{"id":15902,"date":"2020-05-22T11:44:00","date_gmt":"2020-05-22T11:44:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ais.al\/new\/?p=15902"},"modified":"2021-01-05T13:00:34","modified_gmt":"2021-01-05T11:00:34","slug":"permbledhje-e-perpjekjeve-per-prishjen-e-godines-se-teatrit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ais.al\/new\/permbledhje-e-perpjekjeve-per-prishjen-e-godines-se-teatrit-kombetar\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmbledhje e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr prishjen e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"\r\n<p>Diskutimet rreth Teatrit Komb\u00ebtar filluan n\u00eb mars t\u00eb vitit 2018 me paraqitjen nga kryeministri Rama t\u00eb nj\u00eb projekti nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb ri. Megjithat\u00eb, me sip\u00ebrfaqe prej 3000 m\u00b2, projekti i Teatrit t\u00eb ri Komb\u00ebtar z\u00eb m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e sip\u00ebrfaqes fillestare. Pjesa tjet\u00ebr synohet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta dhe nj\u00eb qendre komerciale. Rama argumentoi se rinovimi i godin\u00ebs 80- vje\u00e7are t\u00eb teatrit t\u00eb vjet\u00ebr do t\u00eb ishte \u201ci pamundur\u201d, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb rinovimit, miliona euro&nbsp; fonde publike do t\u00eb duhen t\u00eb shpenzoheshin p\u00ebr nj\u00eb partneritet publik privat (PPP).<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Projekti i nd\u00ebrtimit p\u00ebr Teatrin e ri Komb\u00ebtar duhet t\u00eb ishte realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb miratuar nga Parlamenti, ku Rama ka shumic\u00ebn absolute. I ashtuquajturi \u201cLigji Fusha\u201d (duke marr\u00eb emrin e kompanis\u00eb Fusha shpk, e cila planifikohej t\u00eb lidhte kontrat\u00ebn), nxori n\u00eb pah mang\u00ebsi serioze, si dh\u00ebnia e nj\u00eb prone shtet\u00ebrore pa tender. N\u00eb momentin q\u00eb njer\u00ebzit m\u00ebsuan lajmin e k\u00ebtij ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb planifikuar, artist\u00ebt dhe aktivist\u00ebt krijuan \u201cAleanc\u00ebn p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn u bashkuan edhe shum\u00eb figura t\u00eb njohura publike, si historian\u00eb, akademik\u00eb dhe gazetar\u00eb. Ata organizuan protesta, iniciuan nj\u00eb peticion, iu drejtuan organizatave vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe filluan t\u00eb nd\u00ebrmerrnin veprime ligjore. P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 27 mujore, Aleanca e mbrojti teatrin nga prishja.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018, edhe Komisioni Evropian i k\u00ebrkoi qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb arsyet e miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Nj\u00eb prej 15 pyetjeve q\u00eb p\u00ebrmbante kjo let\u00ebr ishte pik\u00ebrisht n\u00ebse ky ligj i posa\u00e7\u00ebm ishte i pajtuesh\u00ebm me detyrimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuadrin e procesit t\u00eb Stabilizim Asociimit. Edhe Thorsten Frei (An\u00ebtar i Parlamentit), n\u00eb at\u00eb koh\u00eb raportues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Grupin Parlamentar t\u00eb CDU\/CSU n\u00eb Komisionin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Bundestagut, shprehu dyshime gjat\u00eb nj\u00eb interviste: \u201c<em>Ligji i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb tejet i paqart\u00eb, kur beh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e tij me legjislacionin e BE-s\u00eb dhe me Kushtetut\u00ebn shqiptare. Si\u00e7 e shoh un\u00eb, presidenti Meta e ktheu me t\u00eb drejt\u00eb at\u00eb ligj n\u00eb Parlament. \u00c7\u00ebshtja e Teatrit Komb\u00ebtar do t\u00eb tregoj\u00eb qart\u00eb se sa seriozisht e merr Edi Rama an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE\u201d.<\/em><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>M\u00eb 25 korrik 2019, presidenti Ilir Meta depozitoi nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke k\u00ebrkuar shpalljen jokushtetues t\u00eb ligjit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar. Duke qen\u00eb se Gjykata nuk ishte funksionale n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kjo ankes\u00eb u dor\u00ebzua p\u00ebr shqyrtim n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019. M\u00eb 30 dhjetor 2019, gjykata kushtetuese i k\u00ebrkoi Parlamentit, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ministrit t\u00eb Financ\u00ebs, ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs dhe Bashkis\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqiste argumentet p\u00ebr ligjin e posa\u00e7\u00ebm. E megjithat\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka dal\u00eb ende para gjykat\u00ebs.