve elektorale n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme 2017. Identifikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke vler\u00ebsuar edhe interesa ekonomike t\u00eb tyre, p\u00ebrfitime nga prokurime publike dhe p\u00ebrfitime nga pagesa buxhetore (transaksione thesari). Gjithashtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10542,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[1,80,72],"tags":[],"class_list":["post-11165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kreupost","category-njoftime-per-shtyp","category-publikime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11165"}],"version-history":[{"count":14,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334911,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11165\/revisions\/334911"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10542"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}