JOQ – |Harta e Oligarkëve të Shqipërisë| EMRAT që kanë marrë MILIONA EURO nga Taksat e Shqiptarëve (Sipas Qyteteve)

Vlerësimi i Riskut në Tenderime/ Bashkitë që 30% të vlerës së kontratave ia japin një Kompanie të vetme me negocim të drejtpërdrejtë

|FLAMUJ TË KUQ| Institucionet e Njësisë Vendore në Republikën e Shqipërisë, janë ndër ato që shpallin më shumë tendera abuzivë dhe siç ka treguar historia, tenderat me vlerë të vogël deri në mesatare, e përfitojnë familjarë apo miq të vetë atyre që punojnë aty, ndërsa procedurat publike me vlera të mëdha i hyjnë në xhep kryesisht oligarkëve të fushës së ndërtimit, atyre që zotërojnë kompani të pastrimit të plehrave apo gjelbërimit, e ndër to tenderat për mirëmbajtje sistemesh kompjuterike, apo rikonstruktimi rrugësh apo objektesh, janë mes atyre që kapin vlerat më të mëdha në bashkitë e vendit.

Negocimet e Drejtpërdrejta janë Kontrata Publike (që furnizohen me para publike) me risk të lartë për abuzime dhe përvetësim. Procedura me Negocim është procedura përmes së cilës autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Kjo, thjesht e përkthyer në: “Para në dorë” me marrëveshje nga taksat e shqiptarëve, për klientin e preferuar. Të gjitha bashkitë e vendit kanë nga një klient të preferuar, i cili ka fituar 30% të vlerës së kontratave të një bashkie me procedurën Negocim i Drejtpërdrejtë.

BASHKIA TIRANË

Procedurë me Negocim

Përsa i përket Bashkisë Tiranë, në Procedurat e Tenderimit me Negocim, në total 12 MILIARD Lekë pa TVSH, VENDIN E PARË e mban e vetmja, e preferuara, klientja e Veliajt për kullat, rrugët dhe gjithçka tjetër, kush mund të ishte, veçse kompania e Shkëlqim oligarkut, “FUSHA SHPK” me mbi 3.3 MILIARD Lekë pa TVSH për vetëm 3 tendera.

Negocim Pa Njoftim

I vetmi i privilegjuar i kësaj lloje procedure tenderimi që kap në total mbi 2.3 MILIARD pa TVSH, padyshim që do të ishte kompania e pastrimit PASTRIME SILVIO e Fiqiri Allmuçës, me vetëm 2 tendera nga Bashkia Tiranë për blerje materialesh higjieno sanitare dhe dezinfektim me vlerë totale mbi 500 MILIONË Lekë me TVSH, të dy me REDFLAGS.

