Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion

Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës.  

 

Puna me të rinjtë dhe zgjerimi i Networkut do të vijojë me evente si trajnime, forume, seanca individuale, publikime nga vetë të rinjtë në web – blog NdiqParatë. Ky network është produkt i punës në zbatim të Projektit Open Data Access and Transparency oler sectors exposed to Risk of Corrupsion, projekt i Mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

StartUp Datathon Albania, Data Marathon nga AIS promotor i të Dhënave të Hapura

AIS po i kthehet traditës së Datathon dhe Hackathon Albania. Kemi startuar këtë nëntor punën më një grup të rinjsh për DataThon që do të mbahet në Janar 2023. DataThon vjen nga fjalët Data plus Marathon. Janë evente ku njerëzit takohen për të punuar së bashku mbi një ide, dhe për të mbledhur, analizuar, vizualizuar dhe transmetuar gjetje që lidhen me të dhënat.

 

 

Organizata AIS ka realizuar më herët DataThon dhe HackaThon në Tiranë. Këtë herë DataThon është një event që do të angazhojë të rinj anëtarë të OpenDataFellowship Network. Ky Network Rinor është krijuar për rritje të kapaciteteve dhe aftësive të të rinjve në çështje anti-korrupsion. Tema mbi të cilën do të punohet këtë radhë janë financa të partive politike, vëllimi i tyre, struktura dhe forma të vizualizuara të kërkimit. Për më shumë informacion mbi DataThon Albania 2023 do të ketë publikime tek web faqja e AIS.

Transaksione Thesari, 10 vjet të dhëna të hapura për çdo shpenzim, 1900 institucione buxhetore

Si shpenzon Qeveria Paratë e Taksapaguesve. Databaza jonë e mirë strukturuar Transaksione Thesari, mundëson monitorim të të gjitha pagesave që Institucionet Buxhetore kryejnë ndaj palëve të treta. Tashmë janë 10 vjet të dhëna për çdo pagesë të realizuar. Të dhënat sigurohen përmes aksesit në informacion nga Drejtoria e Thesarit. Ato vendosen në një sistem ku kushdo mund ti gjejë me lehtësi ti përdorë dhe ripërdorë në kohë reale.

Sistemi ofron edhe kërkim sipas filtrave ku bëhet ndarja për transaksione sipas institucionit, përfituesit, vlerës, kategorisë së shpenzimit, datës së pagesës apo numrit në faturim. Kjo databazë zbardh për publikun informacion se si shpenzohen paratë e taksapaguesve; ku alokohen fondet; kush përfiton dhe sa paguhet për projekte dhe programe të caktuara.

Raporte Gjinore dhe Open Data, Zbardhen të dhëna social-ekonomike mbi balancat

Portali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore.

Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve dhe zhvillimit të grupeve sipas gjinive, por zbulojnë edhe disbalanca ekonomike apo sociale. Hendeku i pagesave për punën sipas sektorëve për gra dhe për burra, sikurse të dhëna për Politikën Penale dhe dënimet e dhëna nga Gjykata për Gratë sipas veprave penale në vend, janë dy indikatorë të prezantuar me kujdes gjatë muajit nëntor.