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020, Bashkia Tiran\u00eb, shpalli se projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e teatrit t\u00eb ri nuk do t\u00eb realizohej si\u00e7 pritej.&nbsp;<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Fusha shpk nuk ishte n\u00eb gjendje ta vazhdonte projektin brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Pas nj\u00eb heshtjeje t\u00eb gjat\u00eb mbi fatin e teatrit, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2020, qeveria shqiptare zgjodhi t\u2019ia jepte tok\u00ebn ku ngrihet Teatri Komb\u00ebtar, Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me q\u00ebllim marrjen e vendimit p\u00ebr prishje. Presidenti Meta depozitoi nj\u00eb tjet\u00ebr ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, n\u00eb mbr\u00ebmjen e 14 majit, K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb miratoi fshehtazi prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Vendimi nr. 50, miratuar nga K\u00ebshilli Bashkiak, m\u00eb 14 maj 2020 shprehet se nd\u00ebrtesa duhet t\u00eb prishet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb Institutit t\u00eb Nd\u00ebrtimit. Ky raport \u00ebsht\u00eb hartuar vet\u00ebm nj\u00eb dite m\u00eb pare, m\u00eb 13 maj 2020 dhe v\u00ebrteton se nd\u00ebrtesa nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kryerje aktivitetesh dhe se, pavar\u00ebsisht \u00e7do rinovimi, ajo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet e sigurt. Vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak autorizon gjithashtu Institutin e Mbrojtjes s\u00eb Territorit t\u00eb evakuoj\u00eb, t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dhe m\u00eb pas ta prish\u00eb at\u00eb. N\u00eb vendim nuk p\u00ebrcaktohet data e prishjes.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Votimi i K\u00ebshillit Bashkiak nuk ka baz\u00eb ligjore. Nga ana tjet\u00ebr, K\u00ebshilli Bashkiak mund t\u00eb marr\u00eb vendime vet\u00ebm p\u00ebr objekte q\u00eb i p\u00ebrkasin bashkis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndon\u00ebse bashkia \u00ebsht\u00eb pronare e tok\u00ebs ku ngrihet teatri, nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr vet\u00eb godin\u00ebn. Nd\u00ebrsa, dokumenti i ekspertiz\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt administrativo-ligjor q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb objekt vet\u00ebm i rishikimit gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb institucion politik si K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs nuk ka asnj\u00eb lloj juridiksioni mbi nj\u00eb akt juridik t\u00eb paraqitur nga nj\u00eb institucion i qeveris\u00eb qendrore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb votimi. Nuk ka pasur asnj\u00eb njoftim publik p\u00ebr takimin e K\u00ebshillit Bashkiak si\u00e7 parashikohet me ligj. P\u00ebrfundimisht, vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak hyn n\u00eb fuqi vet\u00ebm 10 dit\u00eb pas njoftimit, dhe nuk \u00ebsht\u00eb vendim me efekte t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Edhe avokati i popullit ka iniciuar nj\u00eb hetim administrativ p\u00ebr transferimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Ky hetim ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u201cn\u00ebse veprimet e institucioneve shtet\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Presidenti Meta ju referua vendimit t\u00eb marr\u00eb nga qeveria dhe Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar si nj\u00eb \u201caktivitet i mir\u00ebstrukturuar kriminal\u201d; vendimet dhe veprimet e qeveris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb \u201cpabesueshme\u201d.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb krim i \u201cpafalsh\u00ebm kushtetues, ligjor dhe moral\u201d, sidomos n\u00eb nj\u00eb moment ku ligjshm\u00ebria e prishjes \u00ebsht\u00eb ende objekt i gjykat\u00ebs kushtetuese.\u201d<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Partia Demokratike (PD), ka kund\u00ebrshtuar pa u lodhur prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar, ka k\u00ebrkuar rinovimin e tij t\u00eb plot\u00eb ne respektim t\u00eb vlerave te tij kulturore dhe historike. Vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb pare, kryetari i PD-s\u00eb Lul\u00ebzim Basha e p\u00ebrshkroi prishjen e teatrit si \u201cvij\u00ebn e kuqe\u201d dhe deklaroi se: \u201c\u00c7do akt i prishjes s\u00eb teatrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt lufte jo vet\u00ebm kund\u00ebr artit dhe artist\u00ebve , por edhe kund\u00ebr vet\u00eb qytetar\u00ebve\u201d. N\u00eb prag t\u00eb prishjes s\u00eb teatrit, Basha, shoq\u00ebruar nga drejtuesja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim (LSI) Monika