QYTETET SIPAS RADHËS | KOMPANITË E OLIGARKËVE QË KANË PËRFITUAR VLERAT MË TË LARTA TË TENDERAVE ME NEGOCIM

  1. FLORIAN BORSHI (BORSHI SHPK)- MBI 1 MILIARD LEKË PA TVSH, 56% TË TENDERAVE TË BASHKISË SHKODËR
  2. FATMIR KUÇI (VICTORIA INVEST SHPK)- RRETH 1 MILIARD LEKË PA TVSH, 52% TË TENDERAVE TË BASHKISË ELBASAN
  3. YZEDIN BOZHAJ (SHËNDELLI SHPK)- 845 MILION LEKË PA TVSH, 94% TË TENDERAVE TË BASHKISË GJIROKASTËR
  4. ADHURIM DUKA,VEIS DUKA (DUKA)- 752 MILIONË LEKË PA TVSH, 79% TË TENDERAVE TË BASHKISË VLORË
  5. LUAN KAPRI, BAJRAM ALLDERVISHI (REJ 3)- 530 MILION LEKË PA TVSH, 80% TË TENDERAVE TË BASHKISË POGRADEC
  6. DAVA KAZA, ZEF KAZA (AEK MUNELLA SHPK)- 387 MILION LEKË PA TVSH, 97% TË TENDERAVE TË BASHKISË MIRDITË
  7. LEJDI KOÇI, ENOR NAKUÇI, LINA SOKOLI (KREATX)- 234 MILION LEKË PA TVSH, 84% TË TENDERAVE TË BASHKISË DURRËS
  8. SHKËLQIM KUPA, QAMIL KUPA (KUPA SHPK)- 193 MILION LEKË PA TVSH, 33% TË TENDERAVE TË BASHKISË KAMËZ
  9. KLAJDI PALOKA (KLAJDI CONSTRUCTION)- 124 MILION LEKË PA TVSH, 35% TË TENDERAVE TË BASHKISË LEZHË
  10. KLARIDA SEMANJAKU (SUBJEKT FIZIK)- 118 MILION LEKË, 44% TË TENDERAVE TË BASHKISË FIER
  11. ASLLAN RUÇI (RUÇI)- 110 MILION LEKË PA TVSH, 70% TË TENDERAVE TË BASHKISË KLOS
  12. ARBEN GOLEMI (PROJECT & PEOPLE)- 105 MILION LEKË PA TVSH, 33% TË TENDERAVE TË BASHKISË BELSH
  13. NJAZI PRENÇI (REGLI SHPK)- 64 MILION LEKË PA TVSH, 45% TË TENDERAVE TË BASHKISË BULQIZË
  14. ARBËR ABAZI (ALKO IMPEX CONSTRUCTION)- 57 MILION LEKË PA TVSH, 72% TË TENDERAVE TË BASHKISË DEVOLL
  15. IRENA DERVISHI, GËZIM DERVISHI (ALFA 2 SHPK)- 33 MILION LEKË PA TVSH, 41% TË TENDERAVE TË BASHKISË BERAT
  16. MARSEL SHEGA, FATOS JAUPI, SHERIF KAPLLANI (VIOLA GREEN)- 14 MILION LEKË PA TVSH, 73% TË TENDERAVE TË BASHKISË PRRENJAS

BASHKIA SHKODËR

1.FLORIAN BORSHI (BORSHI SHPK)- MBI 1 MILIARD LEKË PA TVSH, 56% TË TENDERAVE TË BASHKISË SHKODËR

Florian Borshi është pronari i “BORSHI SHPK”, kompanisë që ka “mbretëruar” prej vitesh në bastionin e djathtë verior të Shkodrës. Le të themi që prej vitit 2006, ai është dendur me shuka parash NË DORË përsa i përket tenderave multimiliardësh të pastrimit me negocim të drejtpërdrejtë, me vlerë mbi 1 MILIARD Lekë pa TVSH për vetëm 7 të tillë.

Borshi, ndër 7 tenderat me lekë në dorë nga Bashkia e Shkodrës, ka përfituar në shkelje të plotë për mungesë konkurrence dhe mungesë gare negocim të drejtpërdrejtë, një tender më vlerë mbi 236 MILION Lekë pa TVSH.Gjatë viteve 2015-2018, Florian Borshi me kompaninë e tij ka përfituar mbi 3.6 MILIARD Lekë pa TVSH nga Thesari i Shtetit dhe vetëm për vitin 2019-2020 mbi 1.3 MILIARD Lekë pa TVSH.

Në kohën kur përfitimi nëpërmjet tenderave ishte një metodë e sapofutur në lojën politike dhe mediat nuk vinin në dispozicion të publikut informacion se si paratë e popullit u jepeshin klientëve të qeverisë, ishin vetë shkodranët ata të cilët demaskonin Borshin. “Bukur, bukur, Florian Borshi quhet personi që ka fituar tenderin për pastrimin e Shkodrës. Është e dyta a e treta herë që e “fiton” tenderin. Vetëm me lekët që duhet të pastronte vendin rreth koshave, ka blerë kohët e fundit një “JEEP” prodhim Limited, të ri akull, me ngjyrë të zezë, me kilometrazh 0. Nuk po flasim për ortakët e tjerë Xh. Sh (anëtar i këshillit bashkiak) dhe G.K”,- shkruanin shkodranët për patriotin e tyre multimiliarder në një raport ku shkruhej se Shkodra pavarësisht se hapte tendera pastrimit me lekët e qytetarëve të Shkodrës, rezultonte qyteti më i keqpastruar.

 

FLORIAN BORSHI (BORSHI SHPK)

Të djathët janë aktualisht në pushtet në Shkodër dhe Borshi vazhdoi i qetë “mbretërimin” e tij, derisa nisi të ndjente se pushteti po i ikte nga duart kur nipi i deputetit të PS Sadri Abazit, Arbër Abazi, me kompaninë e tij ALKO IMPEX CONSTRUCTION nisi t’i rrëmbente nga duart tenderat me të cilët ai ishte pasuruar deri më sot.

Kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi “e tradhtoi” kur i hoqi nga duart një tender BOSS-it të kompanisë së patrimit për t’ia dhënë miqve Rilindas, konkretisht Arbër Abazit, “dhuratë” kjo e cila ngjalli shumë polemika… Por megjithatë Florian Borshi nuk qëndroi “squk” dhe e paditi penalisht Voltanën për të rifituar MILIARDAT e tij dhe ia doli, BORSHI SHPK SUNDON SHKODRËN për tenderat me shkelje!

BASHKIA ELBASAN

2.FATMIR KUÇI (VICTORIA INVEST SHPK)- RRETH 1 MILIARD LEKË PA TVSH, 52% TË TENDERAVE TË BASHKISË ELBASAN

“VICTORIA INVEST” e Fatmir Kuçit është një prej kompanive që ka përfituar vlerat më të mëdha të parave të popullit shqiptar, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor për pastrimin e Elbasanit. Aludime të shumta kanë ngjallur dyshime se pas kësaj kompanie qëndron vetë Lulzim Basha, pasi jo vetëm që kompania mban emrin e vajzës së tij, por për disa fakte që do i analizojmë më poshtë.

Në rang vendor, 13 tendera me Negocim të Drejtpërdrejtë nga Bashkia e Elbasanit, 10 prej tyre REDFLAGS për mungesë konkurrencë dhe gare, VICTORIA INVEST ka përfituar mbi 1 MILIARD Lekë pa TVSH!

Përsa i përket transaksioneve të derdhjes nga Thesari i Shtetit ka përfituar SHIFRAT E FRIKSHME për 3 vite (2015-2018) mbi 15 MILIARD LEKË PA TVSH! Dhe për vitin 2019-2020, mbi 4.4 MILIARD Lekë pa TVSH!

FATMIR KUÇI (VICTORIA INVEST)

Lidhja me Bashën, kush është Fatmir Kuçi?

Rezulton se Benzi me targë AA 111 EN me të cilin qarkullon Basha, është blerë nga Victoria Invest dhe pikërisht me këtë makinë, kreu i PD zbarkoi të takonte protestuesit e Astirit. Basha e ka patur mbështetje të fortë Kuçin në zgjedhjet elektorale të 2009-ës pasi ky i fundit e ka suportuar financiarisht për të barazuar numrin me 6 deputetë në Elbasan, gjatë kohës kur lideri i tanishëm i PD ka qenë koordinator i fushtës elektorale të Partisë Demokratike. Por tashmë duket se Kuçi i ka kthyer sytë nga PS dhe nuk po ngopet me tendera duke rrjepur të djathtë e të majtë.

Megjithëse person i njohur për drejtësinë shqiptare, asgjë nuk e ka ndalur Kuçin të përfitojë tendera në shkelje… Në vitin 2014-të, biznesmeni Fatmir Kuçi u procedua penalisht në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të lundrimit”, por e mbylli me një gjobë. Ky i fundit i shkaktoi vdekjen e Denis Kaiumov, një turisti rus në Livadh në vitin 2016 teksa e përplasi me skaf i preu gjymtyrët me helikën e mjetit lundrues. Për këtë u vu në pranga por arriti të dalë pas pak kohësh pasi tha se kishte probleme me zemrën.

Rrjedhin milliardat…

Historiku i përfitimeve të kësaj kompanie është i gjatë dhe tejet i përfolur. Segmentin e tretë prej 0.74 km të ndërtimit të Unazës së Madhe, e ka fituar pikërisht kompania “Victoria Invest Internacional & Viktoria Invest” me një vlerë prej 1.17 MILIARD Lekë pa TVSH. 15 MILIONË Euro të tjera pa garë, qeveria ia ka dhënë Victorias së Lulzim Bashës bashkuar me një kompani italiane, për rehabilitimin e Porto Romanos.

Emri i Fatmir Kuçit, del në tjetër lidhje të dyshimtë, atë me kompaninë “Victoria Marine LTD”. Nga publikimi i dokumenteve pas “Panama Papers”, rezulton se kjo kompani është e regjistruar në Maltë, vendi i parajsave fiskale.

