TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Qershor 2020AIS po monitoron tendera dhe kontraktime për Programin e Rindërtimit për Tërmetit të 26 nëntorit
Qeveria Shqiptare ka vijuar në muajt Mars – Qershor procedura të tenderimit për rindërtim dhe zhvillim të godinave dhe zonave të dëmtuara nga Tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Dy janë autoritetet që po procedojnë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH dhe Bashkia e Tiranës. Procedura e përzgjedhur në tenderime është ajo e Kufizuar (jo e hapur) dhe afati i kërkesave për interes në secilin rast është jo më shumë se 10 data. Procedura dhe Afati janë paracaktuar me aktin normativ të Dhjetor 2019 duke shmangur aplikimin e legjislacionit të zakonshëm për Prokurimet Publike. Procedura e Kufizuar duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes). Procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. AIS do të vijojë monitorimin e kontraktimeve për Programin e Rindërtimit .
Në vitin 2019 në vend u regjistruan 3268 shoqëri biznesi, Open Corporates mundëson informacion dhe vizibilitet
Në vitin 2019, në vend janë regjistruar 3268 shoqëri biznesi, Selia prej tyre ka një pasaportë të krijuar në databazën tonë Open Corporates Albania Të dhënat dhe dokumentat e përdorura janë të dhëna të karakterit publik. Pasaportat për bizneset kanë një rol të rëndësishëm në kontrollin e integritetit të shoqërive të biznesit që veprojnë në vend, sikurse vizibilitetin e tyre. Regjistri Shqiptar i Biznesit është një regjistër i hapur dhe i aksesueshëm për publikun. Në databazën Open Corporates Albania e krijuar nga AIS me qëllim mirëstrukturim të informacionit, përmes makinës së kërkimit mund të evidentohen dhe filtrohen biznese sipas madhësisë së kapitalit, zotëruesit, administratorit, licencës që biznesi zotëron, objektit të veprimtarisë , origjinën e kapitalit dhe statusin e korporatës.
Transaksione Thesari shërbim që ofrohet nga organizata AIS. transparencë dhe llogaridhënie për taksapaguesit
Transaksione Thesari është një shërbim që ofrohet nga organizata AIS me qëllim informim, transparencë, monitorim dhe llogaridhënie për taksapaguesit. Shërbimi u jep mundësi qytetarëve të mësojnë si shpenzojnë Institucionet Publike paratë e tyre. Të dhënat kanë burim parësor Sistemin e Shpenzimeve të Zyrës Qendrore të Thesarit. Informacioni i ofruar nga AIS përmes dy portaleve Spending Data Albania dhe Open Data Albania liston çdo pagesë, transaksion thesari të realizuar nga 1895 institucione buxhetore në vend. Të dhënat janë të plota nga data janar 2012 deri në ditët aktuale. Duke analizuar rekordet e kësaj databaze të mirë strukturuar, mund të kuptohet dhe monitorohen shpenzimet me para të taksapaguesve.