E Drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore

FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE KANDIDATËVE NË SHQIPËRI: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Viktor GUMI

Ekspert Ligjor

Financimi i partive politike në Shqipëri rregullohet përmes këtyre dispozitave ligjore:

  1. a) Neni 9, paragrafi 3 në Kushtetutën e Shqipërisë citon se “Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”.
  2. b) Financimi i aktivitetit vjetor të partive politike rregullohet me ligjin nr. 8580 datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, të ndryshuar. Dispozitat e tij rregullojnë financimin e partivepolitike nga burimet financiare e materiale, publike e private, të cilat nuk përfshihen në Kodin Zgjedhor. Ligji përcakton kompetencat e kontrollit të financave nga KQZ, rregullat e auditimit dhe përgatitjes së raporteve të rregullta financiare, sanksione për shkeljet dhe mos deklarimin e dhuruesve apo shumave të dhurimit.

 

E DREJTA E INFORMIMIT MBI FINANCIMIN E SUBJEKTEVE ZGJEDHORE

Olta BEGU

Analiste / Open Data Albania

Subjektet Elektorale kanë detyrim ligjorë të paraqesin informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë më financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas Ligjit Zgjedhor. Tabelat financiare të fushatës përmbajë shpenzime dhe të ardhura të krijuara në datat që përkojnë më fushatën zgjedhore (sipas parashikimeve në Kod) qëllim zgjedhor dhe që kanë financiare mbi të ardhura dhe shpenzime gjatë fushatës zgjedhore.

Modulet e Trajnimit si më poshtë:

FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE,

TË DHËNA TË HAPURA PËR FINANCIME ZGJEDHORE OPEN DATA ALBANIA

Broshura e rrjetit Unite-IT në gjuhën Shqipe

Unite-IT  është rrjet joformal i përfshirjes dixhitale të profesionistëve (mësuesit dhe trajnerët, ekspertët, mjekët, biznesi, hartuesit e politikave, akademikë) që synojnë bashkimin e Evropës përmes Fuqizimit dixhital. Unite-IT  krijon një hapësirë bashkëpunimi për anëtarët e saj që të angazhohen në mënyrë të hapur dialogu, ndajnë  përvoja dhe burime ndërtojnë kontakte mes njëri-tjetrin dhe të krijojnë partneritete.

Kjo do të rrisë kapacitetet e tyre dhe ngritjen e vetëdijes në mesin e shoqërisë në lidhje me potencialet parealizuara të kompetencave dixhitale për përfshirje ekonomike dhe sociale.

Broshurën  me informacion më të detajuar për Unite-IT e gjeni si më poshtë:

UniteIT_2_brochure_ALB

Raport Përfundimtar i ZA’LART 2015

Në platformën ZA’LART me slloganin Bëji Zgjedhjet të Vlejnë, në periudhën 22 maj – 26 qershor 2015 kanë mbërritur 411 raportime qytetare të cilat përmbajnë informacion dhe denoncime për abuzime në kuadër të fushatës zgjedhore, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Në raportimet e ndara në 12 kategori numri kryesor i raportimeve ka të bëjë me raste të Keqpërdorimit të Administratës dhe Sektorit Publik. Shkelje të cilat kanë patur një sensibilitet të lartë që përkon me 29 % të rasteve të raportuara apo 121.

Janë konstatuar raste të përdorimit të sektorit publik si: prezenca e udhëruar e punonjësve të administratës në mitingje elektorale, kërkesa për të deklaruar dhe premtuar votën kundrejt mundësive për të mbrojtur vendin e punës. Raste tipike të largimit të bluzave të bardha nga spitalet dhe qëndrat shëndetësore për pjesëmarrje në takime elektorale në orarin zyrtar të punës janë shënuar në: Librazhd, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Berat, presione ka patur dhe në bashki si: Vorë, Kamëz dhe Kukës.

 Tensione dhe Parregullsi Zgjedhore kanë zënë 53 të raste ose 11% të raportimeve qytetare. Problematikë tjetër e hasur në këto zgjedhje është Tentativa për Blerje Vote kundrejt parave, shërbimeve apo përfitimeve abuzive të cilat janë raportuar 5 herë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2013.Tentativa për ta manipuluar votën e 18 vjeçarëve duke tentuar te rekrutohen ata në shkolla publike është një detaj që është raportuar në këtë fushatë në qytetet si Vora, Rrësheni, Kukësi, Kamza dhe Lezha etj.

Në këto zgjedhje është raportuar edhe një përqëndrim i madh i forcave të policisë në zonat më problematike në 13 raste, si në: Koplik, Krujë dhe Lezhë. Denoncime në ZA’LART janë identifikuar dhe për kategori si: Parregullsi në Listat e Zgjedhore 16 raportime apo Cënim i të Drejtës së Votës në 21 raste.

Në periudhën para zgjedhore raportimet më të shumta kanë ardhur nga Bashki si ajo e Fierit dhe e Kamzës me nga 17 raportime secila, si dhe nga Kukësi me 16 raportime. Ndërsa në datën e zgjedhjeve zona e cila ka patur më shumë raportime ka qënë Shkodra me 29.3% e pasuar nga Fieri në 8.2% dhe Gramshi 7.1%.

Raportet janë verifikuar dhe vërtetuar në 52% të rasteve nga redaksia Ad-Hoc e ZA’LART e përbërë nga gazetarë lokalë dhe ekspertë në monitorimin e vlerësimin e zgjedhjeve. Këto raportime janë shoqëruar dhe me fakte audiovizuale, 20 (video) dhe 257( foto).

Ditën e zgjedhjeve 21 Qershor janë shënuar gjithsej 90 raportime për kategori si: Tensione dhe Parregullsi Zgjedhore (25% të raportimeve) dhe Parregullsi në Funksionimin e Institucioneve Zgjedhore 17%.

Në ditët post-zgjedhore nga 24 raportime në total, 11 raportime lidhen me problematika të ndyshme dhe tensione zgjedhore, si dhe 9 raportime me mos-funksionimin e institucione zgjedhore. Platforma ZA’LART gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 21 qershorit ka patur impakt të gjerë në opinionin publik lidhur me problematikat dhe risitë e hasura në këtë proçes zgjedhor duke forcuar partneritetin media-shoqëri civile.

 

____________________________________________________

Të dhëna të portalit dhe rrjeteve sociale të Za’Lart janë

WEB: http://zalart.al

FB: ZA’LART – Raised Voice Albania (community)

Twitter – ZA’LART @ZaLartAlbanian

YouTube – ZA’LART 2015

https://www.youtube.com/watch?v=_XpjHdSa0xE