AIS po kërkon një Përkthyes të Gjuhës Angleze për Përkthime Tekst i Shkruar nga Gjuha Shqipe në Gjuhën Angleze

Personi që kërkohet duhet të bëjë përkthim të teksteve administrative, tekste me karakter social ekonomik dhe tekste ligjore. Për këtë arsye Duhet të zotërojë mirë gjuhët Anglisht dhe Shqip, dhe të jetë i aftë të punoje me fjalor mbi terminologjinë e sipërshënuar. Kandidati duhet të jetë i disponueshëm për të punuar në zyrën e Organizatës rreth 20 orë në javë. Nuk kërkohet domosdoshmërish person i diplomuar në Profilin Linguistikë apo i Licencuar si Përkthyesit Zyrtar. Mirëpresim Kandidat që kanë fituar aftësi gjatë viteve universitare apo profesionale.

Personi duhet të dërgojë një BIO Data me 200 deri 300 fjalë ku të shënojë:

  • Gjeneralitete;
  • Eksperiencën për Profilin që Kërkohet;
  • Edukimin Tituj Profesional dhe Diploma (data dhe institucioni që lëshon).
  • Nivelin e aftësive;
  • Kohën e mundur për angazhim kohë pune pranë organizatës;
  • formën e angazhimit që preferon: Pagë me kohë të pjesshme; Faturë si person Fizik i regjistruar me NIPT, apo Person i Kontraktuar me Kontratë Shërbimi dhe detyrim për pagesë Tatim të Ardhura personale nga Shërbimi (15% të pagesës Bruto).
  • Në BIO Data duhet të ketë kontakt email dhe telefon.
  • Tarifën (pagesën) për faqe apo për orë pune që Ofron.

 

Çdo Aplikant nëse pëlqehet në prezantimin përmes BIO-s do ti nënshtrohet një prove konkrete me tekste për përkthim.

Mirëpresim individ që kanë aftësi dhe dëshirë për tu angazhuar të dërgojnë email me titull BIO Data Aplikant Përkthyes Shqip Anglisht tek adresa info@ais.al brenda datës 10 qershor.

Kërkohet Programues me njohuri të mira në PHP

AIS po kekron staf në Pozicionin Programues me njohuri të mira në PHP

Datë 26.03.2021

Përshkrimi i Punës:

–          Mirëmbajë web faqe të programuara në Laravel; WordPres etj.

–          Të optimizojë databazat

–          Të zhvillojë website të reja

Kriteret për Angazhim:

  • Diplomuar në Informatikë dhe degë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri mbi databazat
  • Eksperiencë pune mbi 2 vjet
  • Aftësi për të mësuar shpejt
  • Të jetë kreativ
  • Preferohet kandidat me aftësi të mira analitike dhe njohuri për programe multimedial apo vizualizim

Paga neto 75 000 lek. Plus të paguara të gjitha kontributet e detyrueshme.

Kandidati në vartësi të kritereve dhe performancës mund të kontraktohet me një pagë edhe më të lartë.

Java e punës është 40 orë pune e ndarë në 5 ditë në jave. Pushime të paguara sipas Kodit të Punës.

Kontrata e është për 3 vite, me kohë të plotë.

Indeksim Vjetor Page

Kandidatët e interesuar mund të sjellin një CV në info@ais.al titull Aplikoj Kërkohet Programues me njohuri të mira në PHP

Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale

Datë 05/03/2021

AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për ndërhyrje në statut dhe të bashkëpunojë në hartimin e strategjisë së punës së Organizatës. Angazhimi është me kohë të pjesshme 20 ditë pune në vit, në dy vite me pagesë bruto për 20 ditët e punës në vlerën 3000Euro (viti i parë).

Eksperti duhet të jetë prezent në zyrat e AIS gjatë zbatimit të angazhimit dhe në bashkëpunim me Drejtorin dhe Sekretarin e Organizatës.

Kriteret. Personi duhet të ketë eksperienca në rritje të kapaciteteve institucionale apo auditim institucional në sektorin jofitimprurës. Kjo eksperiencë duhet vendosur në CV-në që do të përcillet për përzgjedhje. Eksperti Lokal duhet të njohë dhe zotërojë parime të rregullimit ligjor, institucional, financiar dhe të burimeve njerëzore në një subjektit ekonomik. Ai/Ajo duhet të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Kandidati duhet të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin e dokumenteve të sipër kërkuara dhe duhet ti artikulojë qartë këto eksperienca.

Përveç Ekspert në këtë thirrje mund të aplikojë edhe një subjekt që ka punë të ngjashme të mëparshme, dhe është i gatshëm të bashkëpunojnë me tarifën e mësipërme.

