51 Parti kanë përfituar 2.17 miliard lek nga Taksapaguesit në 10 vite 2011 – 2022.

AIS sapo ka publikuar tek Faqja Open Data Albania një artikull ku zbardhet Vlera Para Publike që Partitë Politike kanë marrë në 10 vite. 2011 – 2022.

Të dhënat e artikullit zbardhin financime publik me para të taksapaguesve të shpërndara sipas Partive Përfituese (51), sipas Viteve, sipas llojit të financimit vjetor apo elektoral, etj.

Për çdo të dhënë si referencë është marrë databaza Spending Data Albania Transaksione Thesari.

Ky artikull është punuar nga ekipi rinor që punon pranë organizatës AIS si pjesë e një Network-u për të Dhëna të Hapura dhe është prezantuar fillimisht në Eventin Open Data Albania.

Link Artikulli:  Transferta Thesari për Partitë Politike 2012-2022 – Open Data Albania (ndiqparate.al)

Disa të dhëna të tij:

  • Në dhjetë vite, 2012-2021 Partitë Politike kanë përfituar financim publik në vlerën 2.174 miliard lekë.
  • 1.784 miliard lekë janë për aktivitet normal vjetor të partive politike, ndërsa 390 milion lekë janë akorduar për fushatat elektorale (Zgjedhje të Përgjithshme 2013, Zgjedhje Vendore 2015, Zgjedhje të Përgjithshme 2017, Zgjedhje Lokale 2019, dhe Zgjedhje të Përgjithshme 2021).
  • Shpenzimet e Buxhetit si mbështetje për Partitë Politike për Fushata Zgjedhore kanë qenë në masën e 65 milion lekëve deri në vitin 2021, ndërsa në këtë vit këto transferta janë dyfishuar duke shkuar në 130 milion lekë.
  • Financimi publik për fushatë elektorale për Partitë Politike përbënte rreth 20-27% të totalit të financimit publik për partitë gjatë viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, ndërsa në vitin 2021 përbën pothuajse gjysmën ose 47%.
  • Mesatarisht në një vit elektoral janë transferuar nga Buxheti i Shtetit si mbështetje për partitë politike 265 milion lekë, ndërkohë që në vite jo-elektorale janë akorduar për Partitë 170 milion lekë ose 36% më pak.
  • Të dhënat e Thesarit tregojnë që ndër vite Partia Socialiste është ajo që ka përfituar vlerë më të lartë transfertash nga Buxheti i Shtetit. Ndryshim përbëjnë vitet 2012 dhe 2014, kur Partia Demokratike është ajo që ka përfituar më shumë fonde publike.
  • Në total janë 50 parti politike që kanë arritur të thithin financim nga Buxheti i Shtetit në vitet 2012-2021. Në vitin 2022, Fonde ka arritur që të marrë edhe Partia Nisma Thurje, duke e çuar numrin e partive politike me përfitim transfertash nga thesari në 51 parti.

Open Data Albania databazë e zotëruar nga AIS ka zbardhur vit pas viti të dhëna mbi financime dhe kosto të fushatave zgjedhore dhe partive politike. Një grup artikujsh mund ti lexoni në Rubrikën Shpenzime Elektorale ose në rubrikën Procese Zgjedhore. Me dëshirën për transparencë dhe përmirësim të situatave zgjedhore Organizata ka krijuar metodologji dhe projekte në kërkim fondesh për Monitorim Qytetar në Zgjedhje.

