TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Tetor-Nëntor 2024Korrupsioni në Tendera. Kryeministri propozon përdorimin e IA, opozita i sugjeron Platformën e AIS Open Procurement Albania, një high tech tool ku 40% e procedurave identifikohen me risk
Kryeministri ka propozuar një Reformë Antikorrupsion përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Prokurime Publike. Opozita Parlamentare përmes Jorida Tabaku deputete dhe Kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, i sugjeron Qeverisë të përdorë platformën Open Procurement Albania një instrument teknologjik krijuar nga organizata AIS, për identifikim të rasteve korruptive ne tendera. Deklaratat e deputetes Tabaku u bënë për Balkan Insight në një analizë mbi aplikimin e IA në prokurime. Platforma Open Data për Prokurimet Publike krijon një pasaportë sipas standardit Open Contracting për çdo tender, dhe dedekton automatikisht procedurat me risk. 40% e tenderëve janë të identifikuar me risk dhe markuar RedFlag. Platforma u krijua në 2016. SPAK (prokuroria speciale) në 12 muaj ka hetuar 8 kryebashkiak dhe dhjetra zyrtar për veprën penale Pabarazi në Tender. Të gjitha hetimet përkojnë me Procedura markuar më herët me RedFlag, dhe publikuar ne investigime të masmedias. Opozita ka denoncuar në Parlament tendera korruptive të identifikuara nga Platforma e organizatës AIS. Gjatë 2024, platforma për Prokurime Transparente ka hasur vështirësi në sigurimin e fondeve për funksionimin e saj si një instrument i teknologjisë së lartë për identifikim te rasteve korruptive.
Gjurmimi i Korrupsionit përmes Të dhënave të Hapura dhe Evidencave. Trajnim për aktivist dhe gazetar
85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data. Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian. Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike. Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania, dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.
Empowering Fact-Based Journalism – Një DataThon me Gazetarë Investigativ. Forco Kulturën e Monitorimit
Një DataThon me gazetar i mbajtur në datat 1 dhe 2 Nëntor në Berat mblodhi bashkë 25 gazetarët më të mirë investigativ nga televizione dhe gazeta si Top Channel; A2 CNN; Klan News; Syri Tv; News 24; ABC News; Panorama; Vizion Plus; MCN TV etj. Për dy ditë radhazi gazetarët nën mentorimin e stafit të AIS, punuan së bashku në krijimin e historive mediatike mbi korrupsionin dhe problematikat në Prokurimin Publik. Slogan i këtij eventi ishte Empowering Fact Based Journalism. Dhjetëra investigime dhe histori mediatike publikohen çdo muaj bazuar në të dhëna të hapura të publikuara me cilësi të lartë në databaza e organizatës AIS. Partnerët kryesor në punën për transparencë me të dhënat janë gazetarët. Raste të shumta të keqpërdorimit të fondeve dhe kontratave publike zbardhen nga përfaqësues të masmedias duke parandaluar raste korruptive ose duke forcuar kulturën e monitorimit qytetar dhe llogaridhënies. AIS mban çdo vit evente kreative si DataThon (DataMarathon) ku udhëheq aktorë të shoqërisë civile, gazetar dhe të rinj student, në përdorimin e të dhënave. Prej dhjetor 2011 AIS është promotor i eventeve për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare si DataThon, Hackathon apo Diplohack Tirana and Albania. Ky DataThon u mbështet nga National Emdowement for Democracy NED.