Diber – Aktivizmi dhe Shoqëria Civile për Hartimin, Konsultimin dhe Zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Parlament
Një rishpërndarje më e mirë e Buxhetit të Shtetit, një taksim më i drejtë i taksave kombëtare e konkretisht i rentave minerare do të nxiste zhvillime pozitive në bashki të varfëra të qarkut Dibër. Ky ishte një nga diskutimet me aktivist dibranë në eventin e Organizatës AIS / Open Data Albania . Po njësoj vëmendja u fokusua tek njohuri dhe analizë e çdo të ardhure që mblidhet përmes pushtetit qendror por delegohet tek Buxhetet Bashkiake.
Organizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 28 Tetor në qytetin e Peshkopisë një trajnim me aktivist, gazetar dhe përfaqësues të organizatave qeveritare. Tema Aktivizmi dhe Shoqëria Civile për Hartimin, Konsultimin dhe Zbatimin e Buxhetit të Shtetit.
Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.
Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.