Debat dhe Dokument Politikash, Tema: Kontrolli Financiar i Korporatave me Zotërim Publik (Standarde Kapitull 32 Integrim EU)

Organizata AIS promotore e Open Data Albania organizoi më 31 Maj, Debatin dhe Prezantimin e Dokumentit të Politikave, me temë Kontrolli Financiar i Shoqërive me Zotërim Publik ( SOC – State Owned Corporates). Kontrolli Financiar si kapitulli 32 pjesë e Cluster 1, ne procesin e Përmbushjes së kushteve dhe standardeve për Integrim.
Ndërmarrjet apo Shoqëritë me Zotërim Publik janë një sektor me risk sa i përket menaxhimit dhe kontrollit të financave dhe aseteve. Procesi i Integrimit synon përpjekje dhe modele të cilat në sektorin e SOC janë larg menaxhimit me meritokraci, performancës efektive, menaxhimit të mirë financiar dhe auditimit me disa nivele.
Dokumentit te Politikave, hartuar nga AIS, u prezantua nga eksperte Profesore.Dr. Lindita Milo (Lati). Dokumenti analizon situatën në vend dhe parashtron gjetje dhe rekomandime mbi ecurinë. Ky dokument është formuluar si pjesë e projektit C1-EU-NPA që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Dokumenti i plotë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Tre ekspert panelist artikuluan dhe theksuan aspekte të sektorit, problematikave dhe nevojës për standarde dhe politika më të mira në menaxhim dhe auditim. Konkretisht: Prof. Asocc. Dr. Ira GJIKA referoi Mbi Gjetjet dhe Rekomandimet Aspekte të Menaxhimit dhe Auditimit të Ndërmarrjeve

CFA. Irena BEQIRAJ Ish Zëvendësministre e Financave, artikuloi mbi raste tipike të keq menaxhimit të SOC, defekte që vijnë edhe nga ndikimi partiak dhe mungesa e meritokracisë në nivel menaxhimi .

Prof. Asocc. Dr. Mateo SPAHO artikuloi Mbi modelet dhe standardet EU te Kontrollit Financiar mbi Shoqëritë me Zotërim Publik duke theksuar edhe një situatë aspak pozitive të kontekstit shqiptar me nevojën për reformim, pavarësi dhe menaxhim me administratorë me nivel dhe integritet.’

Në këtë event u prezantua edhe DataSeti me pasaporta dinamike për Korporatat me Zotërim Publik, dataset i korporuar në web databazën Open Corporates Albania. Drejtore e AIS / Open Data Albania zonja Aranita BRAHAJ shpjegoi rëndësinë që ka informacioni dhe transparenca mbi menaxhimin, performancën, çështjet ligjore dhe përdorimin e aseteve të Kompanive të rëndësishme publike. Me qëllimin për ti bërë sa më Transparente këto shoqëri AIS ka aplikuar modelin i Regjistrit të Hapur të Biznesit Open Corporates Albania. Në këtë databazë informacioni vjen për secilën Kompani në variant të mire strukturuar dhe me aplikim të standardit OpenData dhe LinkData. Databaza për Shoqëritë me Zotërim Publik, është rezultat i zbatimit të projektit me titull Open Data Access and Transaprency over sector exposed to Risk of Corruption, Projekt i mbështetur nga Sida Sweden International Development Cooperation Agensy (Mars 2021 – Shkurt 2024). Qëllimi i vetë projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut ërmes të Dhënave të Hapura.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Institucione të Angazhuara në çështje të Kontrollit Financiar dhe Audimit të Sektorit Shoqëri me Zotërim Publik, si:

  • Ministria e Financave
  • Kontrolli i Lartë i Shtetit
  • Përfaqësues nga Ambasada te vendeve Evropiane,
  • Përfaqësues Delegacioni i EU në Tirane,
  • Akademik nga Universitetet
  • Organizata ThinkTank;
  • përfaqësues te medias
  • dhe anëtarë të OpenData Fellowship Youth Network 7

Lista pjesëmarrësve

Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e Shprehura në këtë dokument dhe në eventin e organizuar përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS, dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të projektit

PROGRAMME DATATHON ALBANIA

 

 


Monday and Tuesday, From 3 April, 09:00 to 16:30 and 4 April, from 17:00 to 18:30

Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room

Topic of DataThon: Party Financing Data, Charts, Visualizations and Recommendations

The participants of DataThon Albania this year are young people from the OpenDataFellowship Network

 


Datathon Albania 2023 is organized by AIS, promoter of Open Data in Albania


This year, DataThon is held as part of the Open Data Access and Transparency Project activities

in sectors exposed to the risk of corruption, a project financially supported by

Sida – Sweden International Development Cooperation Agency


First Day of Marathon, April 3rd, from 09:00 to 16:30


Phase 1: Ideation from 10:30 to 12:00

Welcome Participants to the Marathon

Logistics

What is a DataThon?

