TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter February 2016Publikohen të dhëna për Kompanitë Aksionare me Kapital Publik
Në portalin Open Data Albania janë publikuar gjatë muajit Shkurt artikuj hulumtues me të dhëna për Shoqëri Aksionare më Kapital Publik. Artikujt kanë të dhëna mbi administrimin e këtyre SHA, zhvillime me kapitalin, vlera të xhiros vjetore në tre vitet e fundit, fitimi përpara tatimit apo procedura të Likuidimit. SHA me Kapital Publik janë kompani të rëndësishme për ekonominë dhe shërbimet publike. Auditimi, kontrolli apo monitorimi i tyre ka rëndësi të veçantë. Veç artikujve hulumtues të dhëna për SHA janë përditësuar edhe tek Open Coorporates Albania.
Open Procurement Albania zbardhen Qiradhënie Publike nga Bashkitë
Projekti dhe portali më i ri i AIS, Open Procurement Albania për Njësitë e Qeverisjes Lokale përveç kontratave për furnizime, punë apo shërbime publike zbardh edhe informacion mbi një lloj tjetër kontrate siç është ajo e Qiradhënies Publike. Gjithashtu portali siguron informacion për tenderime të karakterit Koncesione dhe Partneritete Publik Privat PPP. Open Procurement Albania ka të dhëna për prokurime publike në 61 njësi të qeverisjes lokale duke promovuar modele të Open Cities, Open Data and Open Government.
Financimi Elektoral, AIS vs PS, PD e LSI kërkohet Përshpejtim i Shqyrtimit Gjyqësor
AIS vijon procesin gjyqësor kundër tre partive kryesore PS, LSI dhe PD si përpjekje për ti detyruar të vënë në dispozicion të publikut në kohë reale të dhënat për donacione zgjedhore. Çështja është depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit, ku nuk ka ende një datë për seancë. Përfundimi i Procesit Gjyqësorë përpara fillimit të Zgjedhjeve 2017 dhe vendimi për detyrimin e palëve të respektojnë ligjin, është tepër i rëndësishëm . Për këtë arsye AIS i është drejtuar Gjykatës me Kërkesën për Përshpejtim të Shqyrtimit Gjyqësor.