Get Online Week Albania – Java Europiane e Përdorimit të Internetit

GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013 Java Europiane e Përdorimit të Internetit 2013, në Shqipëri ka diçka të veçantë. Për shkak të emigracionit në vendin tonë interneti përdoret së tepërmi edhe nga nga mosha e tretë. Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Vlorës të cilët paguajnë një të pestën e pensionit mujor për të pasur lidhje interneti në banesë është një histori frymëzuese. Në Javën Europiane të Përdorimit të Internetit, AIS sensibilizon për më shumë vëmendje për aftësim në përdorim me dobishmëri tek moshat e treta apo tek të rinjtë.

 

 

TV - Get Online Week 2013StudioStudio e Hapur

Gjysher ne moshe interneti.

Gjysher ne moshe interneti.

Starton DataThon Rinor 2013

Instituti Shqiptar i shkencave si promotor i njohurive të hapura dhe realizues i Hackathon Albania, në bashkëpunim me World Vision ka startuar një event të ri DataThon Rinor 2013. Kjo maratonë e të dhënave të hapura po zhvillohet në muajt mars – qershor 2013 me pjesmarrje dhe konkurim të të rinjve të moshës 15- 18 vjec. Të rinjt janë pjesëmarrës të pesë qendrave rinore të World Vision në Shqipëri. Eveni startoi pikërisht gjatë Javës Europiane të përdorimit të internetit Get Online Week 2013, si një përpjekje për të ndihmuar të rinjt të aftësohen nëpërmjet përdorimit të internetit.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

Si një event i parë i këtij lloji, pjesëmarrësve do tu propozohet të sjellin punime me moto “Dëshiroj të njoh vendin tim“ dhe synon të përmbushë disa qëllime si: Forcimin e mendimit kritik tek të rinjtë; Nxitje e përdorimit të njohurive të hapura (open knowledge) dhe i teknologjive të informacionit prej tyre; Përdorimi me dobishmëri i internetit nga adoleshentet; Stimulimi për të fituar sa më shumë dije dhe për ti shpërndarë ato; Bashkëpunimi i të rinjve në grup dhe aftësimi në konkurrim dhe ballafaqim për punën e tyre; Thellim i njohurive e rrjedhimisht lidhjeve për/me zonën ku banojnë. Në këtë Datathon të parë do të ketë shtrirje në 5 rrethe të vendit, përkatësisht:

Librazhd; Elbasan: Kurbin; Tirane dhe Dibër.

data 23 mars ne Kurbin - Starton Datathon Rinor

data 23 mars ne Kurbin – Starton Datathon Rinor

KURBIN - STARTON DATATHON RINOR "=!§DATATHON & GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013

Java Europiane e Përdorimit të Internetit / Get Online Week 2013

GOW13_bannerHG

Sot starton Java Europiane e Përdorimit të Internetit, Get Online Week 2013 (http://www.getonlineweek.eu/about/gow2013/ ). Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) pjesë e partneritetit Telecentre Europe ju fton ti bashkoheni fushatës në datat 18 deri 24 mars. Qëllimi i çdo aktiviteti që zhvillohet këtë javë në Europë e më gjerë është përdorimi i internetit me dobishmëri. Në fokus janë moshat e reja dhe edukimi i përdorimit të internetit për punësim dhe edukim cilësore. Po kështu rëndësi të veçantë merr përdorimi i internetit nga vajza dhe gra në vende jo fort të zhvilluara apo nga mosha e tretë.

Në Shqipëri interneti po penetron me shpejtësi, individët janë gjithnjë e më shumë të interesuar në komunikim. Por shpesh interneti për të rinj paraqet probleme pasi jo gjithmonë ka dobishmëri. Në këtë fushatë masive ju mund të bëheni pjesë e aktiviteteve tona duke u përgjigjur këtij sondazhi (http://counter.getonlineweek.eu/ ). Gjatë kësaj jave në startojmë një nga aktivitetet më të bukura dhe domethënëse  Datathon Rinor.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Veç problemeve ekonomike të një vendi që prej vitesh përjeton tranzicion post komunist, familja shqiptare ka hasur këto vite edhe vështirësi të fenomeneve emigracion apo migracion. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

Aktivitete ku të rinjtë nxiten të provojnë dhe shtojnë dijet e tyre janë një nevojë e veçantë. Veç angazhimit cilësor të individit dhe grupit social, krijohet edhe mundësitë për të fituar vlera dhe aftësi. Përdorimi i metodave tepër inovative krijon mjedis për të tërhequr të rinjtë të jenë pjesë e këtyre eventeve.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.