Kryemadhi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, bllokuan bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kritikat kryesore kan\u00eb qen\u00eb mungesa e mir\u00ebkuptimit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb prishur teatri, n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, si dhe mungesa e dialogut. N\u00eb postimin e tij n\u00eb Facebook, ambasadori gjerman n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur:<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><em>\u201cE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj prishjen e nxituar t\u00eb teatrit komb\u00ebtar sot n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb e kemi d\u00ebshmuar vet\u00eb. Sidomos gjat\u00eb gjendjes aktuale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dialogu mes qeveris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe qeverisja transparente jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d<\/em><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Nd\u00ebrsa kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj, gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb publike, pas prishjes s\u00eb teatrit, u b\u00ebri thirrje artist\u00ebve t\u00eb punonin s\u00eb bashku p\u00ebr teatrin e ri. Ai e p\u00ebrshkroi vendimin e prishjes s\u00eb godin\u00ebs si \u201cm\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirin n\u00eb jet\u00ebn e tij\u201d, por shtoi se \u201cishte vendimi i duhur\u201d. (&#8230;) \u201cUn\u00eb do t\u2019ju mb\u00ebshtes p\u00ebr krijimin e nj\u00eb projekti m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fund \u00ebsht\u00eb produkti ai q\u00eb do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb\u201d, tha Veliaj duke shtuar se \u2013 \u201cTeatri i vjet\u00ebr ka ikur, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb\u201d. Veliaj shpjegoi se Instituti i Nd\u00ebrtimit e kishte klasifikuar godin\u00ebn si \u201ct\u00eb rrezikshme\u201d dhe se ajo nuk ishte nj\u00eb monument kulturor dhe as nuk ishte n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb mbrojtur kulturore. M\u00eb par\u00eb, kryeministri Edi Rama kishte predikuar pa pushim se ajo godin\u00eb ishte nj\u00eb \u201ckuti e vjet\u00ebr\u201d q\u00eb duhet t\u00eb prishej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb godine t\u00eb re dhe m\u00eb moderne p\u00ebr teat\u00ebr.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>16 organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile e d\u00ebnuan prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar nga qeveria shqiptare si dhe dhun\u00ebn e ushtruar ndaj protestuese gjat\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp ata paralajm\u00ebruan se prishja e teatrit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe u hap rrug\u00ebn rreziqeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shtypjes&nbsp; s\u00eb liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe rezistenc\u00ebs qytetare. Ata u b\u00ebn\u00eb thirrje institucioneve vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ambasadave p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj tendencave autoritare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Organizatat shtuan se demokracia, t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut dhe ekzistenca e shoq\u00ebris\u00eb civile nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb rrezik m\u00eb shum\u00eb se sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas raporteve t\u00eb mediave, Prokuroria Anti-korrupsion (SPAK) ka iniciuar procedimet pas akuzave t\u00eb ngritura nga \u201cAleanca P\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u201d m\u00eb 6 maj. Aleanca ka akuzuar kryetarin Veliaj p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs dhe p\u00ebr korrupsion. Aleanca ka paditur gjithashtu 3 inxhiniere nd\u00ebrtimi q\u00eb hartoi raportin e ekspertiz\u00ebs p\u00ebr prishjen e teatrit p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb autoritetit t\u00eb tyre. P\u00ebr shembull, aleanca ka deklaruar se raporti i ekspertiz\u00ebs i paraqitur nga inxhinier\u00ebt bazohej n\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara. Thuhet se 3 prej 5 inxhinier\u00ebve q\u00eb kan\u00eb hartuar k\u00ebt\u00eb raport nuk e kan\u00eb ekzaminuar asnj\u00ebher\u00eb personalisht nd\u00ebrtes\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Masat e marra nga qeveria shqiptare po ndodhin n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb mesa duket \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment taktik p\u00ebr t\u00eb. Shqip\u00ebria i ka ulur masat p\u00ebr pandemin\u00eb &nbsp;e Covid-19 dhe pothuaj se t\u00eb gjitha kufizimet jan\u00eb hequr ose jan\u00eb liruar ndjesh\u00ebm. Megjithat\u00eb situata e jasht\u00ebzakonshme, kufizimet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb lirin\u00eb e organizimit, do t\u00eb mbeten n\u00eb fuqi deri m\u00eb 23 qershor. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb edhe arsyeja se pse qeveria vazhdoi me prishjen e teatrit pik\u00ebrisht tani, pasi ata mund t\u00eb ken\u00eb parashikuar se do t\u00eb p\u00ebrballeshin me m\u00eb pak protesta, duke qen\u00eb se njer\u00ebzit do t\u00eb kishin t\u00eb tjera probleme p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve ekonomike dhe sociale qe ka shkaktuar Covid-19.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; I.<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>ANKESAT E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS N\u00cb GJYKAT\u00cbN KUSHTETUESE<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn&nbsp; e tij drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, m\u00eb dat\u00eb 24.07.2019, presidenti i Republik\u00ebs, me cil\u00ebsin\u00eb e tij si pal\u00eb k\u00ebrkuese, n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ka k\u00ebrkuar shqyrtimin e kushtetueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjit&nbsp; nr. 37\/2018 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e procedur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr negocimin dhe lidhjen e kontrat\u00ebs me objekt \u201cprojektimin dhe zbatimin&nbsp; projektit urban dhe godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar\u201d, miratuar nga Kuvendi m\u00eb 5.07.2018 dhe m\u00eb 20.09.2018 si akte ligjore, t\u00eb cilat:<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Nuk p\u00ebrputhen me parimet baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs<\/li><li>Jan\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me dispozitat e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/li><li>Cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb identitetin dhe trash\u00ebgimin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare.<\/li><li>Nuk garantojn\u00eb mbrojtjen e pron\u00ebs publike<\/li><li>Cenojn\u00eb parimin e siguris\u00eb juridike n\u00eb lidhje me ushtrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb private<\/li><li>Jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me sistemin ligjor aktual, ku bazohet shoq\u00ebria shqiptare<\/li><li>Jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb Republika&nbsp; e Shqip\u00ebris\u00eb i ka n\u00ebnshkruar apo ratifikuar<\/li><li>Bien ndesh me dispozitat e marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit<\/li><li>Dispozitat e k\u00ebtij ligji p\u00ebrmbajn\u00eb kritere diskriminuese q\u00eb nuk garantojn\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese t\u00eb barazis\u00eb para ligjit dhe liris\u00eb s\u00eb aktivitetit ekonomik t\u00eb qytetar\u00ebve, duke shkelur k\u00ebshtu funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs<\/li><li>Cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb parimet kushtetuese t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe funksionimit t\u00eb organeve t\u00eb qeveris\u00eb vendore t\u00eb decentralizimit dhe autonomis\u00eb vendore, duk\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb parimet e ndarjes dhe ekuilibrimit t\u00eb pushteteve<\/li><li>Jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me jurisprudenc\u00ebn kushtetuese t\u00eb vendosur nga Gjykata Kushtetuese, sa i p\u00ebrket parimit t\u00eb funksionimit t\u00eb organeve t\u00eb qeveris\u00eb vendore dhe ushtrimit te kompetencave t\u00eb tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomis\u00eb vendore<\/li><li>Paraqesin mang\u00ebsi dhe pasiguri t\u00eb konsiderueshme sa u p\u00ebrket p\u00ebrfitimeve ekonomike dhe financiare t\u00eb shtetit, duke krijuar terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pron\u00ebs publike dhe cenim t\u00eb interesit publik<\/li><\/ul>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb te nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb dat\u00eb sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00eb mundur p\u00ebr rishikimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pezullimin e zbatimit t\u00eb ligjit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar qart\u00ebsisht dhe publikisht, pal\u00ebt e interesuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces (Bashkia Tiran\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave, Ministria e Kultur\u00ebs, Ministria e Financ\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb) kan\u00eb vazhduar procedurat p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji jokushtetues, i cili parashikonte dhe ka rezultuar n\u00eb prishjen e kompleksit t\u00eb godinave t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Gjykata Kushtetuese p\u00ebrmes vendimit nr. 4 date 30 dhjetor 2019, \u201cNjoftim p\u00ebr transferim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe p\u00ebr vazhdimin e saj\u201d e ka informuar presidentin e Republik\u00ebs se Kolegji i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka vendosur m\u00eb 24.12.2019 t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr rishikim k\u00ebrkes\u00ebn e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs seanc\u00ebs plenare me dyer t\u00eb hapura.