Në adresën info@ais.al duhet të dërgohet një BIO e shkurtër me të dhëna për kriteret dhe angazhimet e mëparshme.

AIS po kërkon dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme

Pozicioni: Analist Open Data.
Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion.
Varet nga: Drejtori i Projektit

Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj.

Datë Publikimi: 01/03/2021

Afati për Aplikim: deri 31 Mars 2021.

Organizata AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim përgatitjen e analizave me të dhëna mbi shpenzime publike, performancë ekonomia kombëtare, tenderime dhe mbi të dhëna të tjera të social ekonomike, Organizata po kërkon dy persona për punësim dhe angazhim si Data Analist.

Përshkrimi i Punës. Data Analist-i duhet të ndjekë me kujdes zhvillime që lidhen me sektorët publik përmes databazave të organizatës dhe databazave të tjera institucionale. Harton evidenca statistikore mbi disa tregues që dëshmojë zhvillime dhe performancë për ekonominë dhe zhvillimin në vend. Mbi bazën e evidencave krijon artikuj hulumtiv të cilët ndihmojnë publikun të kuptojë dhe ndërgjegjësohet mbi çështje të interesit publik. Artikujt duhet të jenë në një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruara me vizualizime që e bëjnë informacionin të lehtë për tu kuptuar.

Angazhimi mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë dhe varet nga vlerësimi i produktivitetit dhe nga marrëveshja me kandidatin e zgjedhur. Në çdo rast pagesa do të bëhet sipas numrit të artikujve për publikim gjatë një muaji. Projekti zgjat 3 vite. Puna mund të bëhet edhe në distancë por për të paktën 20% e kohës së angazhimit do të kërkohet prezenca në zyrën e projektit. Grupi i të dhënave për çdo artikull apo grup artikujsh do të vendoset në bashkëpunim me Drejtorin e Projektit dhe Oficerin e Marrëdhënieve me Publikun. Analisti do të bashkëpunojë me zhvilluesin e databazës për të mundësuar krijimin e vizualizimeve sipas rëndësisë dhe me qëllim qartësi të informacionit.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Ekonomi, dhe Drejtësi.
  • Eksperiencë të mëparshme pune të paktën 3 vite në një pozicion që lidhet me menaxhim dhe vlerësim ekonomik e statistikor, punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Aftësi të mira analizuese.
  • Njohuri të teknikës së kërkimit dhe vlerësimit logjik.
  • Aftësi të mira për të formuluar fraza të qarta; për të përdorur fjalët me ekonomi; për të shoqëruar analizën me definicione të thjeshta për tu kuptuar gjerësisht.
  • Njohës i databazave ndërkombëtare për tregues e faktor ekonomik.
  • I zellshëm për tu thelluar çdo ditë në punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Përdorues i programeve bazë në kompjuter.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit info@ais.al . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. CV duhet shoqëruar me një paragraf ku të jepen referenca të punëve të mëparshme. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

 

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes publikime statistikore në databaza lokale dhe ndërkombëtare.
  • Propozon tema për analizë statistikore dhe sjell argumente mbi rëndësinë e treguesit dhe metodologjinë për vlerësim.
  • Harton Tabelat me të dhëna të agreguara dhe krahasimore.
  • Formulon draft artikullin hulumtues dhe artikullin final pas komenteve dhe shënimeve të drejtorit të projektit ose ekspertit të ngarkuar.
  • Kontrollon me kujdes burimin e të dhënës, definicionin përshkrues dhe vizualizimet.
  • Njihet me impaktin e artikullit pas publikimit si dhe komente të mundshme.
  • Bashkëpunon me kolegë për version sa më cilësor dhe të qartë në publikim (dizenjuesi, mirëmbajtësi i faqes, përkthyesi në gjuhën angleze).
  • Merr pjesë periodikisht në një mbledhje të grupit të punës.
  • Respekton afatet dhe kriteret e planifikuara për Publikim.
  • Informohet periodikisht mbi aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent ose jo në zyrat e Organizatës, por në çdo rast të paktën 20% e kohës së angazhimit është në zyrë dhe pagesa bëhet sipas numrit të artikujve që finalizohen me publikim.

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën info@ais.al brenda datës 31 Mars 2021 me titull emaili: Aplikim CV aplikim Analist Open Data.

