TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Prill 2024Projeksione Zgjedhore. Rregullimet Ligjore në Fuqi pengojnë alternativat e reja politike, zhvlerësojnë 21% të votuesve aktiv duke cenuar parim përfaqësimi
21 % e votuesve aktiv mbështesin subjekte elektorale të cilat nuk sigurojnë asnjë deputet. 280 800 votues aktiv rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim. Shkak Sistemi Zgjedhor, Rregullimet Ligjore, Formula dhe Ndarja Territoriale në fuqi. Formula e aplikuar bën të palexueshme votat për partitë e vogla dhe alternativat e reja politike, duke favorizuar Partitë e Mëdha. DataAnalistët tanë (OpenDataAlbania nga AIS) kanë ndërtuar një Projeksion rezultati zgjedhor bazuar në vota për partitë në Zgjedhje e shkuara Lokale (2023). Nëse në Zgjedhje 2025 hyjnë të njëjtat parti dhe marrin të njëjtat vota si Maj 2023, me rregullimet ligjore në fuqi, prodhohet konfigurim mandatesh MP, ku partia më e madhe megjithëse shënoi vetëm 44% të votuesve pjesëmarrës, kap shumicë të cilësuar 84 deputet apo 60% të Mandateve. Lexo Projeksion. Organizata AIS sheh me shqetësim faktin që Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore dështoi në punën e tij, dhe thekson se Rregullime Ligjore ku garantohet parimi i Përfaqësimit dhe ndarja e drejtë e mandateve janë të domosdoshme.
Buxheti i Shtetit ndryshon me Ligje Speciale, AIS shpreh shqetësim Ekzekutivi merr kompetenca të Parlamentit
Proces i rregullt legjislativ dhe mbikëqyrje e buxhetit nga Parlamenti. Ky është qëndrimi i përsëritur i organizatës AIS, i parashtruar edhe gjatë procesit të konsultimit të Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Financave Publike, konsultim i organizuar së fundmi nga Ministria e Financave. Buxheti i Shtetit nuk duhet ndryshuan përmes Ligjeve Speciale që harton Këshilli i Ministrave, pa proces të rregullt legjislativ në Parlament. Prej kohësh Ligji për Buxhetin e Shtetit ndryshohet disa herë gjatë vitit përmes Akteve Normative me fuqi ligji. Kjo praktikë kur nuk bëhet në situata emergjente cënon parimin e Ndarjes së Pushteteve dhe po njësoj cënon Transparencën dhe Llogaridhënien mbi Financat Publike, sikurse shmang rolin e Parlamentit për Mbikëqyrje të Buxhetit Publik. AIS ka shprehur vazhdimisht shqetësim për një zhvillim të tillë dhe vë re që shumë kategori të rëndësishme të Buxhetit dhe Llogarive Kombëtare po ndryshojnë pa debat dhe shqyrtim Parlamentar. Një tjetër shqetësim i përcjelle është nevoja për më shumë raportim dhe monitorim të sektorit Koncesione Partneritete Publike Private, e sidomos për ato PPP që kanë mbështetje nga Buxheti i Shtetit.
Kush po bën Biznes në Shqipëri, OpenCorporatesAlbania hap regjistrin sipas origjinës së pronësisë kryeson kapitali Italian edhe për 2023
Për të tretin vit radhazi Data.Al publikon të dhëna mbi Origjinën e Kapitalit dhe Pronësisë. Kryeson Kapitali Italian edhe për 2023. Gjatë 2023 janë regjistruar total 4 125 Shoqëri Biznesi. Zotërues me origjinë të huaj janë 914 Kompani Biznesi të regjistruara 2023, me kapital në vlerë 12.4 miliard Lekë (121.6 milion euro). Po njësoj janë shënuar edhe 217 kompani biznesi me Kapital Mix vendas dhe të huaj. Italia është shteti me më shumë biznese dhe kapital të regjistruar për 2023 dhe ky është një pozicion që biznesi italian mban prej vitesh në Shqipëri. 386 Biznese Italiane kanë 39 % të kapitalit të regjistruar në këtë vit. Edhe shoqëria me kapitalin më të lartë të regjistruar për 2023 është një shoqëri Italiane. Pason në renditje Turqia, Kosova dhe Gjermania. Në regjistrim për 2023 nuk mungojnë as komani biznesi me origjinë kapitali nga vende të largëta si Siri, Bangladesh, Kuvajt dhe Jemen. Të ilustruara të dhënat për Biznese dhe Pronësi (ownership) shfaqen në databazën me të dhëna të hapura të krijuar nga AIS link OpenCorporatesAlbania.