Manipulimi me tenderat| Skema e shëmtuar për të përfituar para publike

Nuk di nga t’ia nisësh e nga ta përfundosh informacionin për VICTORIA INVEST, jo vetëm për lidhjet politike, por edhe ato skandalozet në prokurimet publike. Kompania e kumbarit të vajzës së Bashës, rezulton disa herë e vënë nën sekuestro për shkak mosmarrëveshjesh me kompani të tjera. Përmendim këtu kërkesën për hetim administrativ nga Bashkia e Kamzës, e cila pretendonte se kompania në fjalë kishte manipuluar dokumentacionin e paraqitur për pjesëmarrje në një tender të saj, në mënyrë që të kualifikohej në garë. “Victoria Invest” u përjashtua me një vit nga pjesëmarrja në koncesione dhe skema PPP (3 Gusht 2018-3 Gusht 2019).

2 KONCESIONE ME LIDHJE GJAKU

Kjo kompani është zotëruese e 2 KONCESIONEVE, Victoria Hydroenergy me administrator Endri Kuçin për ndërtimin e HEC-it të Lunikut 1 dhe 2 në Elbasan, dhe FINSEC PORT, për ndërtimin e portit të jahteve në Kalanë e Turrës, Komuna Synej, Kavajë (ky koncesion ka gjithashtu një afat 35 vjeçar dhe parashikon ndërtimin e një porti jahtesh me të paktën 800 vende akostimi, 150 apartamente dhe një hotel). Victoria Invest është nën zotërim të shoqërisë VICTORIA INVEST INTERNATIONAL të Valbona Kuçit, të ëmës së Endrit Kuçit, familjarë të Fatmir Kuçit. Adresa e kësaj dege është e njëjtë me atë të “Victoria Invest”, në të njëjtin kat, pallat, rrugë dhe lagje të qytetit të Elbasanit.

 

BASHKIA GJIROKASTËR

3.YZEDIN BOZHAJ (SHËNDELLI SHPK)- 845 MILION LEKË PA TVSH, 94% TË TENDERAVE TË BASHKISË GJIROKASTËR

“SHËNDELLI SHPK” e Yzedin Bozhajt është kompania që ka bërë namin me tenderat me “para dorë më dorë” në Gjirokastër për 2 tendera me Negocim të Drejtpërdrejtë për masa inxhinierike për parandalim rrëshqitje kodrash në zonë, të dy tenderat me vlerën E ÇMENDUR NË TOTAL PREJ 845 MILION Lekë pa TVSH, njëri prej tyre me shkelje për mungesë gare, negocim i drejtpërdrejtë dhe mungesë konkurrence.

 

Përpos faktit që kompania e Yzedinit merr miliona për parandalime rrëshqitjesh, që në të shumtën e rasteve këto tendera kanë objekt prokurimi inekzistent, nuk janë të pakta as MILIARDAT e përfituar ndër vite nga Thesari i Shtetit. Mbani frymën! Gjatë 3-vjeçarit (2015-2018), Shëndelli ka përfituar mbi 8 MILIARD Lekë pa TVSH dhe për një vit (periudha 2019-2020) mbi 3.6 MILIARD Lekë pa TVSH.

YZEDIN BOZHAJ (SHËNDELLI SHPK)

Çudia me SHËNDELLIN nuk mbaron këtu sepse kontratat për të nga Rilindja janë të pafundme, qofshin këto vetëm ose në bashkëpunim me “gllabërues” taksash publike, oligarkë me lidhje pushtetare… Në rang vendor, Bozhaj me kompaninë e tij ka fituar 8 MILIARD LEKË pa TVSH për 73 tendera. Tenderi më i frikshëm në bashkëpunim me GPG Company të oligarkut Paqsor Buzi, ME VLERË MARRAMENDËSE PREJ 6.5 MILIARDË Lekësh pa TVSH.


