TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
Za'Lart 2017 Newsletter - Përdorimi i aseteve publike në fushatë, dëmshpërblimet për përmbytje jepen kundrejt premtimeve për votënZa'Lart 2017 Newsletter - Përdorimi i aseteve publike në fushatë, dëmshpërblimet për përmbytje jepen kundrejt premtimeve për votën
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga procesi i votimit, janë dhjetëra qytetarët e Shkodrës dhe ultësirave të saj që referojnë se dëmshpërblimi i miratuar për përmbytjet që ata kanë pësuar po jepet në mënyrë selektive kundrejt detyrimit për të votuar një forcë të caktuar politike. Nga Shkodra me video janë raportuar ankesa dhe denoncime të personave të përmbytur ndër vite të cilët presim rimbursimin për dëmet e shkaktuara. Këta banorë kanë raportuar se shpërndarja e cek për rimbursim është bërë në mënyrë selektive vetëm për votuesit e një partie. Kjo shpërndarje është bërë përmes individëve të caktuar dhe jo në zyra të OSSHE-it. Janë tre raportime për këtë tematike në njërënprej të cilave është fotografuar edhe makina e personit që bënte shpërndarjen e çeqeve në terren , ndërsa në dy raportime të tjera është një cek i ekspozuar nga një person që pretendoj se e ka marrë vetëm pasi ka deklaruar votën për një parti të caktuar dhe banorë të tjerë që janë votues jo të forcës politike në pushtet dhe që pretendojnë që po penalizohen për këtë arsye.
Ju mund të ndiqni raportimet qytetare për problematika zgjedhore në portalin Za’Lart. Çdo raportim i verifikuar nga ekipe në terren të projektit vjen i markuar si denoncim i verifikuar.