How can data be collected for the Finances of Political Parties over the years

Working Teams are created for Lawyers: Statisticians; Economists; and Designers

Moderator: Aranita Brahaj & Fatjona Mejdini


12:00 DEADLINE – HAND IN YOUR PROBLEM ANALYSIS


Lunch 12:00 – 13:00

Phase 2: Prototyping 13:00 to 15:00

Phase 3: Preparing an elevator pitch from 15:00 to 16:30

Prepare an elevator pitch of Max 3 minutes on the idea MAX 1 visual


17.00 DEADLINE: HAND IN 1 VISUAL FOR ELEVATOR PITCH


 

 

Second Day of the Marathon, April 4rth, from 17:00 to 18.30


DataThon Albania Award Ceremony

Tuesday, April 4th, 17:00 – 18:30

Rogner Hotel, Antigonea Meeting Room


PRESENTATION OF THE TEAMS – KEY NOTE SPEECH – AWARDS AND DRINKS


Follow us

On the website of AIS http://ais.al/new/

On twitter @AIScience

on Facebook https://www.facebook.com/OpenDataAlbania/

Where the Graph, Data and Visualizations of this Marathon are published

On the Open Data Albania web page


DataThon Albania 2023 is organized by @AIS, promoter of Open Data in Albania

Supported by Sida – Sweden International Development Cooperation Agency

 

 

 

 

 

DataThon Albania 2023 – Tema Financimi i Partive Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime

Make Data Great Again

 

Çfarë është DataThon Albania 2023

DataThon është një event maratonë ku qytetarë mblidhen dhe punojnë së bashku për mbledhje analizë dhe sensibilizim mbi të dhëna të një teme të caktuar. Fjala DataThon vjen si bashkim i Data + Marathon. Puna konsiston në grumbullim të të dhënave, analizë, krahasim, strukturim dhe vizualizim të informacionit.

Zakonisht zgjidhet një temë apo një fushë e caktuar dhe grupi i angazhuar ka fokus dhe interes të punojë në atë fushë.

Shpesh në datathon krijohen edhe instrumente apo app që e bëjnë informacionin sa më të dobishëm. DataThon janë evente ku mund të marrin pjesë qytetar, aktivist, gazetarë, ekonomist, jurist, arkitekt dhe profesionist të ndryshëm, kriter: të kenë pasion dhe dëshirë për të punuar me të dhënat.

Event frymëzues për DataThon Albania 2023 është edhe EU DataThon

 

Kush e Organizon DataThon Albania 2023

Datathon Albania 2023 organizohet nga AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri. AIS ka sjellë më herët në Tiranë evente si DiploHack Tirana  Hackathon dhe DataThon.

Këtë vit DataThon mbahet si pjesë e Aktiviteteve të projektit Open Data akses dhe transparencë në sektor me risk në korrupsion, projekt me mbështetje Financiare nga Sida – Sweden International Develompment Coorporation Agency.

 

Ku dhe Kur do të mbahet

Data 3 dhe 4 Prill 2023 në sallën Antigonea Hotel Rogner

 

Kush do të punojë për të dhënat? Po spektatorët

Këtë vit pjesëmarrës të DataThon Albania janë të rinj të networkut OpenDataFellowship. Ky Youth Network u krijua për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në çështje që lidhen me anti korrupsion. Në finale të Marathonës në seancën e prezantimeve jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të dëgjoni prezantimet e të rinjve me Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime 

 

Tema e Përzgjedhur

Në këtë vit Maratona ka temë dhe fokus Financa të Partive Politike. Tema e përzgjedhur hedh dritë mbi integritetin e subjekteve mjaft të rëndësishme për jetën demokratike dhe pluraliste të vendit. Të rinjtë e maratonës do të punojnë për të grumbulluar të dhëna mbi shpenzimet e deklaruara nga subjektet politike në dhjetë vitet e fundit, strukturën e të ardhurave, llojet e shpenzimeve, peshën e shpenzimeve elektorale kundrejt shpenzimeve totale, problematika që lidhen me transparencën vështirësi të aksesit, çështje të Financimit Partiak që kërkojnë praktika me më shumë integritet.