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>M\u00eb 21 janar 2020, presidenti i Republik\u00ebs paraqiti disa argumente shtes\u00eb para Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sipas t\u00eb cilave: \u201c<em>N\u00ebse teatri do t\u00eb prishej p\u00ebrpara vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00ebher\u00eb pasojat do t\u00eb ishin t\u00eb pariparueshme. Ky fakt duhet t\u00eb merret parasysh<\/em>.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, presidenti i Republik\u00ebs, e ka informuar nd\u00ebr t\u00eb tjera Gjykat\u00ebn Kushtetuese se shqet\u00ebsimi n\u00eb lidhje me&nbsp; vazhdimin e procedur\u00ebs, e cila konsiderohet t\u00ebr\u00ebsisht jo kushtetuese \u00ebsht\u00eb pasuar edhe nga disa aktor\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe presidentin ekzekutiv t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, Europa Nostra ,\u201cnj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb ka k\u00ebrkuar mbrojtjen e \u201cTeatrit t\u00eb \u00e7muar Komb\u00ebtar\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb nominuar si pjes\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Evrop\u00eb mbrojtjen e sajteve m\u00eb t\u00eb rrezikuara p\u00ebr vitin 2020, duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e dat\u00ebs 30 dhjetor 2019, gjykata kushtetuese e informon gjithashtu presidentin e republik\u00ebs se data e seanc\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, sapo Gjykata Kushtetuese t\u00eb ket\u00eb kuorumin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta shqyrtuar&nbsp; k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb plenare sipas nenit 31, pika 1 e ligjit nr. 8577\/2000 \u201cP\u00ebr organizmin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, i ndryshuar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>M\u00eb 14 maj 2020, presidenti ka paraqitur nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ku ka k\u00ebrkuar shfuqizimin e vendimit nr. 377, dat\u00eb 08.05.2020, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr transferimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb pron\u00ebs nr. 1\/241 me titull \u201cTeatri Komb\u00ebtar\u201d, zona kadastrale 81\/50, Tiran\u00eb si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave n\u00eb vendimin e tij, pik\u00ebrisht n\u00eb pik\u00ebn 1, shprehet se \u201cMe transferimin e pron\u00ebsis\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb \u201cTeatrit Komb\u00ebtar\u201d, kjo bashki duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb procedurat p\u00ebr prishjen e nd\u00ebrtesave t\u00eb teatrit dhe nd\u00ebrtimin e godinave t\u00eb reja. Sipas presidentit, \u201c<em>P\u00ebrmes k\u00ebtij akti\u201d, shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen sot po urdh\u00ebrohen t\u00eb humbasin nj\u00eb pron\u00eb publik\u00eb me interes t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar. Me prishjen e tij, trash\u00ebgimia kulturore dhe identiteti komb\u00ebtar t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb k\u00ebto godina, synohet t\u00eb zhduk\u00ebn dhe kujtesa jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt kolektive t\u00eb humbas\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave vazhdon t\u00eb mbart\u00eb q\u00ebllimin jokushtetues t\u00eb cenimit t\u00eb pronave n\u00eb zot\u00ebrim publik q\u00eb lidhet ngusht\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb&nbsp; kulturore komb\u00ebtare dhe me identitetin komb\u00ebtar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrmes shprehjes n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij vendimi, ku citohet \u201c <em>Me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese bashk\u00ebkohore dhe me standarde te Teatrit Komb\u00ebtar<\/em>\u201d, shoq\u00ebruar me shprehjen ne pik\u00ebn 2, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u201c<em>Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i ndalohet t\u00eb ndryshoj\u00eb destinacionin e pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar ne pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij vendimi\u201d<\/em>, q\u00ebllimi p\u00ebr prishjen e godinave aktuale t\u00eb kompleksit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb imponuar dhe urdh\u00ebruar nga K\u00ebshilli i Ministrave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe K\u00ebshillit Bashkiak i mbetet ve\u00e7se t\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet politik t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryeministrit.