OpenCorporate.al është portali i ri prezantuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Portali ka të dhëna transparente për subjekte dhe shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata publike dhe ankande me njësi të qeverisjes vendore. Databaza mban informacion për mbi 4000 subjekte ekonomike dhe përditësohet çdo ditë me informacion shtesë për shoqëri biznesi që kontraktohen për herë të parë. Kush qëndron pas kontraktorëve publik, cilët janë zotëruesit e tyre, a ka raste të mbivendosjes, përqëndrimit apo klientelizmit. Databaza e krijuar nga AIS synon pikërisht mirëstrukturim dhe hapje të të dhënave për ato shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata dhe tendera me Njësi të Qeverisjes Vendore. Ky portal vjen si rezultat i projektit Monitoro Klient të Bashkive, projekt i mbështetur nga Lëviz Albania.