Java e Përdorimit të Internetit – Get Online Week Albania 2012
Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, në partneritet me Telecentre Europe organizon për herë të parë në Shqipëri fushatën: Get Online Week 2012 – Java e Përdorimit të Internetit 2012. Kjo fushatë organizohet prej tre vitesh në vende të Bashkimit Europian. Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin e internetit. Këtë vit Telecentre Europe ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të Komisionit Europian dhe disa organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar. Synimi është shtrirja sa më të gjerë të kësaj fushate në vende të ndryshme të Europës. Instituti Shqiptar i Shkencave do të përcjellë dhe konkretizojë në Shqipëri qëllimin e fushatës për dobishmëri dhe zgjerim të përdorimit të internetit nga qytetarët. Në fushatën 2012 në fokus qëndron aftësimi grave për të përdorur internet si dhe tek përdorimi i internetit në punësimin e të rinjve.
Gjatë kësaj fushate një javore në 30 vende evropiane, nëpërmjet 15 000 qendrave të internetit synohet të realizohet aftësimi në përdorim i rreth 200 000 personave. Në Shqipëri fushata Get Online Week 2012 synon nxitjen e mbi 500 qytetarëve në përdorim apo aftësim të mëtejshëm në internet.
Instituti Shqiptarë i Shkencave fton qytetarët, organizatat jofitimprurëse, institucionet e edukimit, median dhe këdo tjetër të interesuar të përfshihen dhe bashkëpunojnë në Javën Shqiptare të Përdorimit të Internetit 26 – 30 mars 2012.