Aksesi i informacionit mbi proçesin e financimit elektoral

Financimi i partive politike në Shqipëri është i rregulluar me ligj, por fushata e zgjedhjeve për qeverisjen vendore në Qershor 2015 ka dhënë shenja se proçesi auditimit të partive mbi deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve ka reflektuar mangësi në aksesin e informacionit mbi këto të dhëna.

Në këtë kontekst, në muajin Shtator organizata jonë si promovuese për transparencë dhe llogaridhënie do ti drejtohet niveleve të gjyqësorit mbi këtë çështje. Drejtuesja e AIS shprehet për Ora News se “Partitë politikë janë subjekte të drejtpërdrejta të së drejtës së informimit prandaj është e rëndësishme që kjo e drejtë të interpretohet ligjërisht dhe të krijohet një model i doktrinës gjyqësore, që argumenton qartë nëse janë apo jo partitë politike të detyruara me ligj apo me Kushtetutë për të qënë subjekte të së drejtës së informimit”

Partitë Politike dhe Aksesi i Informimit për Financime Elektorale. Ankimim nga Organizata AIS

Në kudër të programit Money, Transparency and Government, Organizata jonë, Instituti Shqiptar i Shkencave është angazhuar për të publikuar dhe vizualizuar të dhëna të Financimit Elektoral, Transaksione të Buxhetit të Shtetit tek Partitë Politike, sikurse Lista të Donatorëve Partiak për fushatat. Në vijim të kësaj pune në fillim të fushatës zgjedhore 2015, organizata ju drejtua me një kërkesë zyrtare tre subjekteve ndër më kryesore në fushatë si Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Kërkesa synonte aksesin dhe informimin publik në kohë reale, mbi donatorët, shumat dhe shpenzimet. Objekti i saj konkret është:

  1. Lista e dhuruesve të fondeve jo-publike të përfituara në datat 21 maj deri 21 qershor 2015 dhe që janë mbi shumën 100 000 (njëqindmijë) lekë ose shërbime dhe sende të barasvlershme me të;
  2. Lista e çdo shpenzimi të kryer eventualisht prej datës 21 maj 2015 me fonde vjetore të përfituara nga Buxheti i Shtetit 2015.

 Kjo kërkesë megjithëse e dërguar dhe marrë në dorëzim nga subjektet përmes postës zyrtare nuk mori përgjigje sipas interesit. Duke i konsideruar Partitë Politike si subjekte të rëndësishme për publikun, dhe transparencën me financat e tyre të një rëndësie të veçantë, i jemi drejtuar edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me një Ankesë kundrejt subjekteve.

Bashkëlidhur me attach po ju përcjellim kopje të kërkesave zyrtare sikurse Ankesës, drejtuar institucionit.

Kërkesa jonë bazohet në nenin 9, paragrafi i tretë i Kushtetutës, neni 87/1, neni 89 dhe 90 i Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit ” neni 2 shkronja c, neni 3 dhe neni 11.

Me dëshirën për të kontribuar në krijimin e kulturës demokratike të transparencës, në javët apo muajt në vijim në bashkëpunim më një nga studiot më të mira në trajtim e çështjeve për të drejtë publike dhe ekspertizë në legjislacionin elektoral, do ti drejtohemi institucioneve përfshi edhe të gjyqësorit me qëllim interpretim dhe rregullim doktrinar, të të Drejtës së Informimit mbi Financimin Elektoral. Megjithëse fushata ka përfunduar, dhe ndërkohë raportet e auditimit të subjekteve elektorale mund të publikohen, ne shohim me vend një interpretim doktrinar të çështjes nëse janë partitë politike subjekte të të drejtës për informim publik, sikurse a duhet ato të bëjnë publike në kohë reale të dhënat mbi donatorët dhe shpenzimet në fushatë.

Duke vlerësuar rolin e medias tradicionale në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me transparencën dhe zhvillimet elektorale, ju ftoj të ndiqni ecurinë e kësaj ankese / çështje të iniciuar. Për informacion të mëtejshëm ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Bashkëlidhur Kopje e Ankesës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kërkesa për Subjektet Politike.

Kërkese për informim PD

Kërkese për Informim LSI

Ankesë për komisionerin për të Drejtën e Informimit

Kërkesë për Informim PS