 

Kontribut dhe Output i Eventit

Në finale do të prezantohen Data, Graf, Vizualizime. Të rinjtë do të parashtrojnë edhe rekomandime, këndvështrime të tyre se si duhet të ndryshojnë rregullat dhe modelet e kontrollit apo raportimit të Financave të Partive Politike me synim final Integritetin.

 

Ku mund të informohemi

Në web faqen e AIS.al

Twitter

Facebook

Në platformën FollowTheMoney

Ku publikohen Graf, Data dhe Vizualizime të kësaj Maratone

Në web page Open Data Albania

 

Jo vetëm DataThon …

Në këtë event do të Shpërndahen edhe Certifikata për ekipin e të rinjve që kanë ndjekur ciklin e parë të aftësimit si pjesë e OpenData Youth Network

 

 

Startoi “Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për EU Integrim” – AIS prezanton Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar

Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për Integrimin Evropian, filloi me një event të Organizatës AIS, me titull  Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar, ku u prezantua edhe një  Dokument Politikash realizuar në kuadër të Projektit C1-EU-NPA. Në takim mori pjesë edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë zoti Reinout Vos.

Aranita Brahaj drejtore e Organizatës, theksoi se Shumë Kompani që kanë fituar statusin Kontraktor në Prokurime Publike; Investitor në Asete Shtetërore apo të Licensuar Publik në sektorë Strategjik, janë shoqëri me zotërues të paidentifikuar në vende të regjistrit Shell apo Offshore. Ky status sjell pikëpyetje mbi kontrollin e Integritetit dhe të këtyre Bizneseve që zbatojnë Kontrata me Asete Shtetërore dhe Para të Taksapaguesve Shqiptar.

Dokumenti i Politikave synon të analizojë Praktikën e Vendeve EU dhe të vlerësojë çka mungon dhe përkon me boshllëqe dhe nevoja për ndërhyrje në Legjislacionin dhe Praktikën Shqiptare. Në finale organizata prezantoi edhe rekomandime konkrete për ndryshime dhe shtesa  në Legjislacionin për Prokurimin Publik, dhe Ligjin për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar.

Konkluzionet dhe Rekomandimet u prezantuan në prani edhe të Përfaqësuesve të Parlamentit dhe Qeverisë. Zonja Klotilda Bushka Kryetare e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend dhe zonja Jorida Tabaku kryetare e Komitetit Parlamentar për Integrimin, folën mbi gjetjet dhe propozimet për ndryshime ligjore të bëra nga Shoqëria Civile. Gjithashtu në event mori pjesë edhe drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimeve Publike zonja Reida Kashta njëkohësisht përgjegjëse për bisedimet mbi Kapitullin Prokurimi Publik.

Ky Dokument Politikash dhe Eventi realizohen në kuadër të Projektit C1-EU-NPA “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Themelore përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1, projekt me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe që po zbatohet nga katër organizata të Shoqërisë Civile AIS, CSDG, KSHH dhe ISP .

Dokumenti u Hartua nga AIS në bashkëpunim me ekspertin Eduard Halimi. Organizata AIS përveç kontributit përmes Dokumentit të Politikave dhe Rekomandimeve  është edhe promotore e databazave me të dhëna të hapura për gjurmim, transparencë dhe verifikim të kontratave dhe kontraktorëve publik, konkretisht përmes Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania.

Shiko agjenden KËTU

Shiko Dokumentin e Politikave KËTU

 

Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetues sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj

Organizata AIS inicioi në Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit  që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit.

