Impakt i Programit – Transparencë mbi asetet publike dhe pasuritë minerare

Open Data Albania deri tani është fokusuar kryesisht tek transparenca mbi para publike si buxhete shteti; shpenzime sipas programeve; shpërndarje taksave të individëve etj. Kohët e fundit përmes publikimit të një grupi artikujsh me të dhëna për pasuritë minerare të nëntokës (naftë; bakër; krom) është bërë e mundur të startojë debat dhe analize publike mbi mënyrën se si këto pasuri menaxhohen; si shiten produktet minerare në tregun ndërkombëtar dhe a deklarohen në mënyrë korrekte të ardhurat nga këto minerale. 40% e vlerës së eksporteve shqiptare janë pikërisht shitje e naftës dhe minerale të nëntokës . Shfrytëzimi i minierave dhe puseve të naftës bëhet nga kompani të huaja koncensionare. Pas shitjes së produktit një pjesë e të ardhurave i kalon buxhetit tonë të shtetit në formë “rente minerare”.

A shitet xeherori i Bakrit me çmime nën vlerën reale të tregut? 

Open Data Albania ka publikuar disa ditë më parë të dhëna mbi eksplorimin dhe eksportet e mineralit të bakrit në vend . Të dhënat janë me burime zyrtare dhe janë zbardhur në kuadër të transparencës mbi shfrytëzimin e aseteve kombëtare. Pas publikimit të artikullit nga ODA, disa media i përdorën të dhënat për të realizuar shkrime gazetareske. Menjëherë pas fakteve mbi sasitë e shitura dhe vlerat e deklaruara në një nga revistat javore, ekspert të industrisë minerare reaguan duke parashtruar përllogaritje ku qartësisht rezultonte se çmimi me të cilin realizon shitjet është nën çmimin real të xeherorit të bakrit. Për pasojë sipas tyre shitja e mineralit me çmim të ulët sjell edhe të ardhura më të pakta për buxhetin e shtetit apo dëm ekonomik për financat kombëtare.

Konkretisht Revista JAVA  ka publikuar një shkrim të ing. Qerim Ismeni ku me analizë inxhinjerike argumentohet se sasia e bakrit (cilësia e vendburim Munella- Pukë) e shitur jashtë vendit përmban disa minerale dhe ka vlerë më të lartë se vlera zyrtare e deklaruar. Konkretisht po citoj „… bashkë me bakrin si përmbajtje janë eksportuar dhe afër 25 mijë ton zink si dhe sasi ari argjendi, kadiumi, indiumi, seleni, teluri etj. Nga kjo rezulton shifra afër 900 milion dollarë përkundrejt 205 milion dollarë të ardhura të publikuara nga ODA”. Shkrimi i ing. Qerim Ismeni në revistën Java u ribotua në dy gazeta të përditshme  të po asaj dite duke nxitur kështu një vëmendje publike për më shumë transparencë në menaxhimin e aseteve të dhëna me koncesion.

Pasuritë e naftës dhe problematika me çmimet e larta për konsumator vendas.

Një tjetër grup artikujsh që kanë nxitur debat dhe analizë publike mbi mënyrën se si menaxhohen asete kombëtare ka të bëjë me indikatorë të industrisë dhe tregtisë së naftës. ODA ka publikuar në muajt e fundit artikuj mbi sasinë e prodhuar dhe shitur jashtë vendit . Gjithashtu një artikull krahasimor mbi çmimet e pakicës për naftë dhe benzinë në vend krahasuar me vende të rajonit dhe Europës . Në përfundim ky informacion ka nxitur median të shkruaj artikuj ku denoncohet menaxhimi abuziv i kompanisë së vetme të përpunimit të naftës në vend. Mos funksionimi i kompanisë që përpunon naftën vendase ka bërë që konsumatori vendas të blejë naftë të importuar dhe me kosto të lartë njësoj si vende evropiane me nivel jetese shumë më të lartë se Shqipëria e gjithashtu pa pasuri nafte si vendi ynë.

Titujt e gazetave si Dita; Shekulli ; Shqiptarja ; Opozita ; Illyria  etj në faqe të parë ishin: “Të varfër në pasuri”; “Toka e pasur e njerëzve të varfër”. Analiza gazetareske bazohej plotësisht nga të dhëna të publikuara në disa artikuj të Open Data Albania.

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/975/Eksportet-dhe-Importet-sipas-grupmallrave-1993-2013 

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1071/Eksplorimi-rezervat-dhe-eksportet-e-bakrit-2005—2013 

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1094/Bakri-shqiptar-700-milion-USD-humbje 

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48592&kat=103 

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/924/Eksporti-dhe-importi-i-naftes-ne-vend-2005—2013