TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Qershor 2019Ndryshon tregu bankar në Shqipëri, në 2019 katër liçensa bankare më pak se një vit më parë.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 në vend funksionojnë katër banka më pak se një vit më parë. Open Data Albania ka hulumtuar mbi strukturën e tregut bankar në vend. Numri I liçensave bankare të nivelit të dytë është tkurrur për shkak të blerjeve, përthithjeve si dhe në një rast likuidim vullnetar. Për pasojë ka ndryshuar edhe struktura e origjinës së aksionerëve të bankës ku në katër raste rezultojnë aksioner të huaj dhe në tetë raste aksioner të regjistruar në Shqipëri. Pas ndryshimeve në tregun e bankave të nivelit të dytë në periudhën 2018 dhe gjashtë muajt e parë të 2019 rezulton që tregu ka më pak investitor me origjinë nga BE.
Përfundon projekti “Transparenca në sistemin shëndetësor” THE, AIS partner lokal dha kontribut në transparencë dhe antikorrupsion.
Pas dy vitesh kontribut dhe asistencë teknike për tre institucione kryesore të pavarura Projekti Transparenca në Sistemin Shëndetësor THE, përmbylli punën e tij. Projekti u bë i mundur me mbështetjen bujare të Popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Zbatues kryesor i këtij i Projektit është University Research Co., LLC me partnerë lokal Institutin Shqiptar të Shkencave AIS . Projekti asistoi Kontrollin e Lartë të Shtetit ASAI, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave ILDKPKI dhe Avokatin e Popullit. Angazhimi i organizatës tonë AIS si partner lokal në projekt qëndron tek dy trajnime me Auditues të KLSH dhe Inspektor të ILDKPKI; krijimi i instrumentave për transparencë dhe antikorrupsion mbi Data Usability dhe RedFLag Algoritem dhe kontribut për përmirësimin e sistemit të vetë-deklarimit.
Programi televiziv 31 Minuta një përpjekje për gazetari kualitative.
Programi Televiziv 31 Minuta është një nga përpjekjet për gazetari kualitative. Programi po transmetohet prej pak muajsh në ekranin e televizionit publik si një bashkëpunim i Radio Televizionit Shqiptar me Qendrën për Gazetari Cilësore. Albanian Institute of Science AIS u bë pjesë e mbështetësve të programit duke ndihmuar gazetarët në realizimin e historivetë tyre me karakter investigative. Nxitja e gazetarisë cilësore të bazuar në fakte dhe ekspertizë është një nga elementët më të rëndësishëm që lidhen përtej lirisë edhe me cilësinë e gazetarisë. Programi 31 Minuta vijon duke depërtuar më në thellësi të problemeve dhe duke analizuar në një mënyrë të pavarur dhe të guximshme.