AIS po kërkon staf pozicioni i punës Përpunues të Dhënash Ekonomist me njohuri mbi Regjistrin Tregtar

Datë Publikimi : 01/03/2021

AIS është në kërkim të një personi Përpunues të Dhënash  – Ekonomist. Personi do të pëditësojë informacionin në një databazë me të dhëna dhe dokumente për Bizneset, Shoqëritë Tregtare. Pozicioni i punës kërkon njohuri të përgjithshme dhe jo shumë teknike.

Përpunuesi i të Dhënave do të bëjë monitorim të Regjistrave Publik duke grupuar disa kategori njoftimesh dhe aktesh sipas tematikës. Më pas bën kategorizim të kujdesshëm të dokumenteve për publikim. Puna do të bëhet nga zyra e organizatës dhe është parashikuar me kohë të plotë. Paga është e kënaqshme për individ pa eksperienca të mëparshme pune apo të sapodiplomuar.

Kandidati duhet të jetë i diplomuar në sistemin tre vjeçar të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: menaxhimi i shoqërive të biznesit, databaza të institucioneve, regjistra publik, mirë-strukturimin e dokumentit zyrtarë, agregimin dhe mirë-strukturimin e informacionit për sektorin tregtar. Databaza për përditësim është http://opencorporates.al

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Të interesuarit të shkruajnë në info@ais.al duke dërguar edhe një CV të thjeshtë në gjuhën shqipe ku të jepen qartë dhe shkurt edukimi, eksperienca, praktika profesionale, mesatarja në studime universitare. Titulli i emailit duhet të jetë Data Entry me njohuri mbi Regjistrin Tregtar.  Afati aplikim data 20 Mars 2021.

 

AIS po kërkon staf pozicioni i punës Përpunues të Dhënash me njohuri mbi Sistemin e Drejtësisë

Datë Publikimi : 01/03/2021

AIS është në kërkim të një personi Përpunues të Dhënash  – Jurist ose Individ i Diplomuar me Njohuri mbi Sistemin e Drejtësisë. Personi do të pëditësojë informacionin në një databazë me të dhëna dhe dokumente për Sektorin. Pozicioni i punës kërkon njohuri të përgjithshme dhe jo shumë teknike. Përpunuesi i të Dhënave do të bëjë monitorim të databazave zyrtare të Institucioneve, duke grupuar disa kategori njoftimesh dhe aktesh sipas tematikës. Më pas bën kategorizim të kujdesshëm të dokumenteve për publikim. Puna do të bëhet nga zyra e organizatës dhe është parashikuar me kohë të plotë. Paga është e kënaqshme për individ pa eksperienca të mëparshme pune apo të sapodiplomuar.

Kandidati duhet të jetë i diplomuar në sistemin tre vjeçar të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: databaza të institucioneve, regjistra publik, mirë-strukturimin e dokumentit zyrtarë, dinamikën dhe vëllimin e fenomeneve që lidhen me të Drejtën Publike dhe të Drejtën Civile, agregimin dhe mirë-strukturimin e informacionit për këtë sektor. Databaza për përditësim është http://aksesdrejtesi.al/

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Të interesuarit të shkruajnë në info@ais.al duke dërguar edhe një CV të thjeshtë në gjuhën shqipe ku të jepen qartë dhe shkurt edukimi, eksperienca, praktika profesionale, mesatarja në studime universitare. Titulli i emailit duhet të jetë Data Entry me njohuri mbi sistemin e Drejtësisë.  Afati aplikim data 20 Mars 2021.

AIS po Kërkon Oficer për Marrëdhëniet me Publikun dhe Eventet

Pozicioni:                   Oficer për Marrëdhëniet me Publikun dhe Eventet (Public Relation/Outreach Officer)
Programi:                  Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion

Datë Publikimi :     01/03/2021
Varet nga:                  Drejtori i Projektit dhe Titullari i Organizatës.
Koha e Punës:           29 muaj (shtrirje në 3 vite kalendarike).

Paga: Totali pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës , plus tatime mbi pagën është 848 Euro në muaj (neto sipas detyrimeve në fuqi Mars 2021 rezulton rreth 72 300 Lekë).

Afati për Aplikim: deri 1 Maj 2021 ne email info@ais.al

Organiza AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim rritjen e vizibilitetit të organizatës dhe rezultateve të projekteve të saj, organizata po kërkon një person për Pozicionin e PR / Oficer i Marrëdhënieve me Publikun.