Padia e Organizatës AIS/ Open Data Albania kërkonte  Shfuqizim të Pjesshëm të Ligjit nr 97/2019 për miratimin e Aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9 / 2019 të Këshillit të Ministrave për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësive Natyrore.

opinionin tonë ky Ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pasi cenon liritë ekonomike; dëmton konkurrimin e hapur; krijon premisa për korrupsion dhe klientelizëm në shpërndarjen e Kontratave tek Klientët Preferencial.

Kontraktimet për Programin e Rindërtimit (rreth 120 miliard lekë) janë bërë dhe vijojnë të bëhen me procedurë: a. të kufizuar, b. pa garë dhe c. me afate ligjore diskriminuese d. me kritere qe formulohen nga Autoriteti Prokurues. Qeveria dhe Parlamenti kanë caktuar me ligj këtë formë Kontraktimi.

Përveç potencialit për klientelizëm, Ligji i kontestuar mbart risk edhe për Kontraktime me Subjekte Biznesi persona nën hetim për Pastrim të Produkteve të Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës.

Tashme Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka vendime për Biznese të tilla Palë në Kontrata Publike Rindërtimi.

Kundrejt Kësaj Gjykata Kushtetuese e cila ka funksion të kontrollojë dhe shfuqizojë funksionimin e Ligjeve ku cenohet liria ekonomike dhe krijohet premisa për Favorizim dhe Korrupsion, nuk ka qenë e aftë dhe funksionale për veprimtari të tillë.

Gjykata ka hezituar dhe nuk është vënë në Lëvizje me Padi nga një Organizatë Antikorrupsion. Padia e formuluar nga organizata jonë që punon për llogaridhënie, transparencë dhe antikorrupsion nuk u legjitimua pasi Relatoria e çështjes  argumentoi se një organizatë mund të Kërkojë Interpretim Kushtetues, por kjo vetëm në rastet që anëtarët e saj kanë interesa të drejtpërdrejta me kërkimin.

Mendojmë që ky ishte një moment Regresi ku Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon të drejtën e Organizatave me mision dhe objekt çështje të Mirëqeverisjes dhe Antikorusionit. Kushtetuta i njeh Organizatat si subjekte që kanë të drejtë të kërkojnë Kontroll Kushtetues Neni 134 pika h Kushtetuta. Dhe interesi në kërkim nuk ka pse të jetë individual kundrejt interesit për të cilin ka Mision OJF-ja.

Me dëshirën për të ndërprerë veprimin e ligjit klientelist, organizata kërkoi bashkëpunimin e aktorëve të tjerë që legjitimohen menjëherë si subjekte që vënë në Lëvizje Kontrollin Kushtetues.

Kërkesës tonë ju përgjigjën 28 deputet opozitar të cilët ridërguan në Janar 2022 Padinë në Gjykatë. Këtë herë Gjykata e Pranoi Shqyrtimin e Padisë dhe Filloi shqyrtim të fakteve në Seancë Plenare në Korrik 2022.

Por në korrik 2022, Gjykata Kushtetuese funksionoi me një numër të limituar të anëtarëve, vetëm 7 nga 9 anëtarë të saj ishin në detyrë. Vonesat në Emërimin e Vakancave dëmtuan eficensën e Gjykatës.

Në një raport 4 gjyqtar pro dhe 3 kundër, Padia megjithëse u votua nga shumica (4 anëtarë nga 7 në seancë plenare) nuk arriti të shfuqizojë këtë ligj. Duhen 5 gjyqtar pro, pra shumicë e cilësuar dhe jo e thjeshtë, për të Pranuar Kërkimin e Padisë.

Pas dy përpjekjeve për të vënë në lëvizje Kontrollin Kushtetues, fakti është: Ligji që i jep Fuqi Aktit Normativ të Qeverisë, vijon të Mbetet në fuqi dhe të japë pasoja të rënda të Korrupsionit me Ligj. Përmes Këtij Ligji disa kontraktime të rëndësishme në vlerë dhe në interes publik janë fituar nga Biznese tashmë subjekte të hetimit penal, sekuestruar me Vendim Gjykate për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike.

