{"id":77,"date":"2012-01-04T13:07:05","date_gmt":"2012-01-04T13:07:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ais.al\/?p=77"},"modified":"2015-08-04T14:05:46","modified_gmt":"2015-08-04T14:05:46","slug":"njoftim-per-pjesemarrje-qytetare-open-government-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ais.al\/new\/njoftim-per-pjesemarrje-qytetare-open-government-albania\/","title":{"rendered":"<!--:sq-->Njoftim p\u00ebr Pjes\u00ebmarrje Qytetare &#8211; Open Government Albania<!--:-->"},"content":{"rendered":"<p><!--:sq--><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Viti 2012 \u00ebsht\u00eb viti i angazhimit p\u00ebr mir\u00ebqeverisje dhe pjes\u00ebmarrje qytetare pag\u00ebzuar si Open Government, e shqip\u00ebruar Qeverisje e Hapur. Shqip\u00ebria ka shpallur 2012 vit t\u00eb sfid\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Open Government Partnership, OGP (Partneriteti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapura). N\u00eb shtator 2011 tet\u00eb shtete t\u00eb globit n\u00ebnshkruan p\u00ebr OGP, p\u00ebrkat\u00ebsisht: Brazili, SHBA, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Filipinet, Meksika, Norvegjia, Afrika e Jugut dhe Indonezia. Vendi yn\u00eb do ti bashkohet k\u00ebsaj iniciative n\u00eb Mars e deri at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb gati nj\u00eb plan veprimi duke plot\u00ebsuar shum\u00eb standarde. K\u00ebshtu shteti shqiptar ka shprehur vullnetin p\u00ebr tu rreshtuar nd\u00ebr vendet me nivel t\u00eb lart\u00eb demokracie e transparenc\u00eb qeverisjeje.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet t\u00eb shteteve m\u00eb demokratike, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb i kampit ish komunist, vendi i dyt\u00eb i kontinentit Evropian dhe i pari shtet ballkanas q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e OGP-s\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Open Government Partnership (Partneriteti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur). Ky partneritet bazohet tek parimet e Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, Konvent\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara kund\u00ebr Korrupsionit dhe mjaft instrumenteve t\u00eb tjera ligjore p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe mir\u00ebqeverisjen. Qytetar\u00ebt e mbar\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe shtete t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proceset e \u201cPranver\u00ebs Arabe\u201d k\u00ebrkojn\u00eb qeveri m\u00eb transparente, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, reaguese dhe efektive. Partneriteti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur (OGP) synon t\u00eb angazhoj\u00eb qeverit\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzimin e fuqis\u00eb s\u00eb teknologjive n\u00eb mir\u00ebqeverisje. Fuqia e teknologjis\u00eb siguron hapje n\u00eb angazhimin me qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet, menaxhuar burimet publike dhe promovuar inovacionin. Nj\u00eb qeverisje e till\u00eb ve\u00e7 efi\u00e7ens\u00ebs ka siguruar edhe dinjitetin human t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb ajo qeveris. Ky parim i dixhitalizimit p\u00ebr transparenc\u00eb dhe disponueshm\u00ebri duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb qeverisjen n\u00eb \u00e7do nivel.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Instituti Shqiptar i Shkencave po nd\u00ebrmerr nj\u00eb veprim informimi publik mbi k\u00ebt\u00eb proces. Si hap i par\u00eb<a title=\"Deklarata p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur \u2013 Open Government Declaration\" href=\"http:\/\/ais.al\/deklarata-per-qeverisje-te-hapur-open-government-declaration\/74\" target=\"_blank\"> po sjellim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Deklarat\u00ebn p\u00ebr Open Government<\/a>. Gjithashtu jo ftojm\u00eb t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e aktivizimit civil duke prezantuar opinione, sugjerime dhe interesat tuaja p\u00ebr OGP n\u00eb rubrikat e kontaktit dhe rrjetet sociale t\u00eb promovuara nga Institui Shqiptar i Shekncave. K\u00ebto opinione dhe sugjerime do t\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb portalin e Instituti Shqiptar t\u00eb Shkencave dhe do t\u00eb delegohen pran\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare n\u00eb cdo mund\u00ebsi konsultimi q\u00eb do t\u00eb ofrohet nga pal\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrveprim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aksesi n\u00eb teknologji t\u00eb reja funksionon jo vet\u00ebm