Spending Data Albania – Hedh dritë mbi raste të konfliktit të interesit.

Prej nëntë muajsh projekti i AIS Spending Data Albania publikon çdo transaksion si pagesë me para publike për përfitues dhe klient të institucioneve buxhetore. Të dhënat kanë informuar qytetarin shqiptar se si shpenzohen paratë e taksave dhe aseteve publike.  Njëkohësisht individët mund të njohin klientët që ofrojnë shërbime me pagesë për institucione buxhetore dhe të vlerësojnë rast pas rasti fakte të dukshme të nepotizmit apo konfliktit të interesit.

Konkretisht përfaqësues të opozitës sikurse edhe media kanë gjetur në publikimet e  Transaksione Thesari nga Spending Data Albania një rast që krijon dyshime të dukshme për paligjshmëri dhe konflikt interesi.

Një nga kompanitë private themeluar dhe më herët pronë e deputetit socialist Koço Kokëdhima rezulton që ka përfituar nga kontrata me një numër të madh institucionesh buxhetore në kohën kur deputeti ishte njëkohësisht edhe aksionar dhe pronar i kompanisë Abissnet.

Tabelat e aplikacionit Transaksione Thesari janë publikuar në faqet e para të gazetave ndërsa ish kryetari i partisë më të madhe opozitare, deputet i kuvendit z. Sali Berisha ka paralajmëruar në rrjete sociale se me këto fakte të publikuara do ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese të heqë mandatin e Deputetit Kokëdhima bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Më parë në vitin 2009 për një rast të tillë i është hequr mandati një deputeti me vendim të gjykatës Kushtetuese.

First Page Tema Conflict of Interest RD First Page Conflict of Interest Shqiptarja.com First Page

Takim Informues: Si të bëhesh pjesë e DataThon 2014

Të Martën datë 28.10.2014

Ora 11:00

Vendi : Protik Innovation Center

Aktivist, Gazetar apo student në Ekonomi; Gazetari e Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron. Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit. Në ditët në vijim do të mbahet një takim për të prezantuar eventin dhe opsionet për pjesëmarrje. Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 150$.
Paraprakisht për tu frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania http://spending.data.al/.

organizon AIS dhe ODA

KLSH dhe Instituti Shqiptar i Shkencave nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kontrollit i Lartë i Shtetit, si dhe Instituti Shqiptar i Shkencave (ISHSH), përmes një marrëveshje bashkëpunimi angazhohen për shkëmbimin  e të dhënave ndërmjet institucioneve. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe Kryetarja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, KLSH do të angazhohet për shkëmbimin e të dhënave me interes reciprok, duke hapur edhe një dritare tjetër komunikimi me publikun me qëllim rritjen e transparencës dhe modernizimin e institucionit.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet mundësia e shfrytëzimit të të dhënave të ndryshme të publikuara nga Open Data Albania që është një projekt serioz dhe i vlerësuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit për cilësinë e të dhënave dhe analizave që publikon e përgatit.
Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshje, KLSH është në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standarteve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta me qëllim modernizimin e institucionit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Brahaj, nga ana e saj, vlerësoi bashkëpunimin dhe qasjen e re që ka KLSH ndaj Shoqërisë Civile, duke theksuar se ky bashkëpunim nëpërmjet shkëmbimit të të dhënave do te gjenerojë ide të reja dhe do të ndihmojë në gjetjen e defekteve, duke përmirësuar luftën ndaj korrupsionit. Të dyja palët shprehen së fundmi vendosmërinë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje si dhe besimin se një bashkëpunim i sinqertë mes strukturave publike dhe shoqërisë civile do të japë rezultate konkrete në rritjen e transparencës, përmirësimin e analizave ekonomike nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror ne Shqipëri, me qellim përmirësimin e qeverisjes.

Të dhënat e hapura Qeveritare në Web

 Julia Hoxha
Institute of Applied Informatics and Formal Description Methods (AIFB)
Karlsruhe Institute of Technology, Germany
[email protected]
Armand Brahaj
FIZ Karlsruhe – Leibniz Institute for Information Infrastructure, Germany
[email protected]

Iniciativat për të bërë të hapura të dhënat qeveritare po marrin gjithnjë e më shumë interes kohët e fundit. Kjo përfaqëson rezultate të shkëlqyera në rritjen e transparencës, por problemi është që të dhënat zakonisht ofrohen në formate heterogjene, ku humbet kuptimi i qartë se çfarë të dhënat përfaqësojnë. Të dhënat janë të paraqitura në mënyra që nuk janë të kuptueshme për një gamë të gjerë përdoruesish, të cilët duhet të marrin informacion nga këto të dhëna.

Ne i adresojmë këto probleme dhe propozojmë një qasje të përgjithshme në të cilën të dhënat statistikore të papërpunuara, të mbledhura në mënyrë të pavarur nga institucione të ndryshme qeveritare janë prezantuar zyrtarisht dhe në mënyrë të kuptueshme. Kjo realizuar në bazë të një ontologjie që po prezantojmë në këtë publikim.

Më tej ne kemi prezantuar qasjen e vendosur në publikimin e këtyre të dhënave në lidhje me principet e Linked Data (të dhënat e lidhura), po ashtu kemi prezantuar metodat e implementuara për të renditur dataset-e të veçanta ose të kombinuara duke i vizualizuar rezultatet në mënyra të kuptueshme

Qasjet e prezantuara mundësojnë integrimin e të dhënave , duke na drejtuar drejt një sërë mundësish për shkëmbim të informacionit, analizim të dataset-eve të kombinuara , lehtësinë për të krijuar forma të reja dhe eksplorimin e mënyrave të reja dhe inovative për ti përdorur këto të dhëna në mënyrë kreative.

Link-u për publikimin : [JHoxha_ABrahaj] OpenGovernmentDataontheWeb-ASemanticApproach

Rastet e përdorimit të Open Data Albania

Julia Hoxha and Aranita Brahaj

`Institute of Applied Informatics and Formal Description Methods,
Karlsruhe Institute of Technology, Karlsruhe, Germany
[email protected]

 *Albanian Institute of Science, Tirana, Albania
[email protected]

 http://www.ais.al  

Në këtë publikim, ne kemi përshkruar projektin Open Data Albania (ODA) dhe përqëndrohemi në raste konkrete të përdorimit të open data. ODA synon të ofrojë datasete të hapura për informacionet e vlefshme të cilat mund të strukturohen, analizohen dhe prezantohen në forma të ndryshme në varësi të informacionit që prezantojnë. Përveç dataseteve, projekti gjithashtu ka prodhuar studime analitike bazuar në të dhënat dhe vizualizimet dalluese për ta bërë informacionin të kuptueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm për komunitete të ndryshme.

Platforma në të cilën janë publikuar të dhënat është online dhe është më e njohura për open data në Shqipëri, gjithashtu shumë e njohur ndërmjet gazetarëve, të cilet vazhdimisht përdorin të dhëna nga ODA për t’i ofruar publikut informacion në aspekte të ndryshme social-ekonomike. Në shumë raste, projekti është përdorur direkte për iniciativa mbrojtjeje.

Në këtë publikim, ne kemi përshkruar një sërë rastesh ku të dhënat janë përdorur nga grupe të ndryshme siç janë institucionet shtetërore, NGO-të, media, dhe akademikët.

Linku per publikimin : https://www.w3.org/2013/share-psi/wiki/images/6/63/ODA-UtilizationCases-SharePSI-Workshop.pdf