Kjo kompani arriti të fitojë disa kontrata me vlerë të lartë monetare për Rindërtim në Zonat Kryesore për Zhvillim të Detyrueshëm pas Tërmetit. Ky është shembulli tipik se si procedura e kufizuar, mungesa e konkurrimit me ofertë dhe në finale negocimi i ofertës në tryezë dhe jo përmes plotësimit në sistem elektronik, kanë bërë që kontraktime publike tu jepen individëve dhe bizneseve që synojnë pastrimin e Produkteve Kriminale përmes Kontraktimit Publik. Në një garë të hapur një biznes që nuk ka Punë të Ngjashme në Ndërtim, nuk do të mund të kualifikohej si Konkurrent i Suksesshëm. Ligji që pengon konkurrencën e lirë mundësoi këtë penetrim klientelist.

Procedura pa garë, e kufizuar, dhe me negocim jashtë sistemin elektronik është parashikuar pikërisht me ligjin që duhej shfuqizuar.

Vetëm pas dhënies së Kontratave Publike Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin SPAK veproi duke kërkuar sekuestrim të Bizneseve. Por fati i kontratave publike dhe përgjegjësia e atyre që mënësuan këtë situatë ku shteti bëhet partner kontraktor me subjekte me rekorde kriminale, mbeten çështje pa rregullim dhe pa hetim penal.

Korrupsioni me Ligj është favorizuar  vitet e fundit në Mungesë të Gjykatës Kushtetuese; Vakancave të saj dhe Eficensës së Munguar në Shqyrtimin e rasteve.

Sa më lart, Gjykata Kushtetuese duhet të ushtrojë rol në kontrollin e pajtueshmërisë së Ligjeve me Kushtetutën. Vënia në lëvizje e gjykatës kushtetuese, funksionimi i saj pa vakanca, integriteti, paanësia, doktrina e përmirësuar sa i takon kontrollit kushtetues mbi Ligjet Korruptive janë aspektet kryesore të Parandalimit të Fenomenit Korrupsion me Ligj.

OpenData Youth Fellowship Retreat 22 dhe 23 tetor 2022

Organizata AIS / Open Data Albania prej një viti po punon me një grup student dhe profesionit të rinj duke krijuar një program Fellowship për fuqizimin e të rinjve në çështje të Antikorupsionit. Gjatë vitit po mbahen evente si sesione pune; forume diskutimi; intership pranë ekipit të organizatës; trajnime dhe takime të tjera për rrjetëzim.


Në fundjavën 22 dhe 23 tetor , anëtar të ekipit rinor udhëtuan në disa rrethe të vendit në një aktivitet Retreat.
Eventi përmban

– Happy Hours dhe Network

– Prezantim Strategjia e Punës e Organizatës Objektiva me Rininë

– StartUp DataThon Albania

 

• Itinerari u Organizua me kujdesin dhe bashkëpunimin e Fation Plaku Photography, autor i Homeland Albania.

Të rinjtë Vizituan zona të rëndësime për natyrën; kulturën, traditën dhe zhvillimin urban të vendit si:

– Nivicë , panorama mbi Kanion

– Ujëvara e Peshturës

– Labova, zona e bukur e Lunxhërisë me objekte Kulti monumente Kulture që Datojnë shekullin e V.

– akomodim në Bujtina Maria një model i agroturizmit dhe iniciativës për biznese turistik ku  prezantuam  Strategjinë e re të Punës së Organizatës AIS, me fokus edhe tek edukimi qytetar dhe të rinjtë.

–  Parku Arkeologjik Antigone.

– Peshtan, vizitë në muzeun e luftës Italo – Greke,

 

Gjatë eventit u finalizua edhe Programi i Punës për eventin e radhës së Networkut që është  DataThon Albania Financimi i Partive Politike , event që do të mbahet në Dhjetor 2022..

