TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS NewsletterIntegrimi i algoritmit Red Flag në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit
Integrimi i algoritmit Red Flags në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) është një nga shtyllat e projektit “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, të financuar nga Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga University Research Company, LLC (URC).
Pas një serie takimesh me stafin e KLSH-së, në mënyrë që të përfshiheshin në këtë algoritëm indikatorët e nevojshëm që do të lehtësonin punën e audituesve të lartë, instrumenti redflag është publikuar online. Algoritmi Red Flags është përfshirë në bazën e mirë-strukturuar të të dhënave që përmban procedurat e tenderave të realizuara nga institucionet e sektorit të shëndetësisë prej 1 Janarit 2016.
Red Flag është një metodologji për vlerësimin e cilësisë dhe skanimin e procedurave të prokurimit. Ai përzgjedh dhe shënon në mënyrë automatike, nëpërmjet algoritmeve, disa procedura që paraqesin shenja për rrezik të mundshëm për sjellje të paligjshme, joetike, me risk të lartë për favorizim, mungesë konkurrence dhe rrezik potencial për pabarazi në garë
Baza e të dhënave dhe algoritmi Red Flags fuqizojnë disa grupe civile si:
• taksapaguesit, të cilët kuptojnë se si po shpenzohen paratë e tyre
• pacientët, të cilët vlerësojnë dhe reagojnë mbi kontraktime që lidhen me cilësinë e shërbimit dhe infrastrukturës në shëndetësi
• gazetarët, për të përgatitur raportime të bazuara në fakte
• aktorë të tjerë, pjesë e programeve për transparencë dhe monitorim
Instrumenti RedFlag është përfshirë në bazën e të dhënave me qëllimin e mirë për të ndihmuar institucionet publike të auditimit të marrin në kohë reale sinjale mbi tendera dhe kontrata me probabilitet për keqpërdorim, klientelizëm apo korrupsion.