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb thelb, edhe ky akt i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ndon\u00ebse i referohet nj\u00eb forme dhe procedure t\u00eb p\u00ebrzgjedhur mbulohet argumenti i nj\u00eb vendimi rutine t\u00eb transferimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb prone publike nga qeveria qendrore n\u00eb qeverin\u00eb vendore p\u00ebrmban t\u00eb nj\u00ebjtat probleme kushtetuese dhe t\u00eb nj\u00ebjtat rreziqe, si edhe ligji i posa\u00e7\u00ebm nr. 37\/2018, i cili \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00ebn shqyrtimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Q\u00eb t\u00eb&nbsp; dy k\u00ebto akte \u2013 ligji nr. 37\/2018 dhe VKM nr. 377\/2020, shprehin qart\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim politik: Prishjen e godinave ekzistuese t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, t\u00eb cilat do te p\u00ebrbenin shkeljen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb parimeve kushtetuese qe lidhen me identitetin dhe trash\u00ebgimin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, vlerat e mbrojtura nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku Republika e Shqip\u00ebris\u00eb aderon ose ka ratifikuar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>II.<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>VENDIMI P\u00cbR PRISHJEN E GODIN\u00cbS S\u00cb TEATRIT KOMB\u00cbTAR NGA K\u00cbSHILLI BASHKIAK I TIRAN\u00cbS<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Vendimi p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar te Shqip\u00ebris\u00eb u miratua fshehurazi dhe nuk ishte n\u00eb axhend\u00ebn e takimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Fabian Topollaj, i cili \u00ebsht\u00eb i vetmi an\u00ebtar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson opozit\u00ebn n\u00eb Bashki, ka nxjerr\u00eb disa email-e ku tregon se takimi p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar planifikohej p\u00ebr dat\u00ebn 15 maj, n\u00eb mesdit\u00eb.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Megjithat\u00eb, K\u00ebshilli Bashkiak publikoi miratimin e vendimit n\u00eb mbr\u00ebmjen e 14 majit. Kjo, pavar\u00ebsisht faktit se nuk kishte njoftim zyrtar q\u00eb K\u00ebshilli do t\u00eb takohej dhe do t\u00eb votonte m\u00eb dat\u00eb 14 maj.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Mbetet e paqart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ky vendim, si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb votimi, n\u00ebse ka ndodhur realisht votimi dhe pse ka ndodhur 24 or\u00eb para se t\u00eb ishte planifikuar zyrtarisht. Mund t\u00eb nevojitet nj\u00eb hetim administrativ p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb me kaq shum\u00eb interes publik.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Sipas Topollaj, kronologjia e ngjarjeve \u00ebsht\u00eb si vijon:<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>-N\u00eb m\u00ebngjesin e 13 majit, an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak jan\u00eb njoftuar me email p\u00ebr nj\u00eb takim online. Diskutimi i teatrit komb\u00ebtar nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e axhend\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij takimi.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>-N\u00eb m\u00ebngjesin e 14 majit, an\u00ebtaret jan\u00eb njoftuar me email, se gjat\u00eb takimit, ata do t\u00eb votonin p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar. \u00c7\u00ebshtja nuk do te diskutohej, por an\u00ebtar\u00ebt do te duhej te votonin me email brenda mesdit\u00ebs se 15 majit.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>-Papritur dhe pa njoftim paraprak, n\u00eb mbr\u00ebmjen e 14 majit, shtypi publikoi vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak ku miratohej prishja e Teatrit Komb\u00ebtar me 60 nga 62 vota t\u00eb mundshme pro.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>-Pas publikimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi, Bashkia njoftoi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb do t\u00eb zhvillohej m\u00eb 18 maj, n\u00eb or\u00ebn 11 paradite, ku do t\u00eb diskutohej nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e dit\u00ebs s\u00eb enjte, K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs ka miratuar n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb fshehte prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar shqiptar. Vendimi nr. 50, date 14 maj 2020 shprehet se nd\u00ebrtesa do te prishej n\u00eb baze t\u00eb ekspertiz\u00ebs se Institutit t\u00eb Nd\u00ebrtimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim thuhet gjithashtu se Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb rrethoj\u00eb, t\u00eb hyje dhe m\u00eb pas t\u00eb prish\u00eb godin\u00ebn. Ky vendim, nuk p\u00ebrcakton asnj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr prishjen, por thot\u00eb se do ta njoftoj\u00eb bashkin\u00eb 24 or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb hyje n\u00eb godin\u00eb.