TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shkurt 2022Open Data FellowShip Youth Network, punojmë me të rinjtë për rritje kapacitetesh
AIS po punon me një ekip rinor për edukim, rritje të kapaciteteve dhe aftësive të tyre në artikulim publik dhe debatin e bazuar në kontrollin e fakteve. Të rinjtë vijnë nga audtiore universitare, institucione të rëndësishme apo nga organizata dhe lëvizje qytetare. Forcimi i kapaciteteve të tyre kundër Korrupsionit përmes Edukimit Qytetar dhe përmirësimit të modeleve për Kontroll të Fakteve, janë qëllimet kryesore të kurikulës me trajnime, asistencë, punë praktike. OpenDataFellowship Youth Network po krijohet në kuadër të Projektit OpenData, Akses dhe Transparencë mbi sektorët me risk për Korruspion mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
.Para dhe Pushtet, Media zbardh Interesa Ekonomik të Ministrave dhe Familjarëve Kabineti Ministror Rama 3
Kontrolli Publik i interesave ekonomike dhe personale të Shtetarëve, është proces i rëndësishëm sa i takon Integritetit. AIS ka krijuar databazën online Para dhe Pushtet , me të dhëna të Integruara, ku publikohen pasuri dhe interesa të Individëve Drejtues në Pozicione të larta. NewsBomb, revistë e printuar çdo muaj, i ka kushtuar një Shkrim në Kopertinë Deklarimit të Aseteve Pasurore të Kryeministrit dhe Ministrave, Deklarime Kabineti Rama 3 . nstitucioni Shtetëror për Deklarim dhe Kontroll ILDKPKI, ende nuk ka startuar procesin e publikimit online të Deklarim Asete. Ky publikim online bëhet nga Portali ynë Spending Data Albania, Para dhe Pushtet, duke krijuar mundësi për kontroll publik të interesave të Ministrave, Deputetëve dhe Familjarëve të tyre.
Prokurimet Publike nën Lupën e Integrimit Prezantim Policy Paper
Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europian – një dokument politikash i përgatitur nga organizata AIS u prezantua në kuadër të Eventeve Shkurti Muaji i Integrimit. Dokumenti shfaq detaje mbi ecurinë, problematikën dhe sfidat e një prej kapitujve të Cluster One, Prokurimet Publike duke vënë theksin tek ndërhyrje ekstra ligjore që po aplikohen jo pak nga Parlamenti dhe Qeveria Shqiptare. Dokumenti i Politikave është hartuar nga Organziata AIS/ OpenDataAlbania si rezultat i Projektit C1-EU-NPA Përmirësimi Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënies për të përmbushur të drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave Cluster 1 në Shqipëri. Projektit zbatohet nga katër organizata CSDG, ISP, KSHH dhe AIS me mbështetje të Mbretërisë së Holandës në Tiranë.