p\u00ebr hapjen por edhe mbi llogaridh\u00ebnien qeveritare. Teknologjit\u00eb e reja ofrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shk\u00ebmbim, pjes\u00ebmarrje publike dhe bashk\u00ebpunim. K\u00ebto teknologji do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sa m\u00eb shum\u00eb informacione q\u00eb publiku t\u00eb ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb. Ky proces funksionon p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar influenc\u00ebn qytetare n\u00eb pjes\u00ebmarrje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb vendeve an\u00ebtare publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave qeveritare (open data). OGP parashikon angazhimin p\u00ebr t\u00eb promovuar akses t\u00eb shtuar t\u00eb informacionit dhe dh\u00ebnien e informacioneve shpjeguese n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb qeverisjes. Theks vendoset tek transparenca n\u00eb sistemimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave mbi shpenzime qeveritare openspending. Procesi synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb aktiv informacion me vler\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrfshi raw data (t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pap\u00ebrpunuara). Kusht i procesit \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do e dh\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb leht\u00ebsisht e rip\u00ebrdorshme. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt qeverit\u00eb duhet t\u00eb parashikojn\u00eb nj\u00eb sistem m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ankimimi duke siguruar mjete juridike efektive t\u00eb procesit t\u00eb rekursit. Th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb krejt t\u00eb thjeshta e drejta e publikut p\u00ebr akses informimi mbi t\u00eb dh\u00ebna zyrtare, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb hapura (open government data). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb esenciale p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb deri para dy dekadash aplikonte censur\u00ebn n\u00eb nivel totalitar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Standarde t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr OGP. P\u00ebrve\u00e7 vullnetit me rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ecuri e mir\u00eb e viteve t\u00eb fundit n\u00eb fush\u00ebn e dixhitalizimit dhe sistemeve elektronike n\u00eb nd\u00ebrveprime administrative. K\u00ebshtu Shqip\u00ebria n\u00eb 2009-ten u b\u00eb vendi i par\u00eb q\u00eb aplikon prokurime elektronike t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin publik p\u00ebr vlera mbi tremij\u00eb euro. Penetrimi i internetit tek popullsia shqiptare \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb form\u00eb dinamike n\u00eb ecurin\u00eb e tre viteve t\u00eb fundit. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00ebqind e nj\u00ebzet e pes\u00eb\u00a0 projekteve p\u00ebr dixhitalizim, 2012-ta pritet t\u00eb siguroj\u00eb procedura transparente t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Plan veprimi i mbyllur p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb hapur. Teknikisht Ministria e Inovacionit duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb mars 2012, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare nj\u00eb Plan Veprimi p\u00ebr Open Government Albania . Puna p\u00ebr realizimin e plan veprimit fillon me zgjedhjen e nj\u00eb prej pes\u00eb sfidave grand challanges p\u00ebr t\u00eb adresuar si prioritet n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb angazhimit. \u00c7do p\u00ebrzgjedhje e Qeveris\u00eb Shqiptare duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb konsultim t\u00eb gjer\u00eb me qytetar\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. Ky kriter veprimi \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me parime t\u00eb deklarat\u00ebs si transparenca, pjes\u00ebmarrja qytetare dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria. Nj\u00eb plan p\u00ebr qeverisje t\u00eb hapur n\u00eb asnj\u00eb lloj konteksti nuk mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb mbyllur pa pjes\u00ebmarrje. Aktualisht n\u00eb k\u00ebrkimin n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb ministrive nuk gjen asnj\u00eb informacion n\u00ebse proceson me fjal\u00eb-k\u00ebrkim Open Government Partnership (OGP). \u00c7do detaj t\u00eb sip\u00ebrmarrjes shqiptare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim e gjen vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn angleze n\u00eb webin zyrtar t\u00eb Open Government Partnership . Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb web mund t\u00eb gjesh p\u00ebrmbajtjen e skanuar t\u00eb dokumentit zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare me Nr. Prot 2328, dat\u00eb 02.08.2011, n\u00ebnshkruar nga ministri Genc Pollo ku shprehet angazhimi p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Open Government Partnership. Deklarata e OGP\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb reklamuar n\u00eb asnj\u00eb nga hap\u00ebsirat virtuale t\u00eb qeverisjes shqiptare. N\u00eb gjuh\u00ebn shqipe teksti i Open Government Declaration \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me iniciativ\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizmi joqeveritar veprues n\u00eb procese t\u00eb transparenc\u00ebs dhe inovacionit sI Instituti Shqiptar i Shkencave . Kjo munges\u00eb informimi dhe nd\u00ebrveprimi t\u00eb b\u00ebn t\u00eb gjykosh se procesi p\u00ebr Plan Veprim nuk ka nisur si nj\u00eb proces i hapur. Disa kritere si pjes\u00ebmarrja qytetare dhe konsultimi me nd\u00ebrveprim jan\u00eb vonuar duke cenuar thelbin e angazhimit n\u00eb Partneritet p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur, OGP. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kontekst neglizhues \u00ebsht\u00eb edhe e vetmja Agjenci p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Shoq\u00ebris\u00eb Civile n\u00eb vend. Kjo Agjenci ka anoncuar p\u00ebr vitin 2012 prioritete ku nuk p\u00ebrdit\u00ebsohet \u201csfida p\u00ebr qeverisje t\u00eb hapur\u201d si proces me partneritet t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vende t\u00eb tjera n\u00eb proces an\u00ebtar\u00ebsimi dhe implementimi kan\u00eb aktualizuar portale t\u00eb dedikuara me leht\u00ebsi aksesi, aktualizimi, p\u00ebrdorimi p\u00ebr t\u00eb publikuar: t\u00eb gjitha etapat e procesit; kalendarin e aktiviteteve q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pik\u00eb e detyrueshme p\u00ebr publikimin paraprak t\u00eb datave te konsultimeve me publikun; formate t\u00eb reja publikimi t\u00eb informacioneve t\u00eb ndryshme; strategji p\u00ebr angazhim qytetar n\u00eb procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb plan veprimit, ky konsiston n\u00eb promocion n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, angazhimit n\u00eb media, promovimit n\u00eb rrjete sociale dhe kontakt me organizma joqeveritare. N\u00eb kontekstin e vendeve q\u00eb po avancojn\u00eb n\u00eb iniciativat p\u00ebr qeverisje t\u00eb hapur, konsultimi si proces \u00ebsht\u00eb deleguar kryesisht pran\u00eb organizmave joqeveritar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Viti 2012 \u00ebsht\u00eb vit i nj\u00eb sfide p\u00ebr qeverisje t\u00eb mir\u00eb si qeverisje e hapur p\u00ebr pal\u00ebt nd\u00ebrvepruese dhe qytetar\u00ebt. Procesi sfid\u00eb duhet azhornuar sipas nj\u00eb modeli t\u00eb hapur. Vullneti politik i qeverisjes p\u00ebr dixhitalizim rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb kushtuesh\u00ebm p\u00ebr taksapaguesit vendas apo t\u00eb qeverive donatore, por pa efi\u00e7enc\u00eb n\u00eb qeverisje t\u00eb hapur. Kjo n\u00ebse konsiderohet si nj\u00eb akt i nj\u00ebansh\u00ebm pa nd\u00ebrveprim. N\u00eb fillimvitin e sfid\u00ebs p\u00ebr qeverisje t\u00eb hapur, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb veproj\u00eb sipas modelit t\u00eb tet\u00eb shteteve lider t\u00eb Open Governement Partnership.<\/p>\n<p><!--:--><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2012 \u00ebsht\u00eb viti i angazhimit p\u00ebr mir\u00ebqeverisje dhe pjes\u00ebmarrje qytetare pag\u00ebzuar si Open Government, e shqip\u00ebruar Qeverisje e Hapur. Shqip\u00ebria ka shpallur 2012 vit t\u00eb sfid\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Open Government Partnership, OGP (Partneriteti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapura). N\u00eb shtator 2011 tet\u00eb shtete t\u00eb globit n\u00ebnshkruan p\u00ebr OGP, p\u00ebrkat\u00ebsisht: Brazili, SHBA, Mbret\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":849,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[24,23,22],"class_list":["post-77","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-njoftime-per-shtyp","tag-citizens","tag-cso-engagment","tag-open-gov-partnership-albania"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4014,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77\/revisions\/4014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/media\/849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ais.al\/new\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}