Albanian Institute of Science
  • Kreu
  • Rreth Ais
    • AIS në 1 vit 2016
    • AIS në 1 vit 2015
    • Partneret
    • Regjistrimi dhe Statuti
    • Rregullore e Brendshme 2019
    • Rregullore e brendshme
    • Njoftime Internship dhe Punesimi
    • Për Dhurime
  • Projekte
    • Projekte në Kërkim Fondesh
    • Projekte në Vazhdim
    • Projekte të Kaluara
    • AIS Promo
  • Publikime
  • Aktivitete
  • Media
    • Njoftime per Shtyp
    • Mbulimi Mediatik
  • Datathon Albania
    • Datathon Albania
    • DiploHack Tirana 2018
  • Our Newsletter
    • Newsletter Tetor-Nëntor 2024
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Maj 2024
    • Newsletter Prill 2024
    • Newsletter Mars 2024
    • Newsletter Janar 2024
    • Newsletter Dhjetor 2023
    • Newsletter Nëntor 2022
    • Newsletter Tetor 2022
    • Newsletter Shtator 2022
    • Newsletter Mars 2022
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Janar 2022
    • Newsletter Nëntor 2021
    • Newsletter Shtator 2021
    • Newsletter Korrik Gusht 2021
    • Newsletter Maj 2021
    • Newsletter Shkurt 2021
    • Newsletter Janar 2021
    • Newsletter Nentor & Dhjetor 2020
    • Newsletter Tetor 2020
    • Newsletter Shtator 2020
    • Newsletter Qershor 2020
    • Newsletter Prill 2020
    • Newsletter Dhjetor 2019
    • Newsletter Korrik & Gusht 2019
    • Newsletter Qershor 2019
    • Newsletter Maj 2019
    • Newsletter Maj 2018
    • Newsletter Prill 2018
    • Newsletter Janar 2019
    • Newsletter Mars 2018.
    • Newsletter Shkurt 2018
    • Newslleter Prill 2017
    • Newsletter Mars 2017
    • Newsletter Shkurt 2017
    • Newsletter Janar 2017
    • Newsletter Nentor 2016
    • Newsletter Tetor 2016
    • Newsletter Tetor 2021
  • Galeri fotosh
  • Kontakt
  • Search
  • Menu

Contact Us   |   Subscribe to our Newsletter

TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT

AIS Newsletter Maj 2019
Dita e Europës në Tiranë prezantohet kursori.org platforma për aftësimin e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë
Vlerësimi i riskut Redflag : 18% e tenderëve Bashki në 2018 janë me risk për korrupsion, Lista
Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për tender të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Dita e Europës në Tiranë prezantohet kursori.org platforma për aftësimin e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë

Në kuadër të Ditës së Europës 9 Maji, në Tiranë u prezantua platforma kursori.org. Ky instrument në gjuhën shqipe është krijuar në kuadër të projektit të zbatuar nga ODK dhe AIS : Edukimi i Hapur TIK për punësim të të Rinjve. Projekti ofron kurse falas për teknologji informacioni pranë shkollës profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, Gjimnazeve “At Shtjefën Gjecovi” Laç, “At Shtjefën Kurti” Gorre, “Arif Halil Sula”Mamurras, Gjimnazit Milot dhe Universiteteve “Ukshin Hoti”Prizren e “Haxhi Zeka” Pejë. Aftësimi për punë në teknologji informacioni është një mundësi shumë e mirë për punësim në tregun Europian pa emigruar nga vendi. Projekti mbështetet nga delegacioni i EU si IPA ndërkufitar Shqipëri-Kosovë. Ambasadori Soreca u bë pjesë e promovimit të Kursorit dhe aktiviteteve me dobishmëri për aftësimin profesional e ekonomik të të rinjve.

Vlerësimi i riskut Redflag : 18% e tenderëve Bashki në 2018 janë me risk për korrupsion, Lista

Tendera pa garë negocime të drejtpërdrejta apo pa konkurencë me vetëm një operator ekonomik në garë, janë tendera me risk të lartë për parregullsi dhe keqpërdorim të kontratave dhe fondeve publike.  Përmes programit për Prokurime Transparente AIS ka konstatuar se 18% e totalit të tenderave të realizuar nga Bashkitë kanë të paktën një element risku ne tenderim. Ky vlerësim bëhet përmes algoritmit për RedFlag si instrument antikorrupsion. Bashkitë dhe institucionet e tyre njoftuan nga 1 janari deri 31 dhjetor 2018 një numër prej 5642 kontrata me vlerë në lekë prej 21.9 miliard. Po në të njëjtën periudhë sistemi markoi me RedFlag 997 kontrata të tenderuar çka përbën 18% të totalit. Databaza për Prokurime Transparente Bashki ofron mundësi për të monitoruar dhe vlerësuar çdo tender të Bashkive në mandatin e parë qeverisës 2015-2019.

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për tender të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është një institucion shtetëror i krijuar në vitin 2018 me qëllim përqendrim të blerjeve të mallrave dhe shërbimeve për Ministrinë dhe Institucionet e tyre të vartësisë. Qeveria Shqiptare krijoi këtë institucion me qëllim rritjen e eficensës dhe impaktin antikorrupsion në përdorimin e parave publike për shpenzime korrente. AIS ka krijuar një instrument monitorimi dhe vlerësimi mbi riskun për Favorizim dhe Klientelizëm në këto tendera. Nga Shkurt 2018 deri Maj 2019 Agjencia ka prokuruar në total 293 Kontrata nga të cilat 65 janë tender me mungesë gare apo konkurrence. AIS konstaton vonesa në publikimin e lidhjeve të kontratave dhe mos publikim të dokumenteve të monitorimit të ekzekutimit të kontratës në databazën për prokurime transparente. Monitorimi i kësaj Agjencie do të vijojë për 2 vitet e para të punës së saj.

Follow Us

Twitter
Facebook
Youtube
E-mail

academical.al |spending.data.al | open.data.al | zalart.al | ais.al | openprocurement.al 

Subscribe to our Newsletter

Albanian Institute of Science

Supported from

Quick Links

Projects
Publications
Events
Gallery
Contact

Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana

© Copyright - Albanian Institute of Science - Enfold Theme by Kriesi
Scroll to top