Përshkrimi i Punës: Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun do të angazhohet për hartimin, zhvillimin e realizimin e metodologjisë dhe strategjisë për komunikim me publikun. Ai bën realizimin e njoftimeve, raporteve narrative, anoncimeve, materialeve promovuese, informacionit për edukim dhe promovim që organizata bën në zbatim të aktiviteteve të projektit. Gjithashtu ai merr pjesë në mirëmbajtjen e një Bgolu për transparencë, dhe dizenjimin e instrumenteve multimedia për vizibilitet. Ai/Ajo punon për angazhimin e publikut përmes rrjeteve sociale. Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun ka si detyrë të analizojë edhe impaktin që kanë aktivitetet e organizatës tek grupe të caktuara të targetuar si përfitues përmes informimit dhe ndërgjegjësimit. Ai duhet të marrë pjesë dhe kontribuojë në hartimin e planit të punës dhe strategjisë për komunikim të Organizatës.

Personi do të angazhohet për një periudhë 29 muaj punë gjatë tre viteve 2021-2024. Muajt nën angazhim do të shënohen sipas kalendarit të aktiviteteve të projektit. Personi ka një pagë të përllogaritur prej 848 Euro në Muaj, kjo pagë është bruto, ndërsa përllogaritja e pagës neto bëhet pas zbritjes së kontributeve të detyrueshme të punëdhënës plus punëmarrës dhe të tatimit mbi pagën (rreth 40% e pagës se deklaruar).

Personi duhet të ushtrojë detyrën në zyrën e organizatës dhe të jetë fleksibël për lëvizje në vende ku realizohen aktivitete dhe prezantime të programit (evente dhe trajnime).

Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun, Raporton pranë Drejtorit të Projektit. Ai ka detyrim të bashkëpunojë dhe garantojë vullnet për punë në grup dhe një vizion të qartë për komunikim dhe bashkëpunim me aktor mediatik.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Shkencat Humanitare.
  • Eksperiencë të mëparshme pune mbi 2 vite në Media apo Mardhënie me Publikun.
  • Aftësi të mira në shkrim dhe raportim.
  • Njohuri në përdorimin e instrumenteve multimedia dhe medias sociale në komunikimin publik.
  • Njohuri mbi standarde dhe praktika të OpenData.
  • Njohuri të Mira në Gjuhën Angleze.
  • Aftësi për të komunikuar me ekspert dhe personel të angazhuar në profile të ndryshme profesionale.
  • Aftësi për të formuluar njoftime për shtyp, anoncime publike, përmbledhje narrative, kërkesa për informim, abstrakte, ese dhe shkrime informative.
  • Aftësi për të përdorur terminologji të saktë mbi shpenzimet publike, prokurimet, procedurat legjislative, të drejtën publike në tërësi.
  • Aftësi për të punuar me terminologji ndër sektoriale përmes përdorimit të fjalorëve të terminologjisë.
  • Njohuri dhe aftësi për të ndjekur aktualitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me ekspertë të projektit, përfaqësues të medias dhe aktor civil.
  • Njohuri në përdorimin e medias sociale dhe instrumenteve multimedia.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast dhe i motivuar për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit info@ais.al . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. CV duhet shoqëruar me një paragraf ku të jepen referenca të punëve të mëparshme. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

Kontrata do të jetë semestrale e rinovueshme sipas kalendarit të zbatimit të Projektit.

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes të gjitha aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Formulon njoftime, memo, anoncime, tekste promovuese mbi rezultatet e projektit.
  • Drejton procese për përgatitjen e instrumenteve multimedia (video, banera, flash banera, fletë palosje etj) që lidhen me projektin dhe ecurinë e tij.
  • Komunikon me gazetarët duke u angazhuar të rrisë vizibilitetin e të Dhënave të Hapura, dhe të mbështesë gazetarët në kërkesat e tyre për më shumë informacion dhe më shume aftësi në përdorimin e informacionit.
  • Merr pjesë në organizimin e eventeve dhe përgatit materiale njoftuese, anoncuese dhe promovuese mbi eventin.
  • Harton metodologji dhe plan pune për komunikimin me aktorët civil për secilën databazë me të dhëna të hapura të organizatës.
  • Përgatit raportim narrativ për çdo nën aktivitet që lidhet me median, komunikimin, promovimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin.
  • Referon me kujdes tek Drejtori dhe Stafi i Projektit Impaktin në Publik dhe nevojën për ndërhyrje për secilin Aktivitet.
  • Bën evidencë periodike për shpërndarjen dhe impaktin e rezultateve të projektit në media dhe në publik.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent në zyrat e Organizatës. Punësimi në distancë aplikohet vetëm në raste të emergjencave humanitare.
  • Raporton çdo ditë me email mbi punën ditore.

 

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën info@ais.al titull emaili CV aplikim Oficer për Marrëdhëniet me Publikun. Jo me vonë se 1 maj 2021.