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Dokumenti i ekspertiz\u00ebs i hartuar nga Instituti i Nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb hartuar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para 13 majit dhe thot\u00eb se kjo godin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kryerje aktivitetesh dhe pavar\u00ebsisht rinovimeve, ajo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet e sigurt.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Votimi qe u zhvillua m\u00eb von\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e tij nga K\u00ebshilli Bashkiak nuk bazohet n\u00eb ligj:<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><em>S\u00eb pari<\/em> K\u00ebshilli Bashkiak mund t\u00eb marr\u00eb vendime vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb i p\u00ebrket Bashkis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndon\u00ebse toka ku ngrihet teatri i p\u00ebrket v\u00ebrtet Bashkis\u00eb, vet\u00eb godina nuk i p\u00ebrket asaj.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, dokumenti i ekspertiz\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akti administrativo-ligjor q\u00eb mund t\u00eb rishikohet vet\u00ebm nga shqyrtimi gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb institucion politik si ai i K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb nuk ka asnj\u00eb lloj juridiksioni mbi nj\u00eb akt ligjor t\u00eb nxjerr\u00eb nga nj\u00eb institucion i qeveris\u00eb qendrore.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar votimi. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb njoftim p\u00ebr takimin e K\u00ebshillit Bashkiak si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligj.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, ligji dhe rregullorja e K\u00ebshillit Bashkiak nuk parashikon votimin e an\u00ebtar\u00ebve me email.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; III.<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>P\u00cbRDORIMI I POLICIS\u00cb DHE FORC\u00cbS JOPORPOCIONALE<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Rreth or\u00ebs 4:30 t\u00eb m\u00ebngjesit, dit\u00ebn e diel, m\u00eb 17 maj 2020, qindra forca policore rrethuan godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar duke larguar me forc\u00eb dhjet\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb ulur p\u00ebrball\u00eb teatrit dhe duke e rrethuar zon\u00ebn me nj\u00eb kordon policor.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Operacioni i prishjes filloi menj\u00ebher\u00eb pa asnj\u00eb standard p\u00ebr sigurin\u00eb dhe kushtet teknike duke p\u00ebrdorur buldozer\u00eb, ekskavator\u00eb.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>T\u00eb armatosur me arm\u00eb automatike, pajisje protestash dhe maska te zeza p\u00ebr ski, policia shqiptare dhe nj\u00ebsit\u00eb e forcave speciale l\u00ebviz\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diel &#8211; kur kryeqyteti flinte &#8211; dhe u fut\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb ambientet e Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb, duke shoq\u00ebruar nj\u00eb grusht artist\u00ebsh dhe aktivist\u00ebsh q\u00eb kishin ngritur aty barrikada.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Zona rreth godin\u00ebs u rrethua me nj\u00eb kordon polic\u00ebsh dhe qytetar\u00ebt nuk u lejuan t\u00eb hynin.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Aktivist\u00ebt u fut\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb furgon\u00ebt e policis\u00eb dhe u ndaluan nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb buldozeri hyri p\u00ebr ta kthyer nd\u00ebrtes\u00ebn n\u00eb rr\u00ebnoja. Dhjet\u00ebra qytetar\u00eb u ndaluan dhe u arrestuan p\u00ebr rezistenc\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtuesen e partis\u00eb opozitare t\u00eb LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetarin shqiptar Alfred Lela.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>&nbsp;Tensionet u rrit\u00ebn kur rreth zon\u00ebs s\u00eb ruajtur me forca policie u grumbulluan protestues t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb filluan t\u00eb hidhnin parulla si \u201cPosht\u00eb diktatura\u201d dhe duke i quajtur veprimet e qeveris\u00eb veprime fashiste.