TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Qershor 2018Transaksione Thesari, çdo javë lista e pagesave nga Institucione Buxhetore
1600 institucioneve buxhetore në vend të cilat mund të aksesohen sipas filtrave të kërkimit duke bërë të mundur informacion për pagesa të bëra sipas datës, vlerës, institucionit pagues, klientit përfitues, kategorisë së shpenzimit, numrit të faturës etj. Të dhënat janë zyrtare nga sistemi i pagesave të Thesarit të Shtetit, por vijnë në format open data, të integruara dhe mirëstrukturuara në një aplikacion të realizuar nga AIS. Përmes kësaj database është e mundur të informohet publiku dhe taksapaguesit mbi pyetjen Where does my Money go !? (ku shkojnë paratë e mia). Gazetarët kanë gjithashtu mundësi të ndërtojnë raportimet e tyre për para dhe klient të caktuar qeveritar. Databaza është një instrument që lehtëson aksesim dhe përdorim informacioni edhe nga bizneset.
Kompani Koncensionare, një databazë me informacion mbi kontrata dhe performanca
Një regjistër koncensionar nga shoqëria civile kundrejt regjistrit qeveritar. 222 shoqëri biznesi që zbatojnë kontrata koncensionare apo PPP me qeverinë shqiptare, janë të monitorueshme në databazën tonë OpenCorporates.al kategoria shoqëri koncesioanre . Për secilën shoqëri janë të mundshme të aksesohen të dhëna mbi strukturën, zotëruesit, historikun e transferimit të kuotave (ownership), përforancat vjetore në xhiro dhe fitim, tarifa koncensionare, adresa dhe licenca për ushtrim aktiviteti etj. Kjo gamë të dhënash për secilën pasaportë publikohet ne JSON dhe CSV si formate open data. Pasaporta me informacion shoqërohet me një listë dokumentash të linkuara si kontrata, amendamente kontratash, ligje të posaçme, dokumente të procesit të prokurimit dhe akte të tjera të rëndësishme për një koncesion. Vitet e fundit qeveria shqiptare është angazhuar në një numër të lartë partneritetesh publik privat në sektorë të ndryshëm si energjetik, shëndetësi, infrastrukturë arsimore, infrastrukturë rrugore, telekomunikacion , shërbime etj.
Monitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri
Monitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri nxjerr në pah problematikat mbi në shpërndarjen e parave sipas kontraktorëve. 13 mijë kontrata të tenderuar nga institucione të shëndetit publik në vend (2016 – 2018) janë fituar nga 586 kontraktor , shoqëri biznesi. 61% e këtyre kontratave janë finalizuar në tendera me vetëm një operator konkurrues në garë ndërsa 25% e tenderëve janë procedura të mbyllura me negocim . Prokurime Transparente në sektorin shëndetësi jo vetëm open up të dhëna për kontraktimet e sektorit por krijon mundësi edhe për analiza e vizualizime të informacionit. Sëshpejti në këtë databazë do të aplikohet edhe skanimi me algoritëm read flag për tendera që kanë risk për pabarazi, mungesë konkurrence apo situate klienteliste.