Starton DataThon Rinor 2013

Instituti Shqiptar i shkencave si promotor i njohurive të hapura dhe realizues i Hackathon Albania, në bashkëpunim me World Vision ka startuar një event të ri DataThon Rinor 2013. Kjo maratonë e të dhënave të hapura po zhvillohet në muajt mars – qershor 2013 me pjesmarrje dhe konkurim të të rinjve të moshës 15- 18 vjec. Të rinjt janë pjesëmarrës të pesë qendrave rinore të World Vision në Shqipëri. Eveni startoi pikërisht gjatë Javës Europiane të përdorimit të internetit Get Online Week 2013, si një përpjekje për të ndihmuar të rinjt të aftësohen nëpërmjet përdorimit të internetit.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

Si një event i parë i këtij lloji, pjesëmarrësve do tu propozohet të sjellin punime me moto “Dëshiroj të njoh vendin tim“ dhe synon të përmbushë disa qëllime si: Forcimin e mendimit kritik tek të rinjtë; Nxitje e përdorimit të njohurive të hapura (open knowledge) dhe i teknologjive të informacionit prej tyre; Përdorimi me dobishmëri i internetit nga adoleshentet; Stimulimi për të fituar sa më shumë dije dhe për ti shpërndarë ato; Bashkëpunimi i të rinjve në grup dhe aftësimi në konkurrim dhe ballafaqim për punën e tyre; Thellim i njohurive e rrjedhimisht lidhjeve për/me zonën ku banojnë. Në këtë Datathon të parë do të ketë shtrirje në 5 rrethe të vendit, përkatësisht:

Librazhd; Elbasan: Kurbin; Tirane dhe Dibër.

data 23 mars ne Kurbin - Starton Datathon Rinor

data 23 mars ne Kurbin – Starton Datathon Rinor

KURBIN - STARTON DATATHON RINOR "=!§DATATHON & GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013