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>&nbsp;Europa Nostra, e cila e ka konsideruar Teatrin Komb\u00ebtar si nj\u00eb prej shtat\u00eb objekteve m\u00eb t\u00eb rrezikuara t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, e quajti k\u00ebt\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb trishtuar p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, si dhe p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Evrop\u00eb. Kjo organizat\u00eb d\u00ebnoi gjithashtu ndalimin e aktivist\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb protestuan kund\u00ebr prishjes s\u00eb teatrit.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Luigi Soreca deklaroi ne Twitter se prishja e Teatrit Komb\u00ebtar erdhi n\u00eb nj\u00eb moment kur dialogu mes qeveris\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ishte i nevojsh\u00ebm<em>: \u201cNa vjen keq q\u00eb ky apel nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur nga institucionet relevante komb\u00ebtare dhe lokale,<\/em>\u201d ka shkruar ai.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Edhe Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri ka shprehur shqet\u00ebsim rreth prishjes s\u00eb teatrit dhe ka theksuar munges\u00ebn e dialogut si dhe dhun\u00ebn e dukshme mes qytetar\u00ebve dhe policis\u00eb. \u201c<em>Ne e mb\u00ebshtesim t\u00eb drejt\u00ebn demokratike p\u00ebr t\u00eb protestuar dhe i b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb sigurohen q\u00eb t\u00eb jen\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. Dhuna cenon parimet baz\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Ambasadori gjerman Zingraf shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kjo n\u00eb luft\u00ebn e vendit kund\u00ebr koronavirusit. <em>\u201cE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj prishjen e nxituar t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit sot n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb e pam\u00eb. N\u00eb gjendjen aktuale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dialogu mes qeveris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile dhe veprimet transparente te qeveris\u00eb jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb kuadrin e luft\u00ebs kund\u00ebr pandemis\u00eb s\u00eb koron\u00ebs, ky zhvillim m\u00eb shqet\u00ebson edhe m\u00eb shum\u00eb duke qen\u00eb se turmat q\u00eb u mblodh\u00ebn dhe q\u00eb pritet t\u00eb mblidhen mund t\u00eb n<\/em>\u00eb<em>nkuptojn\u00eb nj\u00eb hap mbrapa. Ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen,\u201d<\/em> u shpreh ambasadori.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>Me mesazhin dhe shqet\u00ebsimin e shprehur nga ambasadori gjerman \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe ambasadorja holandeze n\u00eb Shqip\u00ebri Guusje Korthals Altes.<\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; IV.<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p><strong>SHKELJE T\u00cb TJERA LIGJORE<\/strong><\/p>\r\n\r\n\r\n\r\n<p>\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme se pse Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb merret me procedurat e prishjes dhe nd\u00ebrtimit te Teatrit t\u00eb ri Komb\u00ebtar. Ligji nr. 10352 dat\u00eb 18.11.2010 \u201cP\u00ebr Artin dhe Kultur\u00ebn\u201d p\u00ebrcakton qart\u00eb statusin e Teatrit Komb\u00ebtar si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb qendrore dhe rregullon gjithashtu statusin juridik t\u00eb teatrove n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Teatri Komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb vendore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nd\u00ebrtimin e tij.&nbsp;<\/p>\r\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskutimet rreth Teatrit Komb\u00ebtar filluan n\u00eb mars t\u00eb vitit 2018 me paraqitjen nga kryeministri Rama t\u00eb nj\u00eb projekti nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb ri. Megjithat\u00eb, me sip\u00ebrfaqe prej 3000 m\u00b2, projekti i Teatrit t\u00eb ri Komb\u00ebtar z\u00eb m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e sip\u00ebrfaqes fillestare. Pjesa tjet\u00ebr synohet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[64,1,80],"tags":[],"class_list":["post-15902","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktivitete","category-kreupost","category-njoftime-per-shtyp"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15902"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15902\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15903,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15902\/revisions\/15903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}