BASHKIA VLORË

4.ADHURIM DUKA, VEIS DUKA (DUKA)- 752 MILIONË LEKË PA TVSH, 79% TË TENDERAVE TË BASHKISË VLORË

“DUKA” me kurorë e vlonjatëve! Kompania e Adhurim dhe Veis Dukës është kompania e renditur në vend të 4-t në rang lokal, ndër kompanitë që kanë fituar tendera me Negocim të Drejtpërdrejtë, në shkelje. Bëni mirë të uleni, në rast se mos ju luhatet tensioni, para se të analizojmë në detaje shifrat e majme që ka marrë DUKA e Adhurimit… Janë VETËM 2 tenderat që ka marrë DUKA për pastrimin e Vlorës, të dy me para në dorë! Dhe nuk janë pak, por PLOT 752 MILIONË Lekë pa TVSH. Ajo që bie në sy është se të dy tenderat janë me flamuj të kuq, për mungesë gare dhe mungesë konkurrence, pra e thënë thjesht DUKË-s i ka mjaftuar të “kërcasë gishtat” për të përfituar shumat e majme.

Nga Institucionet Buxhetore të Shtetit, DUKA ka përfituar një THESAR plot me transaksione xhevahirësh, me plot gojën! 7.7 MILIARD Lekë pa TVSH për 3 vite(2015-2018) dhe për vetëm 1 vit (2019-2020), 3.7 MILIARD Lekë pa TVSH.

 

Adhurimi i Vlorës, i cili ka trashëguar kompaninë e të atit Veisit, nuk është ndalur vetëm në Bashki, por ka përfituar edhe plot tendera në sektorin e Shëndetësisë, pasi dihet që është maja e qershisë për oligarkët, si burimi nga ku dalin më shumë para. Kështu MBI 48 MILIONË Lekë pa TVSH i ka fituar nga Spitali Psikiatrik i Vlorës, të gjithë tenderat me objekt “Evadim i Mbetjeve Urbane”.

ADHURIM DUKA (DUKA SHPK)

Veis Duka, themeluesi i kompanisë, njihet si person me influencë dhe lidhje të fuqishme me biznesmenë në Vlorë, kryesisht në fshatrat Mallkeq, Vllahinë, Sevaster, Shushicë dhe Nivicë, ku për këtë të fundit ka kontribuar financiarisht për të krijuar një shoqatë.


BASHKIA POGRADEC

5. LUAN KAPRI, BAJRAM ALLDERVISHI (REJ 3)- 530 MILION LEKË PA TVSH, 80% TË TENDERAVE TË BASHKISË POGRADEC

Luan Kapri, djali i xhaxhait të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Eduart Kapri nga radhët e djathta, është personi i cili ka në pronësi kompaninë REJ 3, me të cilën ka fituar vetëm një tender në shkelje (Para në Dorë! Pa garë, negocim midis institucionit prokurues dhe kontraktorit), nga rivali mavi i kushëririt të tij, kryebashkiaku aktual socialist i Pogradecit Ilir Xhakolli.

ILIR XHANGOLLI-EDUART KAPRI

S’ka asgjë të keqe deri këtu, se do mendoni ju ja del në pah lidhja PD-PS (hajt e kalojmë këtë), mund të mendoni edhe se hajt ç’bëri një tender kur ne na vjedhin miliardat, por pikërisht ky tender për pastrim-grumbullim të plehrave të qytetit ka vlerën marramendëse prej më shumë se GJYSMË MILIARDI Lekë pa TVSH.

 

REJ 3 me Administrator Bajram Alldervishin, është një prej klientëve të preferuar të qeverisë. E kthemi këtë pasi shifrat që ai ka përfituar nga Thesari i Shtetit ndër vite nuk u mbarojnë zerot nga pas. Për 3 vite gjatë periudhës 2015-2018, Luan Kapri ka përfituar 4.6 MILIARD Lekë pa TVSH, ndërsa vetëm për 1 vit (2019-2020) mbi 3 MILIARD Lekë pa TVSH!

 

Luan Kapri dhe lidhja me Gëzimin e Kashtës për KONCESIONIN

REJ 3 është zotëruese e një koncesioni me PPP, REJ ENERGY me administrator Gëzim Salillarin, që ka marrë përsipër ndërtimin e 3 HEC-eve, Cemerica 1,2,3.

Kompania “Rej 3” është krijuar në vitin 1994 nga Luan Kapri. Në vitin 2011, Kapri i shet 20% të aksioneve kompanisë “KLIVA”, në pronësi të Gëzim Salillarit nga Durrësi, i njohur ndryshe si “Gëzimi i Kashtës”. Kjo nofkë iu vu Salillarit, për faktin sepse dikur në zonën e ish-Bllokut ka patur në pronësi një lokal me të njëjtin emërtim, i cili frekuentohej shpesh nga kryeministri në atë kohë, Fatos Nano.