Video Realizuar me Dron nga Fation Plaku Tetor 2022 Kanion Nivice
Video Realizuar me Dron nga Fation Plaku Tetor 2022 Parku Arkeologjik Antigone
  •  
 
 

Puna me të rinjtë dhe fuqizimi i tyre kundër korrupsionit është pjesë e zbatimit të Projektit të Open Data, Access and Transparency mbi sektorët e ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit. Projekti mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Sida. Një nga komponentët e projektit është Fuqizimi i të Rinjve kundër Korrupsionit – Edukimi i Qytetarëve, Përmirësimi i Modeleve të Kontrollit të Fakteve.

Amnistia Fiskale dhe Deklarimet Vullnetare të Pasurive në Shqipëri

Amnistia Fiskale dhe Deklarimet Vullnetare të Pasurive në Shqipëri

AIS promotor i Open Data Albania po publikon një Raport me Fakte dhe Historik nga procese si amnisti, falje, legalizim asetesh apo procedura të deklarimit vullnetar të aplikuara nga Qeveritë në vend në dekadat e fundit. Raporti ka të dhëna mbi Historikun e Iniciativave dhe Akteve Ligjore sikurse ka cekur edhe efektet, masën e legalizimeve dhe deklarimeve që ka shënuar procesi.

Historiku i amnistive fiskale në Shqipëri – Propozimi i parë për amnisti fiskale në Shqipëri i përket vitit 1999, me iniciativë të ish-Presidentit Rexhep Meidani, por që nuk u pranua as nga qeveria dhe as nga opozita e asaj kohe. Gjatë dy dekadave të fundit, në Shqipëri ka pasur të paktën dy iniciativa për amnisti fiskale bazuar në deklarim vullnetar të pasurive (2011 dhe 2020) në kuptimin e qasjes ligjore, por asnjëri prej propozimeve nuk ka gjetur konsensusin politik dhe të faktorit ndërkombëtar. Për këtë arsye, propozimi i vitit 2011 u miratua si iniciativë e thjeshta ligjore, me shumicë të thjeshtë votash dhe pa konsensusin e nevojshëm politik. Ndërsa propozimi i vitit 2020 vijon të jetë projekt, i ndryshuar në vitin 2022 dhe aktualisht në diskutim për dakordësinë e palëve të interesit dhe institucioneve ndërkombëtare. Në Raport janë, të listuara në kronologji kohore, detajohen iniciativat ligjore që kanë rregulluar programet alternative të faljes së detyrimeve fiskale në Shqipëri, deri në projekt-propozimin e fundit të vitit 2022.

  • Raport mbi Historiku i Amnistive Fiskale dhe Deklarimet Vullnetare të Pasurive në Shqipëri Dokument PDF (Link)
  • Tabela Shoqëruese të Raportit në Excel (Link)

Konkluzione të përgjithshme – Nga ana e qeverisë nuk rezulton të jetë bërë një analizë gjithëpërfshirëse e efekteve në ekonomi të programeve të kaluara të faljeve/legalizimeve fiskale, për të konkluduar mbi efektivitetin e tyre, por në bazë të opinioneve dhe vlerësimeve të bëra nga auditimet e KLSH-së, mund të vlerësojmë se programet e amnistisë fiskale (falje të borxhit tatimor) në Shqipëri nuk kanë qenë të suksesshme në rezultatet e arritura për normalizimin e ekonomisë, madje detyrimet e papaguara fiskale janë rritur vit pas viti, tendencë në rritje pas çdo programi amnistie fiskale, apo pritje për një amnisti të re, duke materializuar kështu rrezikun që përsëritja e amnistive mund të sjellë humbjen e besimit të taksa paguesve në sistem, për rrjedhojë shmangien e detyrimeve tatimore në pritje të faljes së detyrimeve të papaguara. Shqipëria vijon të ketë një tregues informaliteti të lartë dhe sipas vlerësimeve të FMN-së më shume se një e treta e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) krijohet nga ekonomia informale, normë kjo dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të Evropës. Ngarkesa fiskale dhe informaliteti i lartë janë dy nga problematikat kryesore që firmat shqiptare vlerësojnë si faktorë pengues për zhvillimin e biznesit (WB, 2022).

