Ambasadori i ShBA-ve në Tiranë mbështet Shoqërinë Civile: Pa Shoqëri Civile të fortë nuk mund të ketë Demokraci të suksesshme

Ceremoni e mbajtur nga USAID/Albania dhe Assist Impact

 

USAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.

 

Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.

USAID+ASSIST

  1. Në foto, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Z, Donald LU me përfituesit e grantevefoto 1
  2. Në foto, Ambasadori LU dhe Drejtoresha ekzekutive e AIS, Znj, Aranita BRAHAJ gjatë ceremonisë së dhënies së granteve.foto 2
  3. Në foto znj, Aranita BRAHAJ gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së granteve.foto 3