GËZIM SALILLARI (REJ 3)

Salillari është gjithashtu personazh i përmendur në kronikat mediatike në mesin e viteve 2000, si i akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale si trafikant lëndësh narkotike nga Shqipëria në Itali, u dënua me 11 vite burg, por më pas arriti të fitojë lirinë. Si fillim Salillari regjistroi “KLIVËN” dhe pak ditë më pas, bleu 20% të REJ, kompanisë së Kaprit.


BASHKIA MIRDITË

6.DAVA KAZA, ZEF KAZA (AEK MUNELLA SHPK)- 387 MILION LEKË PA TVSH, 97% TË TENDERAVE TË BASHKISË MIRDITË

Dava Kaza është një prej biznesmeneve femra e cila renditet në vendin e tretë përsa i përket fitimit të tenderave në rang lokal nga gjinia femërore. Kompania e saj dhe të shoqit, “AEK MUNELLA” (Adrian, Enida, Kristian) bashkimi i emrave të fëmijëve të çiftit Kaza, renditet në vend të shtatë, një prej kompanive që ka përfituar vlerat më të larta të tenderave me Negocim të Drejtpërdrejtë. Kjo kompani ka përfituar GATI GJYSMË MILIARDI me TVSH nga Bashkia e Mirditës, për 3 tendera të gjithë me shkelje për mungesë konkurrence dhe mungesë gare me negocim të drejtpërdrejtë.

 

Në periudhën 2016-2018, Kazët kanë përfituar rreth 6 MILIARD Lekë me TVSH nga Institucionet Buxhetore, ndërsa për vetëm 1 vit (2019-2020) rreth 3 MILIARD me TVSH për 58 transaksione nga Thesari i Shtetit.

 

Të gjitha tenderat në rang lokal, kryesisht për rehabilitime ujësjellësit, kjo kompani i ka përfituar nga Bashkia e Mirditës, numri total 21 të tillë me vlerë MBI 3.5 MILIARD Lekë pa TVSH!

DAVA KAZA (AEK MUNELLA)

Kazët janë një prej familjeve me lidhje të forta me Rilindjen, pasi siç shihet postojnë edhe foto në rrjetet sociale me personazhe të mavive, përmendim këtu të voglin e Kazëve, Kristianin, në shoqërinë e Erion Veliajt dhe Lindita Nikollës.

KRISTIAN KAZA | ERION VELIAJ | LINDITA NIKOLLA

Në lidhje me punët e dobëta të kësaj kompanie ka patur edhe denoncime nga qytetarët për dështimin e mirëmbajtjes në Rrugën e kombit në vitin 2016 si pasojë e aksidenteve të shumta, punë për të cilën MUNELLA ishte kontraktuar. Thuhet se kjo firmë mbrohet dhe ka mbështetjen e kreut të Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda, i cili i ka dhënë çdo tender për mirëmbajtje dhe pastrim e jo vetëm…. T’i ngopësh në MILIARDA të tutë, i thonë kësaj pune!


BASHKIA DURRËS
7.LEJDI KOÇI, ENOR NAKUÇI, LINA SOKOLI (KREATX)- 234 MILION LEKË PA TVSH, 84% TË TENDERAVE TË BASHKISË DURRËS

Mbase nuk do jua kishte marrë mendja kurrë, por kompania që renditet e para në Durrës përsa i përket tenderave me Negocim të Drejtpërdrejtë, para këto të dhëna në dorë për përmirësim dhe mirëmbajtje software, është KREATX e Enor Nakuçit. KREATX ka përfituar 3 tendera me vlerë MBI 234 MILIONË Lekë pa TVSH, të tre në shkelje, tendera të klasifikuar si REDFLAGS për mungesë gare dhe konkurrence.

  

 

ENOR NAKUÇI | LEJDI KOÇI

Kjo kompani ka përfituar tendera po ashtu edhe nga bashkia e Vorës, Shkodrës, Përmetit dhe Vlorës për shërbime të ngjashme, 9 tendera me vlerë MBI 307 MILIONË Lekë pa TVSH, 6 prej tyre me FLAMUJ TË KUQ!