Forum: Të rinjtë dhe emigracioni – Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë

Të premten, më 1 korrik, AIS Open Data Albania mbajti forumin me teme “Të rinjtë dhe emigracioni: Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë”. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e projektit Open Data, Access and Transparency over Sectors Exposed to Risk of Corruption, në kuadër të të cilit AIS po përgatit Open Data Fellowship Network, një grup të rinjsh që do të aftësohen të analizojnë të dhënat dhe t’i përdorin ato në debate me interes publik.

Përgjatë 3 orëve që zgjati forumi, u fol mbi ikjen e popullsisë, si një nga problemet më të mëdha që po përballet vendi, me efekte shqetësuese që pritet të shtrihen në vitet e dekadat në vijim. Të udhëhequr nga analistë të fushës, të rinjtë debatuan mbi shkaqet që kanë ndikuar këtë fenomen, si mund të analizojmë përmasat e tij nëpërmjet të dhënave, si lidhet ai me çështje të tjera të spikatura, si korrupsioni dhe papunësia.

Spiker në event,  sollën perspektiva të ndryshme të emigrimit të popullsisë në vend:

Sociologia Donalda Tanellari e trajtoi fenomenin nga pikëpamja e zhvillimeve shoqërore, Blerina Shehu gazetare me fokus ekonominë, foli për emigracionin dhe zhvillimet demografike, ndërkohë që analisti i të dhënave  Gjergj Erebara solli një histori të censuseve në vend, duke u ndalur tek të dhënat që mund të përftohen përmes tyre, si dhe si përdoren censuset për të informuar politika të ndryshme qeveritare.

Për informacion më të detajuar mbi qasjet e shtruara gjatë forumit, ju lutem konsultoni agjendën bashkëlidhur

Agenda Forum Youth Network. Youth and Emigration Corruption as inducement to live in a better country

AIS pjesë e marrëveshjes me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes ILD dhe 6 organizatave të Shoqërisë Civile.

Vendosja e një komunikimi të vazhdueshëm mes shoqërisë civile dhe Zyrës së ILD-së, u formalizua sot përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dhe gjashtë organizatave të shoqërisë civile (OSHC), që kanë pjesë të punës së tyre monitorimin e reformës në drejtësi, e të drejtave të njeriut, transparencën, llogaridhënien e mirëqeverisjen.

Bashkëpunimi i nisur më herët me shoqërinë civile, përmes konsultimit për Planin Strategjik e Planin e Veprimit të ILD-së 2020-2022, materializohet me këtë marrëveshje, e cila synon rritjen e performancës dhe ngritjen e kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes rritjes së komunikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, në kuadër të monitorimit, analizimit, procesit llogaridhënës dhe ndërgjegjësues mbi veprimtarinë e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes shkëmbimit të të dhënave, organizimit të takimeve periodike, ofrimit të ekspertizës përkatëse të OSHC-ve të specializuara.

Marrëveshja me ILD-në u nënshkrua nga Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL), përfaqësuar nga Z. Ardian Dhima; Instituti i Studimeve Politike (ISP), përfaqësuar nga Z. Afrim Krasniqi; Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (IBZH), përfaqësuar nga Znj. Krisela Hackaj; Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), përfaqësuar nga Znj. Erida Skëndaj; Qendra Europiane (QE), përfaqësuar nga znj. Klara Kodra dhe Instituti Shqiptar i Shkencës/Open Data Albania, përfaqësuar nga Znj. Aranita Brahaj.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Z. Metani vlerësoi rolin e rëndësishëm të organizatave të shoqërisë civile në forcimin e proceseve demokratike dhe nënvizoi se ky mekanizëm bashkëpunimi institucional do t’i shërbejë përmirësimit të punës së ILD-së, e më tej gjithë sistemit për funksionimin e një sistemi drejtësie profesional, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent.

Organizata ka një databazë në ndihmë të Reformës në Drejtësi.

Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile e gjeni: KËTU