Raporto në kohë reale – Trajnim me gazetarë lokalë

ZA’LART ICT për zgjedhje të drejta

Më 12 Mars, AIS organizoi trajnimin me titull Raporto në Kohë Reale. Trajnimi synonte rritjen e kapaciteteve të gazetarëve lokal në monitorim dhe raportim të problematikave në Proçese Zgjedhore. Pjesmarrës ishin përfaqsues të mediave tradiconale (televizione dhe gazeta) në disa qarqe si Korça; Shkodra; Fieri; Dibra; Vlora dhe Kukësi. Trajnimi është në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndsishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje. Në trajnim kontribuan moderator dhe trajnues të angazhuar në raportim dhe monitorim zgjedhor si:

Mimoza KOÇIU, ish këshilltare e marrëdhënieve me publikun pranë institucionit të Presidentit të Republikës (2007 – 2012) aktualisht analiste e çështjeve politike, trajnoi mbi Problematika të Proçesit të Votimit dhe Parregullsi të Administrimit Zgjedhor.

Matilda DURI, moderatore pranë ZA’LART referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të  open source ZA’LART Albania.

Klara DERVISHI kryeredaktore Ora News trajnoi mbi raportimin e rasteve  të Tensionimit dhe Mungesës së Etikës në fushata zgjedhore.

Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.

Në vijimësi, në kuadër të proçesit për zgjedhje të pushtetit lokal 2015, do të zhvillohen trajnime të tjera me grupe të vogla aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS me mbështetje financiare të OSFA dhe slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë.

 

1911882_389567051205142_6895157049402634390_n 11071414_393161140845733_4244178747245734942_nIMG-20150401-WA0000IMG-20150401-WA0001IMG-20150401-WA0004IMG-20150401-WA0008