Thirrje Anëtarësime te reja OpenData Fellowship Youth Network

Rihapet Thirrja, Aplikoni deri ne datën 20 Prill

 

Bëhu Pjesë e OpenData Felloship Youth #Network

AIS për të dytin vit radhazi, hap aplikimet për të rinj që duan të punojnë dhe angazhohen me OpenData Youth Network, të rinj me përgatitje universitare të moshës 20 deri 30 vjeç janë të mirëpritur. Ky grup network do të trajnohet, aftësohet, bëhet pjesë e një program intensiv me qëllim aftësimin në analizë dhe artikulim ku të dhënat e hapura nxisin transparencën, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Gjatë një viti, është punuar me një network dhe disa nga eventet janë publikuar në web faqen tonë  Link

Lexo si vijon:

Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
• Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania
• Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
• Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj radhazi.
• Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
• Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.

Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha 20 deri 30 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.
Për aplikim dërgo email me titull Aplikim OpenData Felloship ne adresën [email protected] Ne aplikim duhet tekst ku njoftohen te dhëna si gjeneralitete, mosha, studimet, aftësitë, arsyet pse dëshiron te aplikosh.
Procesi ju Garanton:
• Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
• Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
• Referencë dhe Certifikatë për Eventin
• Fuqizohu duke njohur BigData
• Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania

Afati për Regjistrim data 20 Prill 2023.
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].