Çudia më e madhe më këtë kompani qëndron në faktin se për periudhën 3-vjeçare (2015-2019) kjo kompani ka përfituar nga Thesari i Shtetit shumën prej MBI 260 MILIONË Lekë pa TVSH. Ndërsa për 1 vit (2019-2020)… këtë shumë e ka DYFISHUAR! Për 21 transaksione nga Institucionet Buxhetore ka përfituar MBI 531 MILION Lekë pa TVSH!!!

 


BASHKIA KAMËZ
8.SHKËLQIM KUPA, QAMIL KUPA (KUPA SHPK)- 193 MILION LEKË PA TVSH, 33% TË TENDERAVE TË BASHKISË KAMËZ

Namin bëjnë këto firmat e pastrimit! I fshijnë paratë që marrin nga tenderat ashtu siç fshijnë plehrat e rrugëve. Rasti konkret është kompania KUPA SHPK, ajo që mbretëron në Kamëz përsa i përket procedurave të prokurimeve publike me objekt “Pastrimin e qytetit”. Kompania e themeluar nga Qamil Kupa, trashëguar birit të tij Shkëlqimit, prej vitesh ka rënë shumë në sy për tenderat multi-milionësh që merr me një të rënë të lapsit.

Për vetëm 3 tendera nga Bashkia Kamëz për pastrim, kjo kompani ka marrë rreth 200 MILIONË Lekë me TVSH, ndërkohë që njëri prej tyre është klasifikuar si REDFLAG!

 

Shkëlqim Kupa, zotëruesi i KUPA SHPK, është gjithashtu edhe zotërues i Elite Real Estate dhe KORABI SHPK (kompanisë që i ka vënë emrin e të birit të mitur) me fitim në rang lokal rreth 98 MILIONË Lekë pa TVSH. Mesa duket KUPA është kompania e preferuar në Kamëz për tendera, pasi në harkun kohor të tetë muajve (Maj-Dhjetor 2017), ka zhvilluar 12 tendera dhe fitues i të gjithëve ka qenë po kjo kompani.

KUPA është zotëruese e tre kompanive të tjera të fuqishme IONIAN REFINING COMPANY, HYDRO SETA, ACCESS ENERGY ALBANIA. Po ashtu edhe e 2 KONCESIONEVE.

Atë të HEC-eve në Gjuraj, Kashec, Ragam dhe Lepurushë dhe HEC-in mbi lumin Seta, ku në shoqërinë koncesionare HYDO SETA e kanë në bashkëpronësi edhe me KALIA SHPK, kompani e të afërmve të Fatime Kupës, bashkëshortes së Shkëlqim Kupës, kompani e njohur në zonën e Dibrës.

Artikullin e plote te publikuar e gjeni ne kete link: ketu 

Regjistri i Magjistratëve Propozim nga Shoqëria Civile Plan Veprimi OGP, komponenti Drejtësi dhe Digjitalizim

Regjistri i Magjistratëve një detyrim ligjor ende i paplotësuar, shoqëria civile propozon të bëhet angazhim i Qeverisë në plan veprimin 2021 – 2022.

Organizata AIS tërheq vëmendjen për vonesa institucionale në krijimin e Regjistrit të Magjistratëve Prokuror dhe Gjyqtar. Ky regjistër përbën një detyrim ligjor e njëkohësisht një standard të Reformës në Drejtësi. AIS i ka propozuar Komitetit Teknik Qeveritar që po harton Plan Veprimit për Partneritetit e Qeverisjes së Hapur (OGP)  për 2021 – 2022 të angazhohet dhe të bëjë pjesë të planit realizimin e Regjistrit. Përfitues të këtij regjistri janë drejtpërdrejtë dy institucione të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Qeveritë kanë detyrim të hartojnë Plan Veprimet për OGP Partneriteti për Qeverisje të Hapur në bashkëpunim me shoqërinë civile.  Më poshtë i plotë teksti i Kërkesës për propozimin.

Propozimin e plotë e gjeni KETU.

Akses Info Drejtësi një Regjistër Publik për Magjistratët, krijuar nga një Organizatë Jo Qeveritare

Databaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirëstrukturuar dhe krijojnë një model për Regjistrin e Magjistratit. Ky Regjistër është detyrim ligjor për institucionet  e reja të drejtësisë ende i pakrijuar http://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1600325262Akese%20Info%20Drejt%C3%ABsi%20Raporti.pdf . Akses Drejtësi ka të dhëna mbi CV, vetdeklarimet publike, kulifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror.

Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur në akses sipas filtrave të kërkimit http://aksesdrejtesi.al/searchform për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj.

AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minjerë të të dhënave.

Më 1 Tetor Procesi i Vettingut ka Konfirmuar plotësisht në detyrë vetëm 76 Gjyqtarë, Prokuror dhe individ të Sistemit të Drejtësisë.

123  gjyqtar dhe prokuror janë shkarkuar. Për 48 procesi është ndërprerë.

28 individë kanë marrë një vendim nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe janë në pritje të apelimit të Komisionerit Publik ose shqyrtimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për secilin Gjyqtar dhe Prokuror që ka kaluar plotësisht Vettigun në faqen tonë Akses Info Drejtësi është krijuar një pasaportë me informacion dhe dokumente. Kjo pasaportë bën të mundur akses dhe kontroll publik mbi Integritetin e Figurës së Individit të Promovuar. Konkretisht:

  1. Vitore Tusha Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/21
  2. Fatjona Memcaj Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/31
  3. Manjola Xhaxho Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/91
  4. Marcela Shehu Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/19
  5. Anila Leka Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/62
  6. Dritan Prenci Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/50
  7. Brikena Ukperaj Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/15
  8. Vate Staka  Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/9
  9. Arta Marku Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/30
  10. Kostaq Beluri Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/5
  11. Nertina Kosova Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/57
  12. Ardian Dvorani Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/40
  13. Medi Bici Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/20
  14. Brunilda Kadi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/16
  15. Dritan Hallunaj Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/18
  16. Gentjan Medja Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/114
  17. Adnan Xholi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/32
  18. Bujar Sheshi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/1
  19. Sokol Stojani  Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/60
  20. Arnisa Kellici Kandidate për gjyqtare
  21.  Miranda Nakaj Ndihmëse ligjore http://aksesdrejtesi.al/profil/124
  22. Arta Vorpsi Këshilltare Ligjore http://aksesdrejtesi.al/profil/39
  23. Enton Dhimitri Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/79
  24. Fiona Papajorgji Anëtare e GJK http://aksesdrejtesi.al/profil/28
  25. Emona Muci Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/78
  26. Alma Kolgjoka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/77
  27. Arben Kraja Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/46
  28. Eloida Goxhi Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/59
  29. Alfred Progonati Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/49
  30. Gentjan Jahjolli Këshilltar ligjor
  31. Adrian Shega Ish-këshilltar ligjor http://aksesdrejtesi.al/profil/125
  32. Alma Muca Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/24
  33. Altin Binaj Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/25
  34. Eriol Roshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/80
  35. Elsa Toska Anëtare e GJK http://aksesdrejtesi.al/profil/22
  36. Ornela Naqellari Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/95
  37. Albana Boksi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/56
  38. Esmeralda Ceka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/87
  39. Dhorina Theodhori Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/33
  40. Rexhep Bekteshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/97
  41. Elidiana Kasa Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/58
  42. Sotir Kllapi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/60
  43. Sokol Binaj Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/65
  44. Edvin Kondili Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/35
  45. Artan Shtrungza Prokuror
  46. Ened Nakuci Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/36
  47. Enkeleda Millonai Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/37
  48. Vladimir Mara Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/51
  49. Margarita Buhali Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/94
  50. Esmeralda Keshi (Cami) Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/4
  51. Klodiana Veizi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/89
  52. Saida Dollani Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/63
  53. Behar Dibra Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/34
  54. Zeqir Hoda Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/61
  55. Elida Kackini Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/44
  56. Olsian Cela Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/23
  57. Maela Alicanaj Këshilltare ligjore
  58. Altin Dumani Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/45
  59. Enkel Peza (ndihmës ligjor, kandidat për magjistrat)
  60. Sokol Ibi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/102
  61. Sonila Muhametaj (Domi) Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/120
  62. Artur Kalaja Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/105
  63. Daniela Shirka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/52
  64. Iliriana Olldashi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/53
  65. Doloreza Musabelliu Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/115
  66. Klodian Kurushi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/55
  67. Genti Xholi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/121
  68. Sander Simoni Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/47
  69. Miliana Muca Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/54
  70. Thoma Jano Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/54
  71. Asim Vokshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/73
  72. Gjon Fusha Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/129
  73. Edlira Petri Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/127
  74. Ilir Toska Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/17
  75. Dhimiter Lara Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